Klajda Gjosha: Të ecim më shpejt së bashku në 100 vitet e ardhshme për një Shqipëri më të zhvilluar evropiane

Klajda Gjosha: Të ecim më shpejt së bashku në 100 vitet e ardhshme për një Shqipëri më të zhvilluar evropiane

kgj-vlore Lëvizja e Gruas për Integrim organizoi dje një aktivitet shumë të veçantë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Në aktivitetin të titulluar “LGI, 100 vjet pavarësi kombëtar”, qindra gra e vajza të Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodhën në qytetin e Vlorës për të nderuar të gjithë ata që bëjnë të mundur krijimin e shtetit shqiptar por edhe për të promovuar vlerat historike dhe turistike të këtij qyteti. Ndalesat e grave dhe vajzave të LGI-së ndër të tjera ishin Manastiri i Zvërnecit dhe Muzeumi i Pavarësisë në Vlorë. Në një prononcim për mediet e pranishme në këtë aktivitet të rëndësishëm, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, u shpreh se “i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha nëna ve shqiptare, të gjitha grave dhe vajzave shqiptare, të ecin më shpejt dhe së bashku me Lëvizjen e Gruas për Integrim në 100 vitet e ardhshme për një Shqipëri më të zhvilluar evropiane”. “Ju faleminderit për këtë mundësi. Në fakt është një kënaqësi shumë e madhe që sot Lëvizja e Gruas për Integrim ndodhet në qytetin e Vlorës, aty ku me të vërtetë historia ka shënuar pikë shumë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar

Në radhë të parë shpreh kënaqësinë që është pikërisht Lëvizja e Gruas për Integrim që ka marrë këtë nismë për këtë aktivitet kaq të bukur në këtë qytet. Jo pa qëllim ne e nisim me Vlorën, jo vetëm për të thënë dhe për të rikujtuar ato vlera aq të bukura historike të kombit tonë por edhe për të promovuar gjithashtu edhe vlerat turistike të këtij qyteti të jashtëzakonshëm, i cili nuk ka vetëm një bregdet të mrekullueshëm por edhe histori kaq të bukur që na e treguar edhe sot në këtë muzeum të Pavarësisë. Një mesazh të bukur që ne morëm sot ishte dhe një thënie mjaft e ndierë në fakt e disa amerikanëve të cilët kanë dërguar një kartolinë në Shqipëri para vitit 1912 me një shprehje shumë të bukur ku thuhet “Punoni edhe vetë dhe unë do t’ju ndih por mos thoni duke ndenjur më ndihmoni Perëndi”.

Unë shpreh bindjen time që kjo shprehje është shumë e vlefshme edhe në ditët e sotme dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha nënave shqiptare, të gjitha grave dhe vajzave shqiptare, të ecin më shpejt dhe së bashku me Lëvizjen e Gruas për Integrim në 100 vitet e ardhshme për një Shqipëri më të zhvilluar evropiane”, tha ndër të tjera znj. Gjosha. Ndërkohë që nga ana e saj koordinatorja e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Vlorë, Denada Isaj, deklaroi se nën ritmin e kërkesës së sloganit të LSI-së “Të ecim më shpejt” është ndërmarrë ky aktivitet për të promovuar vlerat historike të qytetit të Vlorës, ku më 28 Nëntor të 19912 u ngrit flamuri, duke filluar vizitat në vendet e gjurmës së historisë së pavarësisë të cilat janë të thella për të përcjellë këtë madhështi të festës së pavarësisë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. “Të nderuara zonja, të nderuara mike, më lejoni në emër të të gjitha grave, përfaqësuese të LGI-së në Vlorë, t’ju uroj mirëseardhjen në qytetin Vlorës, në kuadër të këtij evenimenti të madhërishëm të titulluar “LGI, 100 vjet pavarësi kombëtare”. Aktivitet ky i realizuar me mbështetjen e LSI-së. Nën ritmin e kërkesës së sloganit tonë “Të ecim më shpejt” kemi ndërmarrë këtë aktivitet të gjitha së bashku për të promovuar vlerat historike të qytetit të Vlorës, ku më 28 Nëntor të 19912 u ngrit flamuri, duke filluar vizitat në vendet e gjurmës së historisë së pavarësisë të cilat janë të thella për të përcjellë këtë madhështi të festës së pavarësisë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Të shumta janë legjendat, gojëdhënat për trimërinë dhe qëndresën e gruas gjatë pushtimit dhe deri në këto ditë.

Prandaj le të bashkohemi të gjitha së bashku për të treguar se çfarë mund të realizojmë kur imagjinata përdoret për një qëllim dhe kur nevoja kthehet në një kurajo. Naum Veqilharzhi ka thënë: ”Le ta hedhim fjalën e mirë dhe me siguri natyra e shenjtë do ta ndihmojë atë në gjallërimin, mbjelljen, rritjen të kësaj peme të shëndoshë dhe të këtij fryti të mirë, të cilat do t’i korrë padyshim brezi i ardhshëm që do të bekojë atë mbjellës të mirë”. Ju falënderoj të gjithave, zonja dhe mikesha, dhe e mbyll këtë fjalë duke ju urua të gjithave: Gëzuar këtë festë të bekuar të Pavarësisë”, tha ndër të tjera koordinatorja e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Vlorë, Denada Isaj.