17 Dec Lideri i LSI-së takime në Sarandë dhe në Delvinë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së, Ralf Gjoni, si dhe nga kryetari e Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, ka zhvilluar takime të ndryshme me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në qytetin e Sarandës dhe të Delvinës. Fillimisht z. Meta është ndalur në Sarandë dhe më pas në Delvinë.


