Fjala e N.Kryetarit të LSI-së, Ylli Manjani në Konferencën e të Zgjedhurve Vendorë të LSI-së

Fjala e N.Kryetarit të LSI-së, Ylli Manjani në Konferencën e të Zgjedhurve Vendorë të LSI-së

yllimanjanitakimvendoret

Të nderuar të zgjedhur vendor të LSI-së

Kur Kryeministri Ilir Meta prezantoi në parlament reformën më të thellë qeverisëse të kohës në viti 2000, shumë kush ishte skeptic se kjo gjë do të ecte për mbarë. Natyrshëm historia qeverisëse e shqipërisë na sugjeronte gjithnjë pasjen e qeverive të forta dhe përgjegjëse për gjithshcka që nga shërbimet e ëprditshme e deri tek cmimi i produkteve në treg.

 

Sot pas 12 vitesh, skeptikë e mbështetës të asaj kohe besoj se ndajnë të gjithë mendimin se Ilir Meta kishte të drejtë sepse të gjithë kemi parë tashmë se shërbimet më të mira ofrohen kur bashkia dhe komuna funksionon. Dalngadale kemi mësuar se kur zgjedhim kryetarin e bashkie apo te komunes ekemi zgjedhur shërbyesin tonë, dhe jo politikanin. Kushdo që ka përdorur pushtetin që qytetarët ta japin për tu shërbyer, në funksion të politikës apo të karrierës në të, është ndëshkuar. Ky është fakt!

Menaxhimi i punëve publike vendore është sfidë e përditshme. Ju që I keni këto sfida jeni njerëzit më përfaqësues në fakt të një një partie, e cila nga ana e saj të garanton mbeshtje elektorale por jo më shumë. Natyrisht ne LSi ka ditur ti ndajë gjithmonë cështjet e politikës nga cështjet e shërbimeve ndaj qytetarit. Këtë vazhdojmë ta bëjmë ende me një njëjtin passion dhe qartësi kur ftojmë politikën të ndajë cështjet e politikës nga cështjete administrimit publik.

Ky I fundit, është sot para sfidash shumë më cilësore. Dhe këtë ua them edhe nga përvoja imë në misnitrinë e punëve publike. Nëse para disa vitesh sfida ishte ndërtimi I veprave publike, sot po përballemi me sfida të mirmbajtes së tyre në përputhje me destinacionin e tyre. Tani po fillojmë të kuptojmë se nuk paska qene e vështire ndërtimi se sa c’është mirmbajtja.

Prandaj ndoshta është koha që të mendojmë për një decentralizim edhe më të plotë të puneve publike me natyre vendore me celesa në dore. Kështu do ti hapej më shumë rruga e kredive vendore dhe një shpërndarje me të mirë të faturave të borxheve për punët publike në përputhje me destinacionin e tyre.

E thirrëm ëktë konferencë sot, në funksion të një detyrimi statutor për të afirmuar një strukturë të tillë me ju të zgjedhurit vendorë ng anjëra anë dhe nga ana tjetër për të krijuar një forum politike jo parallel me ato ekzistueset, kur të shprehet një mendim I pjekur politik në funksion të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve. Kështu bëjnë në fakt partitë serioze. Formësojnë mendime dhe I lobojnë ato në forumet vendimarrëse.

Sot kemi nderin që të kemi midis nesh kryetarin e partisë zotin Ilir Meta, I cili të gjithëve vec e vec ju ka dhënë mbështetjen e duhur në kohën e duhur. Tani është momenti që të gjithë së bashku të ecim përpara, sigurisht më shpejt si një trupë politike dhe qeverisëse. Besoj me vonë zoti Meta do të përshëndesë këtë konferencë.