News

ilirmeta18022013

U zhvillua sot në Pallatin e Sportit në qytetin e Elbasanit një takim madhështor i anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së nga i gjithë qarku. I pranishëm në këtë aktiv ishte edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga i Sekretari Politik i LSI-së në Qarkun Elbasan, Edmond Haxhinasto, si dhe nga personalitet më të larta të LSI-së. Në fjalën e tij Lideri i LSI-së falënderoi të gjithë drejtuesit e LSI-së në Elbasan për punën shumë të mirë të bërë dëri më tani. Sipas tij aktivi i LSI-së në Elbasan është një manifestim rritjeje, fuqizimi dhe besimi në suksesin e LSI-së më 23 qershor në Elbasan por edhe në të gjithë Shqipërinë.

ilirmeta108022013

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dëshiroj të shpreh përshëndetjet më të ngrohta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë.
Bashkë me të gjithë shqiptarët kudo që gjenden, sot festojmë një Kosovë të pavarur, një Kosovë të njohur prej 98 shtetesh, një Kosovë më të konsoliduar me institucioneve demokratike, me një shtet që forcohet nga viti në vit, një Kosovë që garanton të drejtat e të gjitha pakicave, një Kosovë konstruktive në rajon, dhe mbi të gjitha një Kosovë me një shoqëri të lirë, multi-etnike dhe evropiane.

ilirmeta-16022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vizitoi një fabrike të prodhimeve fasone në qytetin e Beratit. I shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, dhe deputeti i LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, z. Meta ka vizuar fabrikën e prodhimit intimeve për femra, “Berat Konfeksion”, fabrikë në të cilën janë të punësuara rreth 200 gra dhe vajza. Në një prononcim për mediat e pranishme Z. Meta deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka në qendër të vëmendjes çështjen e punësimit dhe në mënyrë të veçantë të mbështetjes së biznesit fason i cili është biznesi kryesor punëdhënës dhe punëofrues në vend në të cilin punojnë rreth 110 mijë gra dhe vajza sot në të gjithë Shqipërinë.

ilirmeta15022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, si dhe nga deputeti i LSI-së për Qarkun Berat, Nasip Naço, ka marrë pjesë sot në aktivin e LGI-së në qytetin e Beratit. Në këtë aktivitet mjaft entuziast, ku merrnin pjesë qindra gra dhe vajza anëtare dhe simpatizante të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë anëtarësuar rishtas në LSI edhe 150 anëtare të tjera, një pjesë të të cilave Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke vlerësuar punën e mirë të bërë nga strukturat e LGI në Berat deklaroi se rezultati i LSI-së më 23 qershor do të jetë i jashtëzakonshëm. “Asnjëherë kjo sallë nuk ka qenë kaq me jetë, kaq me ngrohtësi, kaq kuptimplotë saç është sot.

sanvalentino14022013

LRI ndez pishtarët e dashurisë në ditën e Shën Valentinit

Lëvizja Rinore për Integrim ka zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për t’i uruar të gjithë shqiptarët ditën e dashurisë, Shën Valentinin. Qindra të rinj janë mbledhur në lulishten para Galerisë së Arteve në qendër të kryeqytetit dhe në mënyrë simbolike kanë lëshuar në qiellin e Tiranës dhjetëra balona të kuqe në forme zemre. Të rinjve iu bashkuan në këtë aktivitet shumë interesant edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si dhe nga personalitetet më të larta të LSI-së.

30012013

Është kënaqësi që, në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të përshëndes nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes ndërqeveritare të bashkëpunimit mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë, në kuadër të projektit TAP. Ky është një moment historik për Shqipërinë, sepse tashmë vendi ynë ka mundësi të bëhet pjesë e hartës botërore të gazit, duke diversifikuar burimet e tij energjetike dhe duke qenë i gatshëm për investime të reja në gazifikimin e tregut shqiptar. Patjetër që ky revolucion energjetik do të thotë rëndësi dhe peshë shumë më e madhe gjeostrategjike, politike, ekonomike dhe rajonale.

ralfgjoni07022013Kokëfortësitë infantile po bllokojnë zhvillimin ekonomik të vendit.
Të kënaqur që propozimi i LSI për tatim-fitimin deri 30,000 lekë u pranua nga Qeveria.

Në një intervistë për ATSH, Sekretari Ndërkombëtar i LSI Ralf Gjoni shprehet mbi qëndrimin politik të LSI mbi konfliktin aktual, integrimin evropian, platformën për zgjedhjet dhe zhvillimet në rajon. Ralf Gjoni u shpreh se LSI është e qartë dhe e sinqertë në qëndrimin e saj larg konflikteve politike që kanë bllokuar zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij evropian. Gjoni shprehet se LSI do të vlerësohet për këtë pozitivitet nga vota e 23 qershorit dhe se kjo forcë politike do të ketë platformën dhe identitetin e saj të veçantë nga partitë e tjera. Ai shprehet se LSI është për bashkëpunim politik dhe jo konflikte të personalizuara që po i prishin imazhin vendit dhe po bllokojnë zhvillimin ekonomik të vendit. "LSI do të bashkëpunojë me të gjitha ato forca politike që duan t'i shërbejnë konstruktivitetit dhe procesit të integrimit evropian të vendit" - tha Ralf Gjoni.

ilirmeta11022013

Lideri i LSI-së takim në një biznes fason në qytetin e Durrësit.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vizitoi sot një fabrike të prodhimeve fasone në qytetin e Durrësit. I shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, z. Meta ka vizituar fabrikën e“Kristal 2001 SHPK”, e cila prodhon uniformave të punës kryesisht për eksport drejt tregut italian, fabrikë në të cilën janë të punësuara qindra gra dhe vajza. Në një prononcim për mediat e pranishme, Lideri i LSI-së është shprehur se Lëvizja Socialiste për Integrim ka realizuar premtimet e bërë në vitin 2009 lidhur me lehtësimet fiskale për biznesin fason.

logo

Ne vazhden e konsolidimit te strukturave ne nivel qarku, LSI ka konfirmuar kete fundjave ndarjen e detyrave dhe strukturat elektorale te rretheve Sarande e Delvine.

Sekretari Politik i Qarkut Vlore z. Kasem Cenaj dhe i deleguari i zones z. Ralf Gjoni zhvilluan takime te vecanta me Kryesite e LSI ne Sarande dhe ne rrethin Delvine.

klajdagjosha10022013

LSI vlereson ceshtjen e punesimit si nje nder prioritetet kryesore te shoqerise tone per zhvillimin dhe integrimin e individit dhe vendit.

Ne respekt te gjithe nismave te nderrmara nga Qeveria shqiptare per favorizimin  e politikave lehtesuse mbi hapjen e vendeve te reja te punes theksojme faktin se jemi ne nje moment te rendesishem si fillim viti ku ende mund te fokusojme ndarjen e buxhetit ne favor te punesimit.

Levizja Socialiste per Integrim ka qene dhe mbetet e fokusuar ne punesimin e te rinjve, te grave dhe vajzave dhe te gjithe shtresave ne nevoj. Ndaj arsimi professional, nxitja e sipermarrjes se biznesit nga grate nepermjet trajnimeve te shumta dhe politikave lehtesuese ka qene kryefjale e punes tone por njekohesisht ne kerkojme mbeshtetjen e te gjitha institucioneve perkatese per t’I drejtuar prioritetet e tyre drejt fenomenit te punesimit.

hacklink satın al Hacklink Panel Hacklink Satışı 2026 hacklink panel hacklink satın al hacklink al hacklink