Ilir Meta: Shoqëria dhe politika shqiptare kanë nevojë për më shumë dashuri

Ilir Meta: Shoqëria dhe politika shqiptare kanë nevojë për më shumë dashuri

sanvalentino14022013

LRI ndez pishtarët e dashurisë në ditën e Shën Valentinit

Lëvizja Rinore për Integrim ka zgjedhur një mënyrë tepër të veçantë për t’i uruar të gjithë shqiptarët ditën e dashurisë, Shën Valentinin. Qindra të rinj janë mbledhur në lulishten para Galerisë së Arteve në qendër të kryeqytetit dhe në mënyrë simbolike kanë lëshuar në qiellin e Tiranës dhjetëra balona të kuqe në forme zemre. Të rinjve iu bashkuan në këtë aktivitet shumë interesant edhe Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si dhe nga personalitetet më të larta të LSI-së.

Ilir Meta i uroi të rinjve këtë ditë shumë të bukur dhe bëri apel për më shumë dashuri në shoqërinë shqiptare dhe pjese jo edhe në politikën shqiptare. “Është një ditë shumë e veçantë sot për të pasur vërtet disa mesazhe shprese, së bashku me të rinjtë dhe të rejat e LRI-së në ditën e Shën Valentinit, për më shumë dashuri, për më shumë ngrohtësi, për më shumë mirësi në familjet tona midis të rinjve dhe të rejave, në shoqërinë tonë, pse jo jo dhe në politikën tonë.

Le të shpresojmë që kjo ditë e dashurisë t’i ndihmojë edhe politikanët, edhe të gjithë aktorët e tjerë, për të qenë më të dashur, më bashkëpunues sepse çdo gjë e mbarë kërkon patjetër pak dashuri, për më tepër që ne çliruam sot shumë dashuri!”, tha ndër të tjera z. Meta.

Pasi qielli i Tiranës u mbush me balonat e kuqe të Lëvizjes Rinore për Integrim të gjithë të pranishmit u zhvendosën në sallën e Teatrit Kombëtar të Komedisë për të ndjekur shfaqjen “Romeo dhe Zhuljeta”, në versionin komedi, por këtë herë jo më me autor Shekspirin por një shfaqje me skenar dhe me aktorë nga vetë të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim.