Ilir Meta: Rritja e eksporteve dhe punësimi, prioritet e LSI-së për një ekonomi në rritje dhe të qëndrueshm

Ilir Meta: Rritja e eksporteve dhe punësimi, prioritet e LSI-së për një ekonomi në rritje dhe të qëndrueshm

ilirmeta24022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vizitoi një kompani mjaft të suksesshme të të përpunimit të lëndëve të para për industrinë e sallamit. I shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, Z. Meta e ka cilësuar përpunimin e lëndëve të para për industrinë e sallamit si një aktivitet të ri në vendin tonë i cili sipas z. Meta tregon se me një shpirt sipërmarrjeje dhe iniciative kurajoze, aktivitete të tilla mund të vijnë në Shqipëri, mund të kenë sukses, si në tregun vendas ashtu edhe në tregun ndërkombëtar duke krijuar dhjetëra vende të reja pune, por njëkohësisht duke rritur potencialet eksportuese të Shqipërisë.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta tha se nxitja e eksporteve është një prioritet i LSI-së dhe sipas tij duhet të jetë prioritet kryesor në Shqipëri pasi garanton një ekonomi më të fortë dhe më të qëndrueshme. Z. Meta tha se një sukses i kompanive të tilla është sukses për mbarë vendin dhe për të gjithë shqiptarët pasi garanton ruajtjen e vendeve të punës dhe mundëson hapjen e fonteve të reja të punësimit. “Tashmë prioriteti për të nxitur eksportet duhet të jetë një prioritet kryesor për të garantuar një rritje ekonomike të qëndrueshme, për të rritur konkurrueshmërinë të ekonomisë sonë dhe të kompanive tona dhe si një burim punësimi për komunitetet.

Ndaj edhe interesimi im, dhe i kolegëve të tjerë është gjithmonë edhe në rritje për të mbështetur këtë industri përpunuese në vendin tonë për të krijuar lehtësira më të mëdha për eksporte nga vendi ynë drejt vendeve të tjera të Bashkimit Europian dhe në tregjet ndërkombëtare, në mënyrë që të kemi një klimë më të fuqishme të bizneseve shqiptare, të kompanive shqiptare në tregjet ndërkombëtare sepse suksesi i tyre është suksesi i ekonomisë së vendit tonë, është suksesi i mijëra e mijëra të punësuarve, të cilët jo vetëm ruajnë vendet e punës, por të cilët presin të bashkohen edhe shumë të tjerë në këto fronte të reja pune”, tha ndër të tjera nga Lezha, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.