17 Jun Ilir Meta: Ne do të fitojmë sepse dimë të kujdesemi për njerëzit .Meta : LSI është rruga e integrimit, është rruga e mbajtjes së premtimeve
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se qytetarët shqiptarë do të votojnë LSI-në më 23 qershor pasi është një forcë politike e cila ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në integrimin e vendit. “Qytetarët e Përmetit, Tepelenës, Gjirokastrës dhe të gjithë Shqipërisë do të votojnë për ne se ata çmojnë LSI-në si një forcë qytetare, si një forcë që është për bashkëpunim, për zhvillim dhe për integrimin e vendit. Edhe në kulmin e fushatës elektorale, edhe në kulmin e luftës politike ne arritëm, me mençuri, me urtësi dhe me këmbëngulje që të mblidhnim Parlamentin dhe të gjithë të votonin tre ligjet që do t’i japin Shqipërisë në dhjetor statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Kjo është shumë e rëndësishme për të zhbllokuar shumë projekte dhe shumë ndihma financiare që do të ndihmojnë ekonominë e vendit dhe që do të ndihmojnë për hapjen e shumë vendeve të reja të punës. Ne jemi partia e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, ne jemi partia e zhvillimit të vendit, ne jemi partia e paqes sociale, ne jemi partia e bashkëpunimit me çdo qytetar që kërkon të ecë më shpejt”, deklaroi Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Z. Meta tha se LSI, në mënyrën më të qartë, ka një vizion konkret për ristrukturimin e ekonomisë, për të garantuar një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë, e cila synon stimulimin e rritjes së prodhimit të vend, uljen e importeve, rritjen e eksporteve për të pasur një ekonomi të qëndrueshme, e cila konkurron, e cila garanton vende të reja pune të qëndrueshme dhe afatgjata.
“LSI si asnjë forcë tjetër politike ka një program të qartë për punësimin. Të gjitha politikat tona synojnë rritjen e punësimit, si ato arsimore për zhvillimin e arsimit të mesëm profesional dhe për formimin profesional, si politika e taksave njëkohësisht, sepse për ne çdo gjë duhet vënë në funksion të rritjes ekonomike dhe të rritjes së punësimit. Për ne duhet bërë çdo gjë për të vënë në lëvizje të gjitha resurset që ka vendi ynë duke u krijuar mundësinë të gjithëve që të punësohen sepse puna është dinjitet, mirëqenie, një e ardhme e sigurt dhe investimi më i mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Prandaj, duke mbështetur LSI, të gjithë mbështesim Shqipërinë të eci më shpejt në rrugën e rritjes ekonomike, në rrugën e mirëqenies së familjeve të Tiranës dhe të Shqipërisë, në rrugën e punësimit të të rinjve dhe të rejave, dhe natyrisht në rrugën e integrimit evropian të vendit”, vijoi ai.
Duke përfunduar Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se fitorja e LSI-së më 23 qershor do të jetë e padiskutueshme në të gjithë Shqipërinë. Sipas tij LSI është një parti që kujdeset për njerëzit. “Fitorja jonë është e padiskutueshme më 23 qershor.
Lëvizjen Socialiste për Integrim është rruga e integrimit, kjo është rruga e mbajtjes së premtimeve. LSI është një parti që kujdeset për njerëzit dhe do të kujdeset akoma edhe më shumë sepse vota e qytetarëve shqiptarë do të jetë detyrimi ynë. LSI kujdeset për të rinjtë dhe të reja sepse ata janë e ardhmja e Përmetit dhe e gjithë Shqipërisë.
Ndaj detyra jonë është që tu krijojmë hapësira dhe mundësi për një arsimim më të mirë, për formim profesional e sidomos duke hapur vende të reja pune. Ne do të fitojmë më 23 qershor sepse Përmeti, Tepelena, Gjirokastra dhe e gjithë Shqipëria meriton të shkëputet nga harresa dhe varfëria. Ne do të fitojmë më 23 qershor sepse të rinjtë dhe të rejat kërkojnë të ecin më shpejt, kërkojnë arsimim më të mirë, kërkojnë formim profesional dhe vende të reja pune”, tha ndër të tjera në komunikimin e tij më mijëra qytetarët e Këlcyrës, Përmetit, dhe te Tepelenës, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo
Në fjalën e tij në këto takime Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, është shprehur se “ë 17 vite në politikë si deputet unë kam mësuar nga kryetari ynë i partisë, z. Ilir Meta se çelësi i pushtetit në politikë nuk është pushteti që të jep karrigia e deputetit apo e ministrit, por janë marrëdhëniet njerëzore. Është shërbimi ndaj njerëzve për të zgjidhur problemet dhe hallet e tyre dhe unë në 17 vjet këtë gjë kam bërë me njerëzit, të majtë dhe të djathtë, pa dallime partiake. Ju premtoj se ne do të mbetemi të njëjtët pasi ne jemi pjesë e juaja. Ekipi fitues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke filluar nga unë, nga Shpëtim Spahiu, Reshat Zika, Zamira Rami dhe Ediola Braha do të jemi gjithmonë pranë jush”.