Haxhinasto: Eshte koha qe Shqiperia te ece me shpejt per te dale nga udhekryqi ku gjendet vendi

Haxhinasto: Eshte koha qe Shqiperia te ece me shpejt per te dale nga udhekryqi ku gjendet vendi

edmondhaxhinasto16062013

Kryesuesi i listes se kandidateve per deputet te Levizjes Socialiste per Integrim ne qarkun e Elbasanit zhvilloi disa takime në lagjen 5 Maj te ketij qyteti. Gjate këtyre takimeve, Z. Edmond Haxinasto parashtroi programin e LSI-së dhe ne te njejten kohe u njoh me disa nga problemet me kryesore me te cilat hasen banoret e kesaj zone. Gjate takimeve Haxhinasto u shpreh se hapja e vendeve te reja te punes, asistenca ndaj biznesit te vogel, permiresimi i infrastruktures do te jene priorite per ta.

Gjithashtu ai tha ” Zgjidhjet e LSI jane me programe konkrete, jo me premtime boshe. Te gjithe bashke e kemi ne dore të zhvillojmë këtë projekt të LSI-së dhe të fillojmë së bashku punën që në 24 qershor. Ndaj tha ai, per kete duhet te votojme LSI.

 

Gjate vizites Haxhinasto u ndal edhe ne tregun i rrobave të përdoruara, ku konstatojë mungesën e nje infrastrukture bashkekohore per funksionim normal te nje hapsire te madhe tregetare.

Ai bashkebisedoi me nje numer te madh tregetaresh ne kete hapsire ku tha se -“LSI eshte per nje shtet jo vetem rregullator, por edhe garantues. Prania e tij ne sigurine dhe mirqenien e shqiptareve eshte detyrim. Shteti eshte harmonizues i interesave te grupeve  apo shtresave te ndryshme sociale. Presioni qe vjen nga kriza ekonomike, kerkon nje shtet me te forte ne mbrojtjen e interesave te qytetareve dhe mjedisit tone te perbashket”. 

Eshte koha qe Shqiperia te ece me shpejt per te dale nga udhekryqi ku gjendet vendi. Shtet i pergjegjshem, ligj i barabarte per te gjithe, ekonomi solide dhe shanse te barabarta per pune sipas aftesive jane premtimet kryesore qe ofron LSI si force progesiste per shqipetaret. 

Haxhinasto perfundoi duke thene se LSI eshte per nje qeverisje efikase, aktive dhe sociale ku ne themel jane  punesimi, perkrahja sociale, arsimimi, formimi profesional cilesor dhe shendetesi efikase per te gjithe.