17 Jun Haxhinasto: Eshte koha qe Shqiperia te ece me shpejt per te dale nga udhekryqi ku gjendet vendi

Kryesuesi i listes se kandidateve per deputet te Levizjes Socialiste per Integrim ne qarkun e Elbasanit zhvilloi disa takime në lagjen 5 Maj te ketij qyteti. Gjate këtyre takimeve, Z. Edmond Haxinasto parashtroi programin e LSI-së dhe ne te njejten kohe u njoh me disa nga problemet me kryesore me te cilat hasen banoret e kesaj zone. Gjate takimeve Haxhinasto u shpreh se hapja e vendeve te reja te punes, asistenca ndaj biznesit te vogel, permiresimi i infrastruktures do te jene priorite per ta.
Gjithashtu ai tha " Zgjidhjet e LSI jane me programe konkrete, jo me premtime boshe. Te gjithe bashke e kemi ne dore të zhvillojmë këtë projekt të LSI-së dhe të fillojmë së bashku punën që në 24 qershor. Ndaj tha ai, per kete duhet te votojme LSI.






