Konferenca për shtyp e kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

Konferenca për shtyp e kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili

PetritVasili.11.03.2015

Dëgjuam pak më parë deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, të një njeriu të njohur botërisht si një i dënuar për korrupsion, i cili bën thirrje për protestë dhe për dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit.

Çdo parti është e lirë të bëjë protesta në Shqipëri. Edhe PD është e lirë të bëjë protesta, edhe 24 orë në ditë po të dojë për llogari të krimit të organizuar, madje edhe të mbajë flamurin e tij.

 

PD është e lirë të përdorë edhe të sëmurë psikikë, si ky i fundit që u prodhua së fundmi në panik, kartelën e të cilit ju tashmë e njihni të gjithë, si dhe të përdorë të sëmurë psikik për të mbështetur dhe për të frymëzuar krimin e organizuar.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta nuk do të japë kurrsesi dorëheqje për llogari të krimit të organizuar.

Ju konfirmoj edhe njëherë qartë dhe prerë se lufta e mazhorancës kundër krimit të organizuar do të jetë shumë e rreptë dhe pa asnjë kompromis.

Gjithashtu i bëj me dije opinionit publik se fakte të reja tronditëse do të bëhen publike gjatë 24 orëve në vazhdim.