Prononcimi për mediat i deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Monika Kryemadhi

Prononcimi për mediat i deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Monika Kryemadhi

MonikaKryemadhi.10.03.2015

Pas daljes nga Prokuroria për Krimet e Rënda, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, znj. Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë.

Znj. Kryemadhi u shpreh se ka dhënë në Prokurori të gjithë shpjegimet rreth ngjarjes, ndërsa shprehu gatishmërinë për t’u përballur në organet e drejtësisë me Tom Doshin dhe me të gjithë shokët e tij.

“Meqenëse malësori Tom dhe malësori Sali Berisha merren me gra dhe me fëmijë, isha në Prokurori për të dhënë gjithë shpjegimet e mia rreth ngjarjes dhe jam gati të ballafaqohem në Prokurori me Tomën dhe shokët e tij për çdo problem që ai ka.

Dhe dua t’ju siguroj dhe juve, që meqenëse përmenden gjithë familjarët, gjyshja ime ka vdekur, në qoftë se pretendon Toma që mund ta shpëtojë në rastin e tij…”, tha znj. Monika Kryemadhi.