Prononcim për mediat i Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama lidhur me deklaratat e z. Elmar Brok

Prononcim për mediat i Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama lidhur me deklaratat e z. Elmar Brok

LuanRama.19.03.2015

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama i bëri thirrje Kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, Elmar Brok që të mos përdoret për interesat e klaneve kriminale në Shqipëri.

I pyetur nga disa media për qëndrimin e LSI-sw pwr deklaratën e z. Brok, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha:”Brok të mos keqpërdoret për interesat e klaneve kriminale në Shqipëri.

Brok të mos bëjë prokurorin, por nëse do të dijë të vërtetën, le të vijë në Shqipëri”, theksoi z. Rama.

Z. Luan Rama tha se kryetari i PD-së harxhohet kot për deklarata të klonuara, ndërsa theksoi se Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, nuk mund të japë dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar.

“Basha kot harxhohet për deklarata të klonuara. Ilir Meta s’mund të japë dorëheqjen për llogari të krimit të organizuar”, tha më tej për mediat, z. Luan Rama, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.