Ministri i Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Zhvillimit Rural, z. Edmond Panariti, takohet me homologun e tij në Katar

Ministri i Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Zhvillimit Rural, z. Edmond Panariti, takohet me homologun e tij në Katar

EdmondPanariti.11.03.2015

Z. Panariti dhe homologu i Katarit biseduan për financimin e ngritjes së serave hidroponike për perime në tokat bujqësore të varfra

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Katar, Ministri i Bujqësisë, Administrimit të Ujërave dhe Zhvillimit Rural, z. Edmond Panariti, u takua me Ministrin e Mjedisit që mbulon edhe sektorin e bujqësisë e ushqimin të Katarit, z. Al Humanidi.

Gjatë bashkëbisedimit, Ministri Panariti i kërkoi homologut të tij mbështetje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e kanaleve kullues.

Z. Panariti dhe homologu i Katarit biseduan edhe për financimin e ngritjes së serave hidroponike për perime në tokat bujqësore të varfra.

Ministri Panariti dhe homologu i tij, Al Humanidi shprehën nevojën për intensifikimin marrëdhënieve midis dy vendeve, ndërsa u bisedua për rritjen e investimeve në sektorin e peshkimit.

 

Ministri Panariti ftoi homologun e Katarit për një vizitë në Shqipëri për finalizimin dhe nënshkrimin e një marrëveshje në këto fusha, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga Ministri i Katarit, Al Humanidi.