Sekretari Nderkombetar i LSI per Politiken e Jashtme Ralf Gjoni merr pjese ne Seminarin per Kulturen Politike ne Parlamentin Evropian

Sekretari Nderkombetar i LSI per Politiken e Jashtme Ralf Gjoni merr pjese ne Seminarin per Kulturen Politike ne Parlamentin Evropian

RalfGjoni.24.03.2015

Sekretari Nderkombetar i LSI per Politiken e Jashtme Ralf Gjoni mori pjese sot ne Seminarin Interparlamentar “Zhvillimi i Kultures Politike dhe Zgjerimi i Dialogut Politik per nje Demokraci te Qendrueshme”, organizuar ne Parlamentin Evropian nga Zyra e Para-Aderimit, Komisioni i Ceshtjeve Kushtetuese dhe Komisioni i Politikes se Jashtme me pjesemarrjen e delegacioneve parlamentare nga vendet e rajonit dhe Eurodeputeteve Elmar Brok, Eduart Kukan, Knut Fleckenstein, etj.

Gjate nderhyrjes se tij ne Konference midis te tjerave, Ralf Gjoni u shpreh:

Se pari falenderoj Parlamentin Evropian per diskutimin mbi nje teme teper te rendesishme qe ndodh ne nje moment kyc per vendet e Ballkanit Perendimor.

Jam dakort me ju se te gjitha vendet tona duhet te kultivojne nje kulture me pozitive te bashkepunimit politik dhe nje dialog me produktiv ne interes te prioriteteve te axhendes evropiane qe secili prej nesh ndjek.

Ne kete fryme Parlamenti i Shqiperise qe prej zgjedhjeve te fundit te vitit 2013 ka ndermarre masa te rendesishme per krijimin e nje klime me gjitheperfshirese bashkepunimi politik duke garantuar hapesire maksimale per pjesemarrjen e opozites ne te gjitha nivelet e perfaqesimit politik.

Kjo verehet ne drejtimin e disa komisioneve parlamentare si ai per integrimin evropian, ceshtjet sociale, arsimin dhe mediat.

Gjithashtu opozita drejton disa komisione hetimore si ata per serverin e tatimeve dhe administraten publike, si dhe komisionin posacem per zbatimin e rezolutes per dekriminalizimin.

Se fundmi gjithashtu parlamenti ka votuar per drejtimin nga opozita te Keshillit Kombetar te Integrimit per te mos lene pa permendur drejtimin e Aleances se Grave, shume Grupe Miqesie dhe perfaqesimin ne delegacionet e perhershme parlamentare ne platformat nderkombetare.

Problemi eshte kur me krijimin e te gjitha kushteve te nevojshme te pjesemarrjes parlamentare, opozita refuzon pjesemarrjen, sic ndodhi gjate komisionit te reformes administrative territoriale gjate vitit te kaluar, reforme kjo tejet e rendesishme oer Shqiperine dhe qytetaret tane apo edhe ne shume raste te tjera te jetes parlamentare.

Dua te theksoj se mesazhet qe vijne nga Brukseli ne kete drejtim jane kyce.

Pavaresisht se puna kryesore u takon teresisht aktoreve politike lokale ne terren si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita, eshte e rendesishme qe mbeshtetja mesazhet qe vijne nga Brukseli te jene konsistente dhe inkurajuese drejt pjesemarrjes politike konstruktive.

Ne kete fryme jemi mirenjohes per perpjekjet e vazhdueshme te dy grupeve kryesore ne Parlamentin Evropian, ate te Socialisteve dhe Demokrateve dhe Partive Popullore dhe vecanerisht eurodeputeteve Fleckenstein dhe Kukan te cilet kontribuan ne arritjen e marreveshjes se dhjetorit qe riktheu opoziten ne parlament, duke forcuar keshtu mesazhin e qarte se bojkoti nuk eshte nje praktike parlamentare e pranueshme per nje demokraci.

Ajo qe duhet sot, pavaresisht perceptimeve negative qe krijohen here pas here ne media, eshte nje pergjegjesi me e madhe nga i gjithe spektrumi politik per te qene te fokusuar ne permbushjen e prioriteteve qe cojne ne avancimin e axhendes sone evropiane.

Bashkepunimi dhe dialogu politik jane thelbesore ne kete kuader.

Levizja Socialiste per Integrim, si nje parti qe ka ditur te bashkepunoje me te dyja partite e tjera politike ne Shqiperi e konsideron vullnetin e sinqerte per bashkepunim politik si nje gur themeli i forcimit te parametrave te demokracise ne vendin tone dhe si te domosdoshem per permbushjen e prioriteteve kyce te integrimit evropian qe lidhen ngushte me sundimin e ligjit, funksionimin e drejtesise dhe luften kunder korrupsioni dhe krimit te organizuar.

Vetem keshtu mund te pershpejtojme ritmin e afrimit me familjen e madhe evropiane ku ne synojme te aderojme dhe per te cilin mazhoranca aktuale mirepret angazhimin e plote te opozites.