Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së flet para qindra mbështetësve të mbledhur para selisë qendrore të kësaj force politike

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së flet para qindra mbështetësve të mbledhur para selisë qendrore të kësaj force politike

LuanRama.12.03.2015

Luan Rama: Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur që të ecë përpara pa u trembur nga askush, por duke i treguar vendin cilitdo që bënë pakt me krimin apo që është peng i krimit

Rama: Shqipëria e vitit 2015 nuk mund të qëndrojë më peng as i bandave dhe as i banditëve, as i falsifikatorëve dhe as i manipulatorëve

Rama: Përpara për fitoren e radhës, sepse nuk është faji ynë që këta tremben nga rritja e LSI-së, nuk është faji ynë që të tjerët tremben nga solidariteti i LSI-së.

Qindra e mijëra mbështetës dhe simpatizantë u mblodhën që në orët e para të ditës së sotme para selisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim në shenjë solidarizimi me liderin e LSI-së, z. Ilir Meta.

Nën ovacionet dhe brohorimat në mbështetje të Lëvizjes Socialiste për Integrim, qytetarë të Tiranës , por dhe qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë qëndruan për disa orë duke treguar solidaritetin njerëzor dhe solidaritetin qytetar si shenjë e emancipimit dhe e vendosmërisë për të ecur përpara për ndërtimin e Shqipërisë evropiane.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Luan Rama falënderoi të gjithë qytetarët dhe mbështetësit për solidaritetin e treguar.

“Më lejoni që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim t’ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin njerëzor dhe për solidaritetin qytetar si shenjë e emancipimit dhe e vendosmërisë sonë të madhe për të ecur përpara për ndërtimin e Shqipërisë evropiane.

Lëvizja Socialiste për Integrim, është e vendosur të ecë përpara për të bërë Shqipërinë evropiane.

Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur që të ecë përpara pa u trembur nga askush, por duke i treguar vendin cilitdo që bënë pakt me krimin apo që është peng i krimit.

Shqipëria e vitit 20015 nuk mund të qëndrojë më peng as i bandave dhe as i banditëve, as i falsifikatorëve dhe as i manipulatorëve”, tha z. Luan Rama, duke theksuar se ky solidaritet shembullor, kjo ndjenjë uniteti dhe përkrahje mbarë qytetare e demonstruar, do të bëjë që LSI të ecë më me vendosmërinë dhe më me forcë përpara.

“Ne kemi një sfidë. Sfida jonë është Shqipëria evropiane, por Shqipëria evropiane që të bëhet e tillë ka nevojë për qytetarë evropianë, që distancohen nga krimi, që luftojnë krimin dhe që i tregojnë vendin përballë cilitdo, i tregojnë vendin në përputhje me ligjin dhe me standardet e një shteti ligjor, modern dhe evropian.

LSI dhe Shqipëria janë një. Shqipëria dhe Evropa janë një, prandaj forcën, vendosmërinë dhe solidaritetin tonë ta demonstrojmë në çdo ditë duke punuar për Shqipërinë. Forcën, vendosmërinë dhe solidaritetin tonë ta demonstrojmë në zgjedhjet e afërta për t’ju dhënë përgjigje të gjithë atyre që janë kundër integrimit evropian të vendit”, tha z. Rama.

Ndërkaq, z. Luan Rama u shpreh se nuk është faji i LSI-së që të tjerët tremben nga rritja e kësaj force politike dhe nga solidariteti i saj.

“Përpara për fitoren e radhës, sepse nuk është faji ynë që këta tremben nga rritja e LSI-së. Nuk është faji ynë që të tjerët tremben nga solidariteti i LSI-së, nuk është faji ynë që të tjerët kanë frikë nga vendosmëria e LSI-së për të zbatuar ligjin dhe për të vendosur në Shqipëri standardet evropiane.

Rroftë Lëvizja Socialiste për Integrim! Rroftë Shqipëria evropiane, rrofshin qytetarët e këtij vendi që janë ndarë njëherë e mirë me të keqen dhe do të ecin vetëm përpara! Edhe njëherë faleminderit të gjithëve për këtë solidaritetit shembullor dhe njerëzor.

Ju ftoj të vazhdojmë ta rrisim këtë solidaritet gjithkund ku ne jemi, ku punojmë, ku jetojmë për të mirën e Shqipërisë evropiane”, tha z. Luan Rama, i cili ftoi më pas mbështetësit dhe qytetarët që të shpërndahen në mënyrë qytetare dhe shembullore.

Fjala e plotë përshëndetëse e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, z. Luan Rama:

Motra dhe vëllezër.
Qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Më lejoni që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim t’ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin njerëzor dhe për solidaritetin qytetar si shenjë e emancipimit dhe e vendosmërisë sonë të madhe për të ecur përpara për ndërtimin e Shqipërisë evropiane.

Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur të ecë përpara për të bërë Shqipërinë evropiane. Lëvizja Socialiste për Integrim është e vendosur që të ecë përpara pa u trembur nga askush, por duke i treguar vendin cilitdo që bën pakt me krimin apo që është peng i krimit.

Shqipëria e vitit 2015 nuk mund të qëndrojë më peng as i bandave dhe as i banditëve, as i falsifikatorëve dhe as i manipulatorëve.

Prandaj ky solidaritet, solidariteti ynë shembullor, kjo ndjenjë uniteti dhe përkrahje mbarë qytetare që ju demonstroni sot, të na bëjë të ecim më me vendosmëri dhe më me forcë përpara.

Ne kemi një sfidë. Sfida jonë është Shqipëria evropiane, por Shqipëria evropiane që të bëhet e tillë ka nevojë për qytetarë europianë që distancohen nga krimi, që luftojnë krimin dhe që i tregojnë vendin përballë cilitdo, vendin në përputhje me ligjin dhe me standardet e një shteti ligjor, modern dhe evropian.

Motra dhe vëllezër,
LSI dhe Shqipëria janë një. Shqipëria dhe Evropa janë një, prandaj forcën, vendosmërinë dhe solidaritetin tonë ta demonstrojmë në çdo ditë duke punuar për Shqipërinë. Forcën, vendosmërinë dhe solidaritetin tonë ta demonstrojmë në zgjedhjet e afërta për t’ju dhënë përgjigje të gjithë atyre që janë kundër integrimit evropian të vendit.
Edhe njëherë ju falënderoj të gjithëve nga zemra.

Përpara për fitoren e radhës, sepse nuk është faji ynë që këta tremben nga rritja e LSI-së, nuk është faji ynë që të tjerët tremben nga solidariteti i LSI-së, nuk është faji ynë që të tjerët kanë frikë nga vendosmëria e LSI-së për të zbatuar ligjin dhe për të vendosur në Shqipëri standardet evropiane. Rroftë Lëvizja Socialiste për Integrim!
Rroftë Shqipëria evropiane, rrofshin qytetarët e këtij vendi që janë ndarë njëherë e mirë me të keqen dhe do të ecin vetëm përpara!

Edhe njëherë faleminderit të gjithëve për këtë solidaritetit shembullor dhe njerëzor. Ju ftoj të vazhdojmë ta rrisim këtë solidaritet gjithkund ku ne jemi, ku punojmë , ku jetojmë për të mirën e Shqipërisë evropiane. Edhe njëherë faleminderit dhe ju ftoj që të shpërndaheni në mënyrë qytetare dhe shembullore. Faleminderit!