Kryetari grupit parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili reagon pas akuzave të deputetit Tom Doshi

Kryetari grupit parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili reagon pas akuzave të deputetit Tom Doshi

PetritVasili.03.03.2015

Kryetari grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra nga deputeti Tom Doshi.

Në një prononcim për mediat, z. Vasili kërkoi që komploti i pularisë duhet të hetohet nga organet e drejtësisë, teksa i kërkoi deputetit të PD-së, Sali Berisha të mos nxitohet me deklaratat e tij.

Gjithashtu, z. Vasili i bëri apel z. Berisha që të mos ngrohë vezët e krimit.

“Kërkoj që komploti i pularisë së Koplikut të hetohet nga të gjitha organet e drejtësisë.

I bëj gjithashtu thirrje z. Sali Berisha që të mos nxitohet me deklaratat e tij dhe i them që të mos ngrohë vezët e krimit”, deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili