06 May Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta merr pjesë në aktivitetin “Dita e Europës” në qytetin e Beratit ku u organizua dhe një simultane shahu
Ilir Meta: Kemi pasur një traditë të shkëlqyer dhe ne do të mbështesim gjithnjë e më shumë popullarizimin e lojës së shahut, sidomos sa i takon të rinjve
Meta: Ne do ta mbështesim këtë traditë të shkëlqyer që ka patur Berati, sa i takon sporteve dhe ka ardhur koha për një ripërtëritje të kësaj tradite
Meta: Rinia e Beratit dhe të gjithë gjeneratat meritojnë që Berati të përfaqësohet akoma më mirë dhe më cilësisht në shumë sporte që i ka patur traditë prej kohësh
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në aktivitetin "Dita e Europës" në qytetin e Beratit ku ishte organizuar një simultane shahu ku merrnin pjesë maturantë nga të gjitha gjimnazet e Bashkisë së Beratit.