Prezantohet kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetare të Bashkisë Sarandë, z. Florjana Koka

Prezantohet kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetare të Bashkisë Sarandë, z. Florjana Koka

Saranda.09.05.2015

Ilir Meta: Shpreh besimin tim më të plotë tek projekti i Florjana Kokës, por edhe tek aftësia e saj për të bashkëpunuar me të gjithë komunitetin e mrekullueshëm të Sarandës

Meta: Jemi krenarë që “Aleanca për Shqipërinë Europiane ka dhënë shembullin më të mirë për të besuar gra e vajza të reja në krye të detyrave të rëndësishme

Meta: Mos e çoni votën dëm, vota duhet të shkojë në drejtimin e duhur, që është “Aleanca për Shqipërinë Europiane”

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integirm Ilir Meta mori pjesë në prezantimin kandidates të “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, znj. Florjana Koka në Bashkinë e Sarandës.

Të pranishëm në këtë prezantim ishin edhe Kryetari i PS-së, z. Edi Rama, deputeti Koço Kokëdhima si dhe drejtues të strukturave lokale të LSI-së dhe të PS-së.


Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta shprehu mbështetjen për kryetaren e ardhshëm të Bashkisë së re të Sarandës, znj. Florjana Koka.

“Shpreh kënaqësinë e veçantë që ndodhem këtu për të përkrahur fuqimisht kandidaturën e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” të Florjana Kokës, një kryebashkiake e re e bashkisë së re të Sarandës dhe për të shprehur besimin tim më të plotë tek projekti i saj, por njëkohësisht edhe tek aftësia e saj për të bashkëpunuar me të gjithë komunitetin e mrekullueshëm të Sarandës dhe njëkohësisht për të vazhduar të gjitha projektet e Bashkisë së Sarandës dhe të qeverisë së “Aleancës për Shqipërinë Europiane” të nisura në këto 18 muaj. Jam i bindur tek aftësitë e grave dhe të vajzave të Shqipërisë, patjetër edhe të Sarandës.

Jemi krenarë që ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ ka dhënë shembullin më të mirë për të besuar gra dhe vajza të reja në krye të detyrave të rëndësishme.

Ashtu sikurse ka qenë vullneti ynë për të realizuar përmes ligjit garanci të plotë për barazinë gjinore në këshillat bashkiake që është një hap historik”, tha z. Meta, duke shprehur besimin se këto veprime dhe iniciativa që janë ndërmarrë, patjetër që do të rezultojnë mjaft të suksesshme.

Kreu i LSI-së tha se 21 qershori është një datë mjaft e rëndësishme sepse është realizuar një reformë historike, reforma administrative-territoriale.

“Më në fund do të kemi bashki të cilat do të kenë shumë më tepër resurse, kapacitete , instrumente se sa deri më tani për të bërë ato politika zhvillimi që i kanë munguar deri më tani komunitetit. Dhe natyrisht që këtu do të përfitojë jashtëzakonisht shumë edhe vetë Saranda. Të gjitha këto hapësira do të jenë në shërbim të një zhvillimi të integruar të gjithë zonës dhe të krijimit të një modeli turistik, i cili të demonstrojë lidership, jo vetëm për Shqipërinë, por pse jo dhe për rajonin tonë.

Kjo në radhë të parë, duke u bazuar tek populli i mrekullueshëm i Sarandës dhe tek traditat tuaja të shkëlqyera të bashkëjetesës, të tolerancës, të mirëkuptimit të cilat gjithashtu janë mjaft atraktive edhe për turizmin, përveç gjithë aseteve të tjera që ju keni”, – tha z. Meta.

Lideri i LSI-së ftoi të gjithë qytetarët e Sarandës që të votojnë për kandidaten e përbashkët të së majtës.
“Mos e çoni votën dëm, vota duhet të shkojë në drejtimin e duhur.

Drejtimi i duhur dhe i vetëm për Sarandën është ‘Aleanca për Shqipërinë Europiane’ dhe kjo aleancë ka një emër konkret që është emri i Florjana Kokës. Suksese Florjanës dhe suksese të gjithë komunitetit tuaj të mrekullueshëm”, – tha më tej z. Meta.

Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh Kryeministër, z. Edi Rama tha se në qytetin e Sarandës do të investohet për t’i dhënë zhvillimin e munguar.

“Saranda është reklamuar si perla e jugut të Shqipërisë, por është e katandisur copë-copë, pa investime, pa rrugë, pa shërbime. në këta 18 muaj u pa qartë se çfarë mund të bëhet nëse qeveria në Tiranë e vlerëson zhvillimin urban të qendrave tona urbane si pikënisjen e zhvillimit ekonomik dhe atij social.

Kjo bëhet nëse kthehet vëmendja tek qendrat urbane dhe potencialet që shumica e qyteteve të Shqipërisë kanë, dhe që kanë mbetur për vite e dekada të tëra të pashfrytëzuara.

Në Sarandë ne kemi filluar një rrugë në drejtimin e duhur, duke i trajtuar me seriozitet plagët e hapura na kaq vite rrënim për Sarandë.

Në gjithë vijën e bregdetit Jon ne jemi investuar fuqishëm me projekte dhe investime, të cilat do të shkojnë duke u rritur në vitet në vijim. për herë të parë Dhërmiu do të ketë ujë 24 orë, dhe do t’i jepet fund barbarisë së turpshme të shkarkimit të ujërave të zeza në det”, – theksoi z. Rama.

Kandidatja e përbashkët e koalicionit të majtë, Florjana Koka tha se të gjithë qytetarët e Sarandës do të gjejnë tek ajo kryebashkiaken e përgjegjshme, të përkushtuar dhe të vëmendshme për të gjitha hallet e tyre.

“Dua të falënderoj të gjithë socialistët, por edhe anëtarët e partive të koalicionit të majtë për të gjithë mbështetjen e ngrohtë dhe të çmuar që më kanë dhënë në këtë sfidë me kaq përgjegjshmëri të mëdha.

Unë do të jem kryetare e bashkisë për katër vitet e ardhshme.

Dhe ju pohoj se do të bashkëveproj dhe do të bashkëpunoj ngushtësisht me të gjithë të majtët.

Por unë do të jem kryetare për të gjithë qytetarët e bashkisë së Sarandës, pavarësisht bindjeve të tyre, besimit, nga cila krahinë janë dhe nga cili komunitet vijnë.

Tek unë ata do të gjejnë kryebashkiaken e përgjegjshme, të përkushtuar dhe të vëmendshme për të gjitha hallet e tyre. Dhe kërkoj prej tyre me gjithë forcën e qenies sime që të marr respektin dhe ta gëzoj respektin e tyre, simpatinë edhe mbështetjen që nga sarandiotët e vjetër e deri tek banorët më të rinj të këtij territori. Bashkia jonë do t’i japë zhvillim të gjitha vlerave më të mira që ne kemi , siç është tolerance etnike dhe toleranca fetare, të cilat këtu në Sarandë janë mundësuar në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme”, – tha znj. Koka.