Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në takimet me strukturat e LSI-PS në komunat Roshnik dhe Velabisht të Beratit, ku u prezantua edhe Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Beratit, z. Petrit Sinaj

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në takimet me strukturat e LSI-PS në komunat Roshnik dhe Velabisht të Beratit, ku u prezantua edhe Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Beratit, z. Petrit Sinaj

SilvaCaka.06.05.2015

Ilir Meta: Mbështetja e qeverisë do të jetë një mbështetje e padiskutueshme që ne Bashkinë e Beratit ta kemi një bashki model
Meta: Ju e shikoni që në një kohë shumë të shkurtër po ndodhin ndryshime shumë të mëdha
Meta: Rruga drejt Beratit dhe shumë angazhime të tjera do ta kthejnë gjithë këtë zonë në një zonë mjaft atraktive për turistët e huaj dhe për turistët vendas

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët me strukturat e LSI-PS në komunën Roshnik të Beratit, ku u prezantua edhe Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europian” për Bashkinë e Beratit, z. Petrit Sinaj.

Të pranishëm në këtë takim ishin deputetët e LSI-së, znj. Silva Caka, z. Gledion Rehovica, deputetët e PS-së, z. Eduard Bejko, znj. Anila Agalliu si edhe kryetari i Bashkisë së Beratit, z. Fadil Nasufi.
Në fjalën e tij gjatë këtij takimi, z. Meta tha se vë re një progres të madh në këtë zonë në krahasim me vizitën e tij të fundit në Roshnik para disa vitesh. “Nuk ka mbetur pëllëmbë tokë pa u mbjellë, ashtu sikurse progresi i jashtëzakonshëm është edhe rruga që vjen deri këtu dhe që ka nevojë të mirëmbahet që të mos degradojë si shumë rrugë të tjera që ndodh shpesh në vendin tonë. Besoj shumë tek vlerat e komunitetit tuaj sepse është një komunitet mjaft punëtor”, – tha Lideri i LSI-së, duke u ndalur më pas në rëndësinë që ka reforma administrative-territoriale dhe ndikimet që do të ketë në jetën e komunitetit.
“Qëllimi nuk ka qenë që t’u heqim këtyre zonave statusin e komunave, absolutisht. Qëllimi është që t’u japim këtyre zonave statusin e bashkisë. Ato shërbime që ju keni patur deri më tani, nuk duhet të keni asnjë shqetësim që do të reduktohen apo që do të cenohen. Përkundrazi, i vetmi ndryshim është që nuk do të zgjidhet kryetari i komunës që është zgjedhur, por do të caktohet. Dhe ai që ka qenë kryetar komune do të jetë administrator dhe do të jetë përgjegjës për të gjithë ato shërbime që i janë ofruar komunitetit deri më tani dhe që do t’i shtohen në të ardhmen. Por ndërkohë, bashkia merr më shumë përgjegjësi dhe ka mundësi të bëjë politika më të rëndësishme, strategjike për zhvillimin e të gjithë kësaj zone sepse është një zonë mjaft organike, ku Roshniku është i ndërlidhur edhe me Beratin, edhe me gjithë komunat e tjera”, – shtoi z. Meta.
Ndërkaq, Kryetari i LSI-së theksoi se ka nevojë edhe për një zhvillim më të integruar sesa deri më tani dhe se në këtë mënyrë do të zgjidhen edhe shumë probleme të tjera, që nga mirëmbajtja e rrugëve e me radha duke renditur disa aspekte të rëndësishme. Më tej duke folur për kandidatin e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Beratit, z. Petrit Sinaj, para banorëve të Roshnikut, z. Meta vlerësoi eksperiencën e tij të vyer me pushtetin vendor dhe aftësitë për të afruar donatorë.
“Mendoj se është një gjë shumë pozitive aq më tepër kur bëhet fjala për një qytet si Berati, ka një përvojë shumë të mirë me donatorët, gjë që është e rëndësishme që përveç mbështetjes që jep qeveria dhe resurseve që ka zona, për të siguruar sa më shumë partneritete edhe me donatorët për shumë projekte të ndryshme sociale apo ekonomike. Puna do të integrohet më mirë me gjithë objektivat e zhvillimit të kësaj zone dhe mbështetja e qeverisë do të jetë një mbështetje e padiskutueshme që ne Bashkinë e Beratit ta kemi një bashki model. Ju e shikoni që në një kohë shumë të shkurtër po ndodhin ndryshime shumë të mëdha. Mjafton të shohim qendrën e Beratit si po transformohet, rrugën për në Berat që po të vazhdonte me ato ritmet e Saliut, donte nja 100 vjet që të mbaronte. Një nga rrugët që përfundon këtë vit është pikërisht rruga drejt Beratit dhe shumë angazhime të tjera të cilat do ta kthejnë gjithë këtë zonë në një zonë mjaft atraktive për turistët e huaj, për turistët vendas dhe natyrisht jam i bindur që do të ketë impakt edhe për Roshnikun ku këtu mundësitë e zhvillimit të agro-turizmit, apo qoftë edhe turizmit malor është mjaft e mundshme edhe me shumë interes”, – deklaroi z. Meta.
Gjithashtu, në lidhje me zgjedhjet Kryetari i LSI-së u shpreh se koalicion i përbashkët e ka treguar forcën në 23 qershor. “Do ta tregojmë forcën tonë akoma më shumë tani në 21 qershor, jo vetëm në Berat sepse nuk diskutohet, por edhe në Shkodër, edhe në Kukës, në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë keq më vjen, por nuk ka garë fare. Por ne garën e kemi me veten tonë, nuk e kemi me Partinë Demokratike. E kemi me problemet që kanë qytetarët tanë, me shërbimet më të mira që ata duan dhe që kërkojnë nga ne. Unë jam i bindur se ne jemi në drejtimin duhur, jemi në rrugën e duhur dhe absolutisht që do të bëjmë gjithçka që Bashkia e re e Beratit, përfshirë edhe Roshnikun të jetë një bashki me të cilën të krenohemi të gjithë, të jetë një bashki ku të realizojmë shërbimet më të mira ndaj komunitetit”, – tha z. Meta, premtuar edhe mbështetje më të madhe nga ana e Ministri së Bujqësisë për të mbështetur projekte në këtë fushë.
Ndërsa, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Beratit, z. Petrit Sinaj fillimisht vlerësoi bukuritë natyrore që ka zona e Roshnikut, por që ka nevojë për infrastrukturën e duhur për të thithur më shumë turistë.
“Është kënaqësi të vish në Komunën e Roshnikut, në këtë vend kaq të bukur rrëzë Malit të Tomorit, ku është edhe një nga parqet më të bukura kombëtare. E kemi këtë fat, por nuk kemi infrastrukturën e duhur për të shkuar deri aty. Kështu që së bashku me shqetësimin e kryetarit të sotëm dhe administratorit të komunës nesër, kemi koordinuar dhe kemi folur, kemi bërë edhe një projekt-ide së bashku me PNUD-in dhe e kemi diskutuar së bashku me shumë banorë të Komunës së Roshnikut, që si ta bëjmë të aksesueshëm të gjithë Parkun Kombëtar të Tomorit. Dhe projekt-idetë janë gati dje do të kërkojmë mbështetjen e qeverisë, që padyshim do ta kemi, për ta bërë të aksesueshëm këtë park kaq të mrekullueshëm të Tomorit, jo vetëm për banorët e zonës sonë, por edhe për turitët që vijnë nga Tirana po nga jashtë Shqipërisë”, – tha z. Sinaj teksa u ndal edhe në problemet e zonës me ujin, që sipas tij do të marrin zgjidhje të shpejtë, duke vlerësuar edhe rikonstruksionin e rrugës që është një premtim i mbajtur.
“Ne vijmë në Komunën e Roshnikut me një premtim të mbajtur, siç ishte rruga, një problem që kishte 30 e më shumë vjet që nuk ishte zgjidhur. Ujësjellësi do të fillojë së shpejti dhe faza e dytë e ujësjellësit do të nisë menjëherë, pra gjithashtu është një premtim i mbajtur. Asnjëherë nuk do t’iu mungojë vëmendja e Bashkisë së Beratit nesër për Komunën e Roshnikut, për banorët e këtyre fshatrave, sepse janë njerëz të mrekullueshëm e duarartë që punojnë, kanë nevojë vetëm për sistemin e vaditjes në tokat e tyre, kanë nevojë vetëm për sistemin e kullimit dhe kanë nevojë që produkti që ata do të nxjerrin në treg ta ketë shitjen e garantuar. Kjo do të jetë gjithashtu një shtyllë kryesore e programit tonë për 4 vitet e ardhshme për Bashkinë e Beratit, ku do të bëjë pjesë edhe komuna e Roshnikut”, – deklaroi kandidati për Bashkinë e Beratit. Z. Sinaj premtoi shërbime cilësore banorëve të këtyre fshatrave për mirëmbajtjen e rrugës, për ta bërë të aksesueshme edhe Ujëvarën e Sotirës, edhe Çezmën e Tarikos, që janë monumente natyre shumë të bukura, por që duhet të bëjnë të vizituesh
me për të gjithë turistët.
“Dhe kjo zonë do të ketë përparësitë e veta, si në bujqësi si në turizmin malor, ashtu edhe në infrastrukturë. Të gjitha këto gjëra së bashku si e majtë e bashkuar do t’i realizojmë në katër vitet e ardhshme. Unë u falënderoj për mbështetjen tuaj që keni dhënë për të majtën në gjithë këto vite dhe ju falënderoj për mbështetjen që do të jepni për të majtën e bashkuar në këto zgjedhje. Sepse së bashku do të bëjmë ndryshimin, dhe do ta bëjmë Bashkinë e re të Beratit një nga zonat më funksionale të gjithë Shqipërisë, sepse i ka potencialet ekonomike dhe njerëzore për ta bërë këtë”, – theksoi ndër të tjerash kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Beratit, z. Petrit Sinaj.
Gjatë takimit fjalën e mori edhe Kryetari i Bashkisë së Beratit, z. Fadil Nasufi, i cili u shpreh se risia e këtyre zgjedhjeve vendore është e majta e bashkuar, e dëshiruar nga të gjithë dhe që po e çon vendin drejt reformave të mëdha.
“Risi në këto zgjedhje është që jemi një forcë politike e bashkuar, pra jemi fituar bashkimin e së majtës, e cila rinis në zgjedhjet e 23 qershorit të 2013-s. Të gjithë e kemi dëshiruar këtë bashkim dhe sot e kemi realitet të dalim në zgjedhjet e 21 qershorit si koalicion shumë i gjerë me rreth 39 parti politike, sepse nuk kemi thjesht dhe vetëm qëllimin e ushtrimin e pushtetit vendor, por kemi në qendër reformat e mëdha që ka qeveria, reformat e mëdha që ka koalicioni për Shqipërinë evropiane dhe kthimin të punë dhe suksesi, jo me fjalë por me vepra. Prandaj edhe ky fragmentarizim i madh që ka udhëhequr zgjedhjet lokale merr fund dhe sot jemi të gjithë të bashkuar nën drejtimin e kryetarit të PS-së, Edi Rama dhe kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta dhe të gjithë spektrit të majtë e të djathtë që është bashkuar në këtë koalicion. Ky bashkia të implementohet në çdo vëllazërim me njëri-tjetrin duke lënë pas konfliktin, sherret, qejfmbetjet dhe gjithçka që nuk ka çuar përpara. Historia e 25 viteve të fundit na ka bindur se kur ka kompromise, kur ka marrëveshje dhe kur ka bashkim, kur ka solidaritet, kryen punë dhe ka reforma të suksesshme”, – tha ndër të tjerash Kryetar aktual i Bashkisë së Beratit, z. Fadil Nasufi.

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta merr pjesë në takimin me strukturat e LSI-PS në Duhanas të Komunës Velabisht

Më tej, vizita e Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta vijoi në Duhanas të Komunës Velabisht, ku mori pjesë në një takim me strukturat e LSI-PS. Z. Meta shoqërohej nga kandidatit i “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për kryetar të Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, deputetë të Qarkut të Beratit të PS-së dhe LSI-së dhe kryetari aktual i Bashkisë Berat, z. Fadil Nasufi.

Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i LSI-së deklaroi se rinia e mrekullueshme duhet ta shikojë të ardhmen në Duhanas dhe në Shqipëri, teksa vlerësoi zgjedhjet e 21 qershorit si një mundësi e re për të ecur më shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të progresit.

“Kandidati që ne sjellin këtu si Parti Socialiste, si Lëvizje Socialiste për Integrim, si ‘Aleancë për Shqipërinë Europiane’, është një kandidat i cili ka përvojën e pushtetit vendor sepse ka qenë kryetar i qarkut.

Gjatë këtyre katër viteve njeh legjislacionin, njeh problemet e zonës dhe së dyti ka ndërtuar një raport shumë të mirë edhe me donatorët. Përveç mbështetjes së qeverisë Rama e cila është e padiskutueshme, aq më tepër për Beratin”, tha z. Meta duke nënvizuar se në një vit e gjysmë, kryetari aktual i bashkisë e ka ndjerë progresin që ka zhvilluar Bashkia e Beratit në realizimin e shumë investimeve që mund t’i shikojë kushdo.

“Sepse në të kaluarën, edhe pse e ka pritur Doktorin disa herë me shpresë që do të bëhej ndonjë gjë e mirë, nuk është bërë gjë. Nuk diskutohet mbështetja për kandidatin tonë, për Aleancën tonë, ajo që diskutojmë tani është të zgjidhim problemin e vaditjes, të zgjidhim në mënyrën më të mirë problemin e ujit të pijshëm, të zgjidhim probleme të tjera për shkollat, për shërbimet shëndetësore, të mbështesim ata fermerët të cilët janë në gjendje të hapin vende të reja pune, me mbështetje nga projektet e ministrisë së bujqësisë, të AHZBR-së, të projekteve të BE-së për bujqësinë, për agrobiznesin në mënyrë që gjithë këta të rinj të shohin të ardhmen këtu dhe të kemi mundësi që ta transformojnë akoma më shpejt gjithë zonën”, shtoi Kryetari i LSI-së, ndërkohë që premtoi mbështetje të madhe nga ana e mazhorancës për të çuar përpara projektet.

“Ne do të jemi një mbështetje e jashtëzakonshme, por dhe ju besoj se shikoni se ne kemi një besim të jashtëzakonshëm. Jemi të gjithë këtu, me kryetarët e Parisë Socialiste, me kryetarët e LSI-së, me deputetët e PS-së, me deputetët e LSI-së. Jemi këtu me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi i cili është një shok i mrekullueshëm dhe është një socialist i vërtetë edhe i palëkundur. Jemi me kryetarët e komunave dhe të gjithë së bashku do të vazhdojmë gjithë projektet. Por besoj se me këtë ndarje të re shumë gjëra do t’i zgjidhim shumë më shpejt, më lehtë se sa në të kaluarën”, – tha ndër të tjerash z. Ilr Meta.

Deputeti i LSI-së, z. Gledion Rehovica falënderoi mazhorancën për mbështetjen që i ka dhënë Qarkut të Beratit më shumë investime dhe kërkoi maksimizimin e votave më 21 qershor.

“Dua të falënderoj Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta për mbështetjen që i ka dhënë Beratit, në veçanti komunës së Veladishtit duke filluar nga rruga dhe shumë investime të tjera. Dua t’ju falënderoj ju të gjithëve edhe për mbështetjen që na dhatë dhe në fushatën e viti 2013.

Unë do të kërkoja nga ju që të bëjmë një premtim, që atë mbështetje që ju kemi dhënë , dua që kjo mbështetje të jetë edhe më e madhe për ‘Aleancën për Shqipërinë Europiane’ dhe për kandidatin tonë Petrit Sinaj. Unë nuk e diskutoj fitoren në Duhanas dhe në të gjithë qarkun, por dua që të maksimalizojmë votat në qarkun Beratit. Do të kërkoja votën për ‘Aleancën për Shqipërinë Europiane’, për PS-në, për LSI dhe për të gjitha partitë, por në veçanti për Petrit Sinaj”, – tha z. Rehovica.

Ndërsa, deputetja e LSI-së, znj. Silva Caka e vuri thekson te vlerësimi që forca e saj politikë u jep të rinjve dhe kërkoi që të njëjtën gjë ta bëjë edhe kandidatit për Bashkinë e Beratit, z. Petrit Sinaj.

“Unë vij nga strukturat e Lëvizje Rinore për Integrim, pavarësisht se kohët e fundit kam folur për gratë, jam shumë e lumtur që bëj pjesë në një forcë që ka vlerësuar maksimalisht të rinjtë dhe sidomos në këto zgjedhje duke iu dhënë peshën maksimale dhe kryesore edhe në këshillat bashkiakë. Një kërkesë për Petritin, për mbështetje maksimale të të rinjve, për punësimin e tyre, sigurisht pa lënë mënjanë edhe gratë e këtij komuniteti”, – u shpreh znj. Caka.

Në fund, edhe deputeti i PS-së, z. Eduard Bejko bëri një përshëndetje të shkurtër, ku tha se reforma administrative-territoriale do të bëjë që shërbimet të jenë më cilësore dhe që qytetari të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes
“Marrja e mandatit nuk është një ndarje me thikë, por është një proces i punëve dhe i projekteve nga një punë e mirë jo vetëm e kryetarit aktual të bashkisë, por e dhe e kryetarëve të komunave.

Ajo ç’ka unë dua të theksoj, një shqetësim është nga banorët se thonë po tani na iku kryetari, si do ti’ kemi shërbimet? Kjo punë që është bërë, kjo reformë që është bërë, konsiston që shërbimet do të jenë më cilësore dhe ju do të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes, sepse këto projektplane kanë të bëjnë jo vetëm me zhvillimi
n e qendrave urbane, por edhe me zhvillimin rajoneve ku ju jetoni dhe militoni. Prandaj një mbështetje të pahezitueshme për Petritin”, – deklaroi mes të tjerash deputeti i PS-së.