Ylli Manjani: LSI do të mbështesë pa asnjë diskutim rezolutën çame

Ylli Manjani: LSI do të mbështesë pa asnjë diskutim rezolutën çame

yllimanjanitakimfb8

Në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një tjetër debat “live” me pyetje dhe përgjigje në rrjetin social “Facebook”. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, ka zhvilluar një debat me pyetje-përgjigje në kohë reale. Z. Manjani i është përgjigjur pyetjeve të një auditori të gjerë për çështje të ndryshme të politikës dhe se çfarë ofron LSI ndryshe nga pjesa tjetër e politikës. Në këtë debat z. Manjani ka bërë me dije se LSI do të zhvillojë  pas dy ditësh një konferencë kombëtare të të zgjedhurve vendorë që janë mbështetur nga Lëvizja Socialiste për Integrim gjatë periudhës zgjedhore por edhe në vazhdim. Sipas tij qëllimi kryesor i kësaj konference është që të bëhet një bilanc, të shikohet se çfarë problemesh ka, çfarë funksionon dhe çfarë jo.

“Kush është ideja e kësaj konference? Duhet të kuptojmë që LSI ka një statut shumë modern ku pjesë e jetës statusore moderne të kësaj partie është parashikuar edhe ideja e organizimit dhe funksionimit të një konference kombëtare të të zgjedhurve vendorë që janë mbështetur nga Lëvizja Socialiste për Integrim gjatë periudhës zgjedhore por edhe në vazhdim. Të zgjedhurit vendorë që janë nga kryetarë bashkish dhe komunash, këshilltarë në të gjitha këshillat e komunave dhe bashkive, anëtarë të këshillave të qarqeve, administratorë të emëruar apo të zgjedhur në këshillat e qarqeve, kryetarë apo nënkryetarë këshillash në qarqe, prefektë apo nënprefektë etj. Është një mori e madhe njerëzish të cilët Lëvizja Socialiste për Integrim i ka propozuar, i ka mbështetur politikisht në procesin e zgjedhjes së tyre me idenë që t’i shërbejnë sa më mirë atyre njësive vendore në të cilët janë zgjedhur. Qëllimi i parë pra i kësaj konferencë është që të plotësojmë këtë detyrimin statutor.

Qëllimi i dytë është që meqenëse ka kaluar më shumë se një vit nga zgjedhjet e fundit vendore dhe ka ardhur momenti që janë vlen që bëjmë një bilanc, të shikojmë se ku jemi dhe çfarë problemesh ka, çfarë funksionon dhe çfarë jo. Është shumë e rëndësishme ta bëjmë këtë. Bashkitë dhe komunat si njësi vendore kanë disa vështirësi. Kryetarët e këtyre njësive e kanë të vështirë detyrën për tu shërbyer njerëzve. Pas analizës që do të bëjmë do të përdorim përfaqësuesit tanë në qeverisjen qendrore të cilët do të duhet të marrin disa angazhime për të lobuar atë që është e arsyeshme dhe e bëshme që ta bëjmë sa më shpejt për t’i ndihmuar ata që t’i shërbejnë sa më mirë qytetarit. Ky është mesazhi që do të duhet të jepet një orë e më parë nga kjo konferencë”, tha z. Manjani. I pyetur se cili është modeli i LSI-së në qeverisjen vendore z. Manjani u shpreh reforma e thellë që u prezantua për herë të parë e decentralizimit, e ndërtimit të autoriteteve vendore ka qenë viti 2000, i prezantuar nga kryeministri Ilir Meta. “Ilir Meta në atë kohë pati një kurajë do të thosha sepse ishte ende e freskët 97’, 98’, shteti që ishte i brishtë, pushteti qendror që cedonte mbi gjithçka dhe nuk është se trashëgonim ndonjë gjë më parë në këtë sektor, trashëgonim idenë e partisë- shtet dhe idenë e komiteteve ekzekutive të cilat kanë një pasur një rol joefektiv në shërbim të njerëzve. Në këtë pikëpamje, me shumë kurajë, Ilir Meta prezantoi atë reformë , reforma më e thellë që është bërë në atë kohë, që është reforma e decentralizimit. Pati shumë skeptikë ndaj kësaj reforme. Sot pas kaq vitesh, kur e kanë vlerësuar këtë reformë. Skeptikë së bashku me mbështetësit e asaj bien të gjithë në një mendje, që kjo ka qenë reforma më e suksesshme ose më e domosdoshme e mundshme. A ka shkuar me ritmin që u programua? Disa gjëra po disa gjëra jo, në mënyrë të veçantë autonomia fiskale ka probleme. Ka pasur ngritje dhe në disa raste kthime mbrapa, të detyruar nga kjo politikë e qeverisjes qendrore për të futur çdo para në investime publike, në rrugë të mëdha, në vepra të mëdha publike dhe në impiantet e pastrimit të ujërave të zeza etj”, u shpreh nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani.

Pyetjes nëse do ta mbështesë apo jo LSI rezolutën e PDIU-së për çështjen Çame, Z. Manjani iu përgjigj se sigurisht që po. “Nuk kam asnjë dyshim që po. Nuk ka asnjë arsye që të mos e mbështesim. Rezolutë nuk është problemi thjeshtë i çështjes çame, ajo rezolutë ka diçka të drejtë në thelb, që ka të bëjë më çështjen e të drejtave të njeriut, por ka të bëjë edhe me një çështje ndërshtetërore, ka mbetur si një rendiment pa vlerë. E vërteta është që ne kemi qenë dhe jemi të interesuar për fqinjësi të mirë në radhë të parë; fqinjësi të mirë që do të thotë kur t’i shkon mirë me fqinjin, edhe qytetarët e tu janë mirë teorikisht, sepse gjërat nuk janë asnjëherë absolute. Por kur fqinjësia prishet sigurisht që krijon dhe problemet e veta, por e mira është që ne të krijojmë një kohezion edhe me partitë e tjera, edhe me çështjet themelore siç janë shoqëritë e të drejtave të njeriut, pa dashur t’i japim një konotacion apo ngarkesa nga e shkuara”, u shpreh Ylli Manjani lidhur me këtë çështje. Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, foli në debatin në “Facebook” edhe për projekt-buxhetin e vitit 2013. I pyetur nëse Nasip Naço, i cili si i zgjedhur në Qarkun e Beratit ka shprehur votën e tij kundër nëse nuk planifikohen fonde shtesë për përmirësimin e situatës në këtë qark, duhet të reflektohet për përmirësimin e kësaj situate apo ai duhet të japë votën e tij pro për këtë buxhet, z. Manjani tha se po të ishte deputet do të votoja kundër pa as më të voglin diskutim.

“Jo absolutisht që jo. Edhe unë po të isha deputet do të votoja kundër pa as më të voglin diskutim. Për një arsye fare të thjeshtë dhe kjo është një nga sfidat që LSI do ta ketë pjesë të angazhimeve të saj politike dhe elektorale në vijim. Absolutisht çdo qendër qarku duhet të lidhet me rrugë dinjitoze me akset kryesore rrugore. Çdo qendër qarku duhet të ketë akses dinjitoz me akset kryesore të ndërtuara. Berati nuk e ka. Dibra nuk e ka. Të jeni të bindur që LSI-ja nuk është në past-tens është në prezent-tens. Të jeni të bindur që të gjitha këto janë adresuar, por edhe mundësitë janë në kufizim, sepse viti që vjen është një vit i vështirë, në kuptimin e investimeve. Kështu që, këtu e shtrojmë debatin. Nuk është çështje vullneti, nuk është çështje parash. Megjithatë, vota kundër justifikohet qoftë edhe në formë proteste, sepse në Berat nuk është më ideja që thjesht jetojnë njerëz, por jetojnë fisnikë, jetojnë pasardhësit e 2 mijë viteve qytetërim dhe është qyteti më i vjetër paraprakisht, jo vetëm nga pikëpamja historike por edhe arkeologjike, edhe kulturore, edhe turistike. Duhet të ishte simboli, krenaria jonë, pa as më të voglin diskutim. Dhe të na shkasin gjërat duke çuar disa fonde për disa rrugë sekondare, të cilat duhen bërë pa as më të voglin diskutim. Por, pa garantuar më parë që qendrat e qarqeve të lidhen me akset kryesore rrugore, kjo nuk është e drejtë. Të jemi të bindur se me këto gjëra nuk fitojmë vota. Nuk rezulton ashtu të paktën nga të dhënat elektorale. Duhet të kuptojmë një gjë, që ne jemi për të bërë një det
yrë politike. Kemi marrë një mandat politik. Zoti Naço është votuar në qarkun e Beratit. Është deputeti më solid. Nëse në partitë e mëdha ka jabanxhinj në listat e tyre, z. Naço është autokton aty, e di mirë se ç’është qarku i Beratit, e di mirë se si dhe ku duhet ndërhyrë dhe kur sheh që asgjë ose pak gjë është planifikuar apo po bëhet, sigurisht që është në të drejtën e tij legjitime në emër të atyre qytetarëve 2 mijë vjeçarë”, tha ai. Ndërkohë që i pyetur a do ta mbështesë LSI propozimin e kryeministrit Berisha, për thyerjen e borxhit publik, Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se logjika e borxhit është një logjik tjetër, sigurisht është brenda një logjike të caktuar ekonomike. Sipas tij borxhi do duhet të garantohet me rritje ekonomike.

“Pra duhet të ketë një plan, do ta shikojmë Shqipërinë nga sot për në fund të vitit 2013, do ta shikojmë Shqipërinë sot në fund të katër viteve, në fund të pesë viteve sepse kështu na kështu na ka detyruar gjithë cikli i krizës ekonomike botërore për të menduar. Nuk mendon dot brenda një viti. Përpara se ti të mendosh, mendoj unë që të risësh borxhin, pra është njësoj si puna e familjes, një familje merr borxh sepse mendon se do ketë një punë nesër për ta shlyer këtë borxh, ndryshe nuk e lan dot borxhin, sepse po ta marri borxhin në këto kushte do filloj lufta dhe kjo nuk është një histori që e nderon familjen, e nderon dhe shtetin. Kështu ne jemi për një logjik të kontrolluar. Sigurisht nevoja për investime është e pashmangshme, është e madhe, por mbi të gjitha nevoja për shërbime në radhë të parë, pastaj për investime, por shërbimet, pastrimet, spitalet që folëm pak më parë janë më të domosdoshme”, tha ndër të tjera në debatin e zhvilluar live me pyetje-përgjigje në “Facebook”, Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Majnani.

Takimi në “Facebook” i LSI-së u moderua nga gazetarja Rovena Moçka në kohë reale online në internet.