Ilir Meta priti Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj

Ilir Meta priti Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj

ilirramushtakim12

Ilir Meta priti Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e LSI-së, Kryetarin eAleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Z. Meta, pasi e uroi z. Haradinaj për një rikthim dinjitoz dhe të shumëpritur nga të gjithë shqiptarët, i shprehu atij mirënjohjen për mbrojtjen dhe sakrificat e bëra në vite për popullin e Kosovës. Gjtihashtu, z. Meta theksoi rëndësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,duke vlerësuar përgjegjshmërinë e lartë të treguar nga z. Haradinaj dhe AAK në shërbim të mbarëvajtjes së bisedimeve, si një kontribut të çmuar në interes të konstruktivitetit dhe paqes në rajon.

 

Z. Haradinaj, pasi shprehu kënaqësinë për vizitën në Tiranë, vlerësoi rolin e z. Meta dhe të LSI- së si pjesë e koalicionit qeverisës në Shqipëri për një politikë të jashtme dhe rajonale tepër aktive në shërbim të njohjeve të mëtejshme të Kosovës dhe të stabilitetit në rajon. Në këtë kontekst, z. Haradinaj shprehu angazhimin e plotë të AAK në interes të forcimit të shtetit të Kosovës dhe të garantimit të të drejtave të të gjithë pakicave, siç është sanksionuar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Z. Haradinaj, pasi shprehu kënaqësinë për vizitën në Tiranë, vlerësoi rolin e z. Meta dhe të LSI- së si pjesë e koalicionit qeverisës në Shqipëri për një politikë të jashtme dhe rajonale tepër aktive në shërbim të njohjeve të mëtejshme të Kosovës dhe të stabilitetit në rajon. Në këtë kontekst, z. Haradinaj shprehu angazhimin e plotë të AAK në interes të forcimit të shtetit të Kosovës dhe të garantimit të të drejtave të të gjithë pakicave, siç është sanksionuar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Në përfundim, z. Meta dhe z. Haradinaj dhanë një konferencë për shtyp:

Ilir Meta: Është një kënaqësi të jem sot para jush me ish-Kryeministrin e Kosovës, ish- komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëkohësisht liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj. Është kënaqësi e veçantë për të gjithë ne që të ndjejmë se politika mbarëshqiptare është shumë më e relaksuar pas 100-Vjetorit të Pavarësisë dhe krijimit të shtetit shqiptar pasi një ditë më pas z. Ramush Haradinaj triumfoi ndaj akuzave të padrejta në Tribunalin e Hagës duke kaluar një provë të vështirë dhe duke përjetuar sakrifica të mëdha, por duke sjellë një fitore të rëndësishme që konfirmoi drejtësinë e popullit shqiptar të Kosovës, por jo vetëm kaq edhe duke na dhënë një lajm shumë të gëzuar në ditën e parë të 100 viteve që vijnë.

Me këtë rast unë dua ta uroj për këtë rikthim tepër dinjitoz në politikën aktive dhe njëkohësisht dua ta përgëzoj në mënyrë të veçantë për reagimin tepër të përgjegjshëm në këtë rifillim të aktivitetit politik duke treguar një ndjenjë të lartë përgjegjësie, për të marrë përgjegjësi në emër të një të ardhme më të mirë për Kosovën por edhe për të gjithë rajonin.

Fakti që z. Haradinaj dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbështesin dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe fakti që një prej drejtuesve kryesorë të AAK-së është tashmë dhe koordinator në këto bisedime tregon se Ramush Haradinaj ashtu sikurse kontribuoi me sakrificat e tij, me gjakun e vëllezërve dhe shokëve të tij, për çlirimin e Kosovës është sot më i vendosur se kurrë që të kontribuojë për të fituar paqen, jo vetëm në të gjithë Kosovën por edhe në rajonin tonë.

Duke i uruar edhe një herë suksese z. Haradinaj e siguroj për bashkëpunimin tonë të ngushtë, si edhe më parë, dhe njëkohësisht dua t’i uroj atij, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe gjithë popullit të Kosovës arritje të reja në konsolidimin e shtetit të ri dhe demokratik të Kosovës sepse kjo është një gjë tepër pozitive dhe e dëshiruar për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë por edhe ndihmon forcimin paqes dhe arritjen e një prosperiteti më të madh për të gjithë popujt e Ballkanit. Me këtë rast do t’i uroja të ketë këmbën e mbarë këto 100 vitet që vijnë meqenëse rikthimi i tij në politikë ndodhi në ditën e parë të këtyre 100 viteve dhe do t’i dhuroja një album simbolik të 100 viteve që kanë kaluar ku ai ka kontributin e vet në arritjet e Kosovës dhe mbarë kombit tonë.

Ramush Haradinaj: Është nder për mua të jem prapë me mikun tim, me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. z. Ilir Meta, në selinë e partisë LSI. Ne kemi një traditë të njohjes dhe komunikimit në përgjegjësi të ndryshme, qoftë që i ka ushtruar z. Ilir apo qoftë unë, por kurdoherë ajo që na ka lidhur është dëshira e madhe për të ndihmuar shqiptarët kudo që janë, për të arritur suksese në synimet që i kemi. Edhe sot e konfirmoj një gatishmëri timen për të vazhduar një bashkëpunim të tillë që të ndihmojmë vetveten, rrugën tonë ashtu sikurse edhe e tha edhe kryetari drejt integrimeve, drejt normalizimit të marrëdhënieve me fqinjët dhe drejt avancimit të çështjes shqiptare në Ballkan. Po ashtu unë sot meqë mendoj se shteti i ri i Kosovës është kontribut ose avancim i çështjes shqiptare kam sjellë, edhe për simbolikën e vet, hartën e Kosovës të cilën e kam nderin për ta dhuruar në shenjë të 100-vjetorit.