Ilir Meta: Lirimi i Haradinaj, legjitimitet dhe krenari luftës së popullit shqiptar në Kosovë

Ilir Meta: Lirimi i Haradinaj, legjitimitet dhe krenari luftës së popullit shqiptar në Kosovë

arkivmetaharadinajlirimi29

Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka deklaruar nga Varrezat e Dëshmorëve sot se lirimi i heroi të gjallë të UCK-së siç e cilësoi ai, Ramush Haradinaj, nga Tribunali i Hagës i ka dhënë edhe një herë të gjithë legjitimitetin dhe krenarinë kësaj lufte të drejtë që bëri populli shqiptar në Kosovë. Sipas tij lirimi i z. Haradinaj është një arritje dhe një sukses tjetër i përpjekjeve të popullit shqiptar në afirmimin e tij.

“Sot është një ditë e madhe dhe ka filluar mbarë sepse vijnë lajmë shumë të mira nga Tribunali i Hagës ku heroi i gjallë i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka fituar për herë të dytë pafajësinë duke i dhënë të gjithë legjitimitetin dhe krenarinë kësaj lufte të drejtë që bëri populli shqiptar në Kosovë dhe duke shënuar një arritje, duke shënuar një sukses tjetër përpjekjeve të popullit shqiptar në afirmimin e tij, aq më tepër kur kjo ndodh pas 28 Nëntor dhe më 29 Nëntor”, tha ndër të tjera, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.