03 Feb Meta: BE kerkon miratimin e tre akteve, politika sherr kush eshte fajtori

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, si dhe nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Durrësit, Lefter Koka, ka marrë pjesë sot në një takim entuziast të organizuar me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim në qytetin e Durrësit. Në këtë aktivitet, ku merrnin pjesë qindra anëtare dhe simpatizante të LSI-së në Durrës, janë anëtarësuar rishtas në Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe 150 anëtare të tjera, një pjesë të të cilave Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke i falënderuar të gjitha të pranishmet për zgjedhjen e tyre me bindje për t’u mbështetur tek Lëvizja Socialiste për Integrim dhe për t’u investuar tek Lëvizja Socialiste për Integrim, për të zgjidhur këto probleme jo vetëm për ato, por për të gjitha gratë dhe për të gjitha nënat e Durrësit, deklaroi se çshtë një fakt kuptimplotë që Lëvizja e Gruas për Integrim ka arritur një standard të ri shumë më të lartë se më parë në Durrës por edhe në gjithë Shqipërinë.





