23 May Endrit Braimllari : Gjithçka në funksion të punësimit të të rinjve

Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, njëherazi kandidat për deputet i LSI-së në Qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Evropian të Tiranës, takim në të cilin prezantoi programin e LRI-së “Arsim për Punësim”, dhe prioritet kyçe të LSI-së për rininë në qeverisjen e ardhshme. Në fjalën e tij Braimllari deklaroi se programi i Lëvizjes Rinore për Integrim është rezultat i një pune shumë të madhe të bërë nga qindra të rinj me propozimet e tyre konkrete për ecur më shpejt drejt një jete sa më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Sipas tij LSI dhe LRI e shikojnë si shumë të rëndësishëm investimin që shoqëria bën tek rinia, pasi në këtë mënyrë investon për të ardhmen e sigurt të vendit, për të ardhmen evropiane të tij.








