Sekretari Politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, njëherazi kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në këtë qark për zgjedhjet e 23 qershorit, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qindra studentë të universite

Sekretari Politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, njëherazi kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në këtë qark për zgjedhjet e 23 qershorit, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qindra studentë të universite

edmondhaxhinasto23052013

Sekretari Politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, njëherazi kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në këtë qark për zgjedhjet e 23 qershorit, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qindra studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, bashkëbisedim i cili u përqendrua në programin e LSI-së për arsimin dhe për rininë në përgjithësi. Në fjalën e tij para studentëve z. Haxhinasto ka theksuar se për Lëvizjen Socialiste për Integrim rinia është një prioritet shumë i rëndësishëm. Sipas tij të rinjtë në LSI nuk janë fasadë e fushatës elektorale por aktorë të rëndësishëm të vendimmarrjes dhe aksionit politike. “Rinia përfaqëson pjesën më vitale të LSI-së, përfaqëson vetë ekzistencën e LSI-së, vetë energjinë e LSI-së, vetë të ardhmen të ardhmen e LSI-së”, tha kandidati për deputet i LSI-së në Qarkun Elbasan.

Duke folur për programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për arsimimin Edmond Haxhinasto i tha studentëve se vetë të rinjtë në LSI nëpërmjet propozimeve të tyre konkrete dhe pune shumë të madhe kanë paraqitur një program jashtëzakonisht ambicioz për zhvillimin e të rinjve në të gjithë vendin. Z. Haxhinasto tha se programi i Lëvizjes Rinore për Integrim “Arsimim për Punësim” është një udhërrëfyes se si duhet investuar tek rinia shqiptare, pasi sipas tij e ardhmja e Shqipërisë dhe integrimi i saj në Evropë janë të lidhura ngushtë me investimin që bën sot shoqëria tek rinia.

“Arsimi është një nga objektivat kryesore që qëndron në themel të programit të LSI-së për të ardhmen e Shqipërisë, për Shqipërinë evropiane. Qëllimi i përbashkët i LSI-së dhe LRI-së është që të përmirësojë dhe të garantojë edukimin dhe punësimin cilësor të të rinjve, të rrisë pjesëmarrjen e tyre civile dhe politike. Edukimi cilësor, bazuar në kërkesat e tregut të punës dhe të zhvillimit të vendit është çështje themelore për rritjen e kontributit rinor në progresin e vazhdueshëm të vendit”, vijoi Sekretari Politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, njëherazi kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në këtë qark për zgjedhjet e 23 qershorit, Edmond Haxhinasto.

Duke folur për punësimin e të rinjve z. Haxhinasto tha se punësimi i të rinjve, sidomos i të rinjve universitare që sapo diplomohen dhe kërkojnë me vështirësi vendin e parë të punës, është një prioritet madhor i LSI-së. “Objektivi ynë madhor është që rinia të punësohet në mënyrë prioritare, rinia universitare veçanërisht. Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja Rinore për Integrim propozojnë lehtësira fiskale si ulje taksash dhe kredi të buta për bizneset të cilat punësojnë të rinjtë dhe për të rinjtë sipërmarrës”, tha ndër të tjera në bashkëbisedimin e tij me studentët në Elbasan, kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në këtë qark për zgjedhjet e 23 qershorit, Edmond Haxhinasto. Pas bashkëbisedimit me studentët z. Haxhinasto iu bashkua të rinjve në një aktivitet festiv në një baret e qytetit.