Haxhinasto: Qeveria e ardhshme duhet te kete nje perqasje rradikale per mjedisin ne Elbasan

Haxhinasto: Qeveria e ardhshme duhet te kete nje perqasje rradikale per mjedisin ne Elbasan

edmondhaxhinasto13062013

Kandidati për deputet ne qarkun e Elbasanit Z. Edmond Haxhinasto mori pjese ne nje konference per mjedisin te organizuar nga qendra e edukimit mjedisor EDEN  te sponsorizuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Austrian Development Cooperation.

“Duke pasur parasysh permasat e problemit te mjedisit ne Elbasan do kisha dashur qe ky aktivitet te kishte terhequr nje vemendje me te gjere, te te gjithe spektrit politik ne El, edhe te elementeve te tjere te shoqerise civile” tha Haxhinasto.

“Permasa e problemit ne Elbasan eshte e tille qe nuk mund te zgjidhet neqofwse nuk do te konvergjojne perpjekjet e te gjithe faktoreve qe te shkojne drejt zgjidhjes se kesaj problematike” shtoi ai.

Duke parashtruar alternativen e forces qe ai perfaqeson Z. Haxhinasto tha: “LSI ka nje perqasje per sa i perket ceshtjes se mjedisit, eshte nje perqasje qe e konsideron mjedisin, ruajtjen e tij, si nje element dhe vlere te shtuar, jo si nje kosto per zhvillimin por si nje faktor qe ndihmon zhvillimin dhe keshtu do ta konsiderojme sepse ne ketu flasim per kosto,  landfilldin, apo per koston e perpunimit”.

 

Gjate takimit Haxhinasto vuri ne dukje rrezikshmërinë qe sjell ndotja e mjedisit tek njerezit. “Permasa e trajtimit sic duhet e faktoreve mjedisore eshte ceshtje zhvillimore, sepse ajo kondicionin se pari jeten, 150 raste te reja te sëmuresh me kancer shtohen  cdo vit ne Elbasan. Se dyti kondicionon potencialet e zhvilimit qe ka Elbasani si turizmi, bujqesia”, por gjithashtu shtoi se “nqs merresh me mirembajtjen e mjedisit krijon vlere dhe punesim qe eshte nje ceshtje kryesore e programit te partise qe une perfaqesoj”. 

“Mendoi se qeveria e ardhshme duhet te kete nje perqasje rradikale per mjedisin ne Elbasan. Eshte nje situate jo normale qe duhet te zgjidhet me nje perpjekje shume me te organizuar, me nje plan specifik i cili dallon nga te gjitha qarqet e tjera per kete problematike te jashtëzakonshme” shtoi Haxhinasto

Ai vuri theksin ne problemet specifike te qytetit si ndotja e ajrit, trajtimi i mbetjeve urbane apo edhe uji shume i ndotur i lumit Shkumbin do te përmirësohen vetëm duke qene shume rigoroz ne zbatimin e normave, kritereve dhe ligjeve.

Haxhinasto solli edhe nje shembull nga eksperienca e tij si ish ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes pak kohe me pare kur me urdhrin direkt te tij u ngritur nje task force per te monitoruar ndotjen e ajrit ne Elbasan, e cila konkludoi se ndotja ishte disa here me e larte se standardi i pranueshëm Evropian.

“Ky është nje problem shume i madh dhe ka e beje me nje përgjegjshmëri qe duhet te kete cdo faktor i cili ka lidhje me mjedisin, qoftë ne nivel lokal, qoftë ne nivel qendror, mendoj se zbatueshmeria e ligjit duhet te jete e tille sa te kete penalitete per ata qe komprometojnë përpjekjet per te ruajtur standardet e ndotjes se ajrit, pasi eshte me pasoja shume te renda per shendetin publik, per zhvillimin e elb qe sigurisht i amplifikon i rrit disa fish dhe impaktet qe ai sjell,” vuri ne dukje Haxhinasto. 

Ne lidhje me piken tjeter te ndotjes ate te mbetjeve urbane ne takim u tha se ajo është ceshtje ne proces për te caktuar vendin e trajtimit te mbetjeve,

“Ne fakt Ministria e Ekonomisë ku unë kam qene drejtues e ka miratuar qe para 8 muajsh kërkesën e Bashkisë se Elbasanit qe 2 Dampat e ish kombinatit metalurgjik te vihen ne dispozicion te bashkime per te vendosur impiantin e trajtimit te mbetjeve, por ky problem me sa duket ka marre ngjyre politike dhe dikush nuk ka qene i interesuar qe zgjidhja te ndodhte para zgjedhjeve,” tha kandidati i LSI për deputet ne ketë Qark.

“Ky eshte nje tjetër rast flagrant i komprometimit dhe i pa pergjegjshemrise ndaj trajtimit te nje problemi te tillë madhor për jetën e njerezve ne qytet. Duhet absolutisht qe Elbasani te marri teknologjinë me te mire per sa i takon trajtimit te mbejtjeve pasi nuk kemi menyra te jera per te shkuar drejt përmirësimit te situatës se ndotjes.

Pra ceshja e teknologjisë se trajtimit te mbetjeve ne duhet te jete ceshtje parësore. Nuk duhet te pranoi Elbasani asnjë teknologji tjetër përveç se ate qe leshon ndotjen minimale te mundshme si rezultat i përpunimit te tyre.

Unë angazhohem personalisht qe ta shikoj dhe ta monitoroj me te gjithë vemendjen dhe seriozitetin qe kërkon kjo ceshtje,” shtoi Haxhinasto.