Ilir Meta: Ne do t’i japim fund ankthit të legalizimeve. Ilir Meta: Ne kemi projekte të qarta për realizimin e parqeve industriale dhe zonave të lira ekonomike.

Ilir Meta: Ne do t’i japim fund ankthit të legalizimeve. Ilir Meta: Ne kemi projekte të qarta për realizimin e parqeve industriale dhe zonave të lira ekonomike.

ilirmeta13062013-1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në Njësinë Bashkiake nr. 8 në Tiranë, Dritan Ylli dhe Matilda Tyli, ka zhvilluar një takim mjaft entuziast me banorët në këtë njësi. Në fjalën e tij z. Meta ka falënderuar ekipin e LSI-së që punon në njësinë 8 për frymën e bashkëpunimit që rrezaton në të gjithë komunitetin për lidhjet e forta dhe në rritje që ka me të gjithë banorët dhe shtresat e kësaj njësie. “Ndaj besoj se mbështetja për Dritan Yllin si kandidat për deputet i LSI apo për Matildën është domethënëse dhe do të reflektohet në përfaqësimin e të gjithëve ju në qeverisjen e ardhshme. Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit, që janë tepër të rëndësishme.

Z. Meta deklaroi se LSI-a ka ardhur në jetën politike për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis të gjitha forcave politike për interesin e vendit, për interesin e integrimit, për interesin e të gjithë qytetarëve. “Besoj se vota e juaj dhe përkrahja juaj do të na inkurajojë më tej për të ecur në këtë drejtim. Sepse mungesa e bashkëpunimit konflikti politik ngërç që ka kaluar vendi ngadalësuan mjaft procesin e integrimit evropian, por sollën dhe një stanjacion ekonomik dhe probleme sociale në rritje. Ndaj LSI-ja si një forcë serioze mori edhe vendimin e duhur në kohën e duhur .

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se sot Shqipëria ka nevojë për t’u vënë në punë, shqiptarët kanë nevojë për punësim, kanë nevojë për një qeveri e cila nuk mund të jetë e vetëkënaqur dhe nuk mundet të tregojë histori që nuk kanë lidhje me realitetin që qytetarët përjetojnë çdo ditë.

Çështja kryesore me të cilët ne duhet të ndeshemi është ajo e rritjes ekonomike të vendit e rritjes së prodhimit në vend dhe përmes kësaj rritjeje, uljes së importeve dhe rritjes së eksporteve, zbutjes sa më të shpejtë të deficiti tregtar. Pra, garantimi i një ekonomie që rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt, sepse vetëm kjo siguron bazën e një punësimi të sigurt dhe afatgjatë dhe vetëm kjo siguron mundësinë për të luftuar varfërinë edhe për shumë banorë të kësaj njësie edhe të kryeqytetit dhe të Shqipërisë.

Z. Meta tha se e veçanta e programit të LSI-së është se të gjitha politikat që nga ajo arsimore, që nga politikat e taksave, për të cilat aq shumë debatohet, pra çdo gjë vihet në funksion të rritjes së punësimit.

“Ky është interesi kryesor që duhet të ketë shteti dhe që duhet të ketë qeveria. Në rast se nuk prodhohet, nuk mund të vëmë taksë, mbi diçka që nuk ekziston. Në rast se dikush nuk ka një punë apo nuk siguron të ardhura nuk mund ta tatosh atë për punën apo për të ardhurat që ai fiton”, tha ai.

Ne kemi projekte të qarta për realizimin e parqeve industriale dhe zonave të lira ekonomike, që do të thotë se në një kohë rekord qeveria do të garantojë të gjithë infrastrukturën dhe të gjitha lehtësitë që ndihmojnë një investitor që të vendosë menjëherë fabrikën e tij apo aktivitetin e tij në vendin tonë dhe të përjashtohet nga taksat për disa vite vetëm në funksion të një objektivi: që të punësohen sa më shpejt sa më shumë qytetarë.

Sipas Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, këtu fillon edhe ndryshimi dhe gjithë konceptimi i modelit të ri ekonomik që ka vendi. “Sepse edhe integrimi evropian nuk është thjesht një dëshirë të realizuar një ëndërr, një aspiratë. Por është një projekt për të zhvilluar Shqipërinë, për ta modernizuar Shqipërinë dhe për të pasur standarde evropiane këtu në Njësinë 8 dhe në të gjithë Shqipërinë. Por në rast se ekonomia jonë nuk rritet në rast se ekonomia jonë nuk konkurron në rast se ekonomia jonë nuk eksporton, atëherë ne mund të shkojmë në Bashkimin Evropian por mund të falimentojmë siç ka falimentuar edhe ndonjë vend që është BE apo edhe vende të tjera që janë në një situatë të tillë

LSI ka treguar ase është një forcë që kujdeset për njerëzit që kujdeset për qytetarët. Ai i siguroi të gjithë banorët e Njësisë nr. 8 në Tiranë se “ne do t’i japim fund edhe ankthit të legalizimeve”. “Është për të ardhur keq që Partia Demokratike që në vitin 2005 përpara zgjedhjeve premtoi legalizimet dhe pothuajse nuk ka bërë asgjë përveçse e ka vështirësuar e burokratizuar këtë proces, ua ka sjellë shpirtin njerëzve në majë të hundës dhe i ka lënë ata realisht ende peng të tekave dhe kapriçove të drejtuesve të caktuar të ALUIZNI-t, por në fund të fundit ky është rezultat i mungesës së vullnetit politik për të zgjidhur këtë çështje një herë e mirë. Ndaj unë dua t’iu siguroj për vendosmërinë e LSI-së për të zgjidhur menjëherë brenda pak muajve në qeverisjen e ardhshme çështjen e legalizimeve dhe për t’u dhënë të gjithë tapitë dhe certifikatat e pronësisë në duar”, tha z. Meta.

Lideri i LSI-së u shpreh se situata është mjaft optimiste dhe padyshim që më datën 23 qershor do të jetë në një ndryshim të rëndësishëm. “Unë besoj se ky ndryshim do të shoqërohet me një ndryshim të të bërit politikë. Pra me mundësinë që mazhoranca e ardhshme dhe qeverisja e ardhshme të krijojë një frymë shumë të gjerë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirje sepse është e rëndësishme që i gjithë vendi të distancohet një herë e mirë nga politika e konflikteve absurde, e sherreve pa asnjë vlerë, e akuzave personale sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të mund të zgjidhim problemet e vendit duke i përqendruar të gjitha energjitë tek problemet dhe shqetësimet e qytetarëve dhe të ekonomisë sonë kombëtare.

Ju ftoj të votoni për LSI-n, është një forcë e re por mendoj që ka kaluar prova të rëndësishme dhe ka të gjithë pjekurinë politike që të mos i zhgënjejë qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Është një forcë e qëndrueshme, është një forcë që shikon interesat e vendit, është një forcë që kujdeset për qytetarët jo thjesht në kohët e fushatave elektorale. Prandaj të votojmë numrin 26 në mënyrë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të ndihen më të lehtësuar më datë 24 qershor dhe të gjithë bashkë të ecim më shpejt në rrugën e progresit, integrimit dhe zhvillimit”, përfundoi fjalën e tij në takimin e zhvilluar me banorët e Njësisë Bashkiake nr. 8 në kryeqytet, Kryet
ari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Kandidati për deputet i LSI-së në Njësinë r. 8 në Tiranë, Dritan Ylli

Kandidati për deputet i LSI-së në Njësinë r. 8 në Tiranë, Dritan Ylli, në fjalën e tij i falënderoi të gjithë të pranishmit “për punën e deritanishmen, për bashkëpunimin, sakrificat dhe për kontributin që keni dhënë, e shoh nga pjesëmarrja kaq e madhe në këtë takim se fitorja e LSI-së në gjithë Shqipërinë dhe në Tiranë do të fillojë nga Njësia 8.

Kandidimi ynë është një obligim për ne që nesër te kemi më afër jush që për çdo problem që të keni ta diskutojmë së bashku, që nga punësim për çdo familje dhe deri te marrja e titullit të pronësisë që ne e kemi kaq shumë problem në këtë zonë. për këtë jam shumë i bindur sepse kemi një garanci të madhe, që është LSI dhe lideri i saj, z. Ilir Meta. vendi sot ka nevojë për një forcë që të jetë më pranë njerëzve, një forcë që të bëjë politikë sa më të mirë për vendin dhe që ta çojë vendin drejt Evropës, jo ta lërë në udhëkryq. jam i bindur se edhe ju, ashtu si unë, mendoni se nuk ka garancia dhe siguri më të madhe për ne se sa LSI-ja dhe Ilir Meta”, tha ai. Z. Ylli i ftoi të gjithë që “në datën 23 qershor të votoni numrin 26, të votoni LSI-në, pikërisht për atë politikë të mirë që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve, për atë politikë konstruktive, për atë politikë që ka çliruar reformat për të cilat ka pasur nevojë vendi, ka ftuar edhe forcat e tjera për bashkëpunim sepse nuk mund të rrimë më nëpër llogore, sepse jemi ndër shqiptarë dhe është shumë e rëndësishme kjo, por duhet të mendojmë për integrimin, për punësimin, për mirëqenien e të gjithë komuniteti. unë ju ftoj të votojmë LSI-së sepse dua që nesër LSI-ja të jetë më e fortë në parlament, të jetë më e fortë në qeverisje, dhe kështu do të jetë, që ne të gjithë bashkë të kemi më shumë mundësi të zgjidhim hallet e problemet tona”.

Kandidatja për deputete e LSI-së në Njësinë nr. 8 në Tiranë, Matilda Tyli

Ndërkohë që nga ana e saj kandidatja për deputete e LSI-së në Njësinë nr. 8 në Tiranë, Matilda Tyli, deklaroi se “ajo që ka rëndësishme në këtë analizë të realitet dhe të problemeve sociale është zgjidhja e problemeve dhe komunikimi sipas modeleve duke u bazuar gjithnjë e më shumë në traditat dhe vlerat më të mira të familjes shqiptare. Ne përfaqësojmë atë forcë politike që garanton gjithëpërfshirje duke ofruar alternativën më të mirë për zgjidhjen e nevojave të shoqërisë shqiptare.

Të jesh një njeri në nevojë nuk do të thotë të jesh as njeri fatkeq dhe as i paaftë por do duhet që qeveria dhe shteti programet pasive të skemës së ndihmës ekonomike t’i kthejë në programe aktive dhe kjo skemë të jetë një trampolinë në favor të punësimit. Të jesh person me aftësi të kufizuara nuk do të thotë të jesh i varur ndaj pagesës në KESH por duhet një vlerësim dhe një mundësi për të punuar një person me aftësi të kufizuar. Të jesh fëmijë në nevojë nuk do të thotë që vetëm përfshirja në programet e mbrojtjes sociale por do të thotë orientim drejt shërbimeve shoqërore të integruara. Të jesh grua dhe vajzë e orientuar ndaj formave të ndryshme të shfrytëzimit ekonomi dhe social nuk mjafton vetëm barazia ligjore por të luftojmë dhe të kërkojmë për të realizuar mundësi të barabarta në qeverisje, administratën publike dhe shtetërore, në tregun e punës dhe në jetën shoqërore në tërësi. Të gjitha këto i garanton vetëm programi i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ju ftoj të gjithëve të votoni numrin 26, ju ftoj të gjithëve të votoni LSI-në”.