13 Jun Ilir Meta, dhe përfaqësuesit e LSI në emisionin “Opinion” në Televizionin Klan

Ilir Meta: Për ne punësimi dhe fuqizimi ekonomik i gruas ka qenë dhe mbetet një çështje shumë e rëndësishme derisa të bëhemi një shoqëri e standardeve evropiane me një barazi të plotë gjinore. Në fund të fundit fuqizimi ekonomik i gruas sjell barazi reale në shoqëri, në familje, në komunitet kudo.
Lidhur me koalicionin e mëparshëm ne e filluam me integrimin dhe për katër vite u arrit liberalizimi i vizave ku roli ynë ka qenë tepër aktiv. Unë kam qenë edhe koordinatori i përmbushjes së të gjithë detyrimeve dhe e mbaruam përsëri me integrimin sepse para pak javësh përsëri parlamenti atëherë kur askush nuk e mendonte i votoi tre ligjet. U bë shumë mirë dhe është një kontribut i të gjithëve. Kjo tregon shumë qartë që LSI është një forcë që integrimin e ka pasur dhe e ka prioritet dhe angazhimin konkret.








