Deklarata e kreut të delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan pas takimit me Kryetarin e LSI-së, z. Ilir Meta.

Deklarata e kreut të delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, Eduard Kukan pas takimit me Kryetarin e LSI-së, z. Ilir Meta.

logo

“Parlamenti Evropiane ka vendosur të dërgojë një delegacion prej katër deputetësh për të vëzhguar zgjedhjet e përgjithshme, duke e theksuar edhe një herë rëndësinë që ka kjo ditë për vendin tuaj. Ne erdhëm për të shprehur mbështetjen tonë për vendin tuaj dhe të ardhmen e tij evropiane. Ne dëshirojmë që Shqipëria të ecë shpejt drejt rrugës së saj drejt integrimit evropian. Dhe për këtë ne presim që i gjithë procesi zgjedhor të jetë i ndershëm, demokratik në përputhje me standardet evropiane, që nga votimi, procesi i numërimit të votave dhe deri te njohja e rezultateve.

Ne shpresojmë që zhvillimet pas zgjedhjeve të tregojnë maturinë politike të klasës suaj politike, e cila duhet të punojë në të ardhmen për interesin e vendit. Gjithashtu, unë të bëjë një apel që pjesëmarrja e qytetarëve në votime të jetë e lartë në mënyrë që ata të tregojnë se janë patriotë, duke shkuar për të votuar dhe për t’u treguar liderëve politikë se ata janë të interesuar dhe se kujdesen për të ardhmen e Shqipërisë.

  Ne u shqetësuam shumë kur mësuam për incidentin tragjik që ndodhi, sepse dhuna duhet të dënohet njëzëri dhe marrë përgjigjen e duhur. Shpresojmë që ky të jetë një incident i izoluar dhe që duhet të hetohet në mënyrë objektive sa më shpejt të jetë e mundur. Ka shumë vëzhgues ndërkombëtarë prezentë në vend për zgjedhjet dhe është përgjegjësi e tyre të vëzhgojnë çdo detaj të procesit zgjedhor në mënyrë sa më objektive në të gjithë vendin. Uroj që procesi zgjedhor të vijojë paqësisht dhe që Shqipëri ta kalojë këtë test të maturisë politike dhe do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian”.