Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias znj. Dunja Mijatovic

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias znj. Dunja Mijatovic

ilirmeta18092013-1

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias znj. Dunja Mijatovic.

Përfaqësuesja e OSBE-së Mijatovic e uroi Kryetarin e Kuvendit Meta për marrjen e detyrës së re dhe shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të forcuar asistencën që Zyra e Lirisë së Medias u jep institucioneve të Republikës së Shqipërisë. “Vlerësojmë politikën e dyerve të hapura të institucioneve shqiptare dhe kemi shpresa të mëdha në punën e qeverisë së re” – u shpreh Znj. Mijatovic.

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta i shprehu mirënjohjen e tij znj. Mijatovic për punën në vazhdim të OSBE-së në Shqipëri dhe theksoi se do të bëhet gjithçka jo vetëm të garantuar lirinë e medias, por për ta konsoliduar atë sa më afër standardeve bashkëkohore evropiane.

Në këtë drejtim, vullneti ynë është të punojmë për zgjidhje konsensuale që përfshijnë jo vetëm aktorët parlamentarë, por edhe shoqërinë civile, grupet e ndryshme të interesit dhe përfaqësuesit e medias” – u shpreh Kryetari i Kuvendit Meta.