Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë z. Evangelos Venizelos

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë z. Evangelos Venizelos

ilirmeta2102214Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në Kuvend Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë z. Evangelos Venizelos, në kuadër të Presidencës Greke të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Kryetari i Kuvendit z. Meta vlerësoi angazhimin e Greqisë në funksion të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe theksoi se Shqipëria mbështetet tek Greqia dhe pesha e saj gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së për të avancuar me përmbushjen e prioriteteve të Komisionit Evropian.


Z. Meta shprehu angazhimin për avancimin e reformave të rëndësishme që kërkojnë qytetarët duke rikonfirmuar se Kuvendi i Shqipërisë do të luajë rolin e tij në funksion të mbarëvajtjes së një fryme dialogu konstruktiv dhe produktiv politik mes palëve.
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë z. Venizelos rikonfirmoi angazhimin maksimal të Greqisë gjatë Presidencës së radhës së Këshillit të BE-së, duke vënë në dukje se përshpejtimi i axhendës evropiane të Shqipërisë do të jetë një nga prioritetet kryesore gjatë muajve të ardhshëm.

Z. Venizelos vuri në dukje se përmbushja e prioriteteve të BE-së nga ana e qeverisë shqiptare do të jetë një shtysë e rëndësishme për progresin e vendit dhe nënvizoi se Greqia e konsideron avancimin e integrimit evropian të Shqipërisë si kyē për të gjithë rajonin.

Z. Meta dhe z. Venizelos ndanë bindjen se roli i diplomacisë parlamentare ka një rëndësi të veçantë jo vetëm për perspektivën evropiane të Shqipërisë por përbën një urë solide komunikimi edhe në marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë.