Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ambasadorin e Vendeve të Ulëta z. Martin De La Beij

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti Ambasadorin e Vendeve të Ulëta z. Martin De La Beij

ilirmeta30092013

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri z. Martin de la Bej.

Z. Meta shprehu angazhimin e tij për të intensifikuar shkëmbimet parlamentare mes dy vendeve, duke theksuar se Vendet e Ulëta përfaqësojnë një vend prioritar për Shqipërinë, jo vetëm në planin dypalësh, por edhe në Bashkimin Evropian.

Ambasadori De La Beij e uroi z. Meta me rastin e marrjes së detyrës së Kryetarit të Kuvendit dhe e siguroi atë për gatishmërinë e vendit të tij për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe në nivel parlamentar duke nënvizuar se do të punohet në drejtim të inkurajimit të vëmendjes parlamentare hollandeze në drejtim të Shqipërisë.

Duke biseduar mbi zhvillimet politike në vend, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis forcave të ndryshme parlamentare në interes të integrimit evropian të Shqipërisë dhe konsolidimit të institucionit të Kuvendit.

 

Në përfundim z. Meta shtoi se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet bashkëpunimit rajonal në nivel parlamentar, pasi forcimi i stabilitetit të rajonit dhe i perspektivës evropiane të tij mbetet prioritet kryesor.