Mehmetaj: Nisma, nevojë imediate për ti vënë një ‘notë’ maturës shtetërore në vend

Mehmetaj: Nisma, nevojë imediate për ti vënë një ‘notë’ maturës shtetërore në vend

KejdiMehmetaj25022014

Reforma në maturën shtetërore, deputetët e LSI-së bashkëbisedim me maturantët e Beratit

Problematikat e maturës shtetërore ishin në qendër të diskutimeve gjatë takimit mes maturantëve beratas dhe deputetëve të LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Gledion Rehovica dhe Silva Caka.

Deputetja Mehmeti, e cila disa javë më parë ka ngritur shqetësimet për maturën shtetërore në një nga seancat parlamentare, ka folur për rëndësinë që kanë ndryshimet rrënjësore në maturën shtetërore.

“Duke qenë se politika shqiptare merret me probleme më madhore, ndër vite nuk i është kushtuar rëndësia e duhur çështjes së maturantëve dhe kjo ka bërë që sistemi aktual të prodhojë një brez që nuk do jetë në gjendje të drejtojë veten e aq më tepër vendin në të ardhmen”, tha Mehmetaj.

Gjatë bashkëbisedimit me maturantët beratas, deputetja e LSI-së theksoi disa nga problemet më shqetësuese të sistemit të sotëm të maturës shtetërore siç janë kurikulat, pamundësinë të konkurrimit të barabartë nëpërmjet pikëve të nxënësve të shkollave profesionale, heqjen e gjuhës së huaj si provim i detyruar, etj.

Ajo ka theksuar se të gjitha shqetësimet e maturantëve që do të bëhen publike në takimet që do të zhvillohen me ta, do të jenë pjesë përbërëse e rezolutës dhe paketës që do të përcillet nga deputetët e LSI-së në Parlament.

Deputetja Kejdi Mehmetaj, e ka cilësuar këtë nismë të grupit të deputetëve të LSI-së, “jo si një iniciativë politike, por si një nevojë imediate për ti vënë një ‘notë’ maturës shtetërore në vend”.