Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta në festimet e 71-vjetorit të Konferencës së Pezës

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta në festimet e 71-vjetorit të Konferencës së Pezës

ilirmeta16092013

Kryetari  i Kuvendit, z. Ilir Meta  mori pjesë sot   në festimet e 71 -vjetorit të Konferencës së  Pezës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi, veteranë, deputetë, si dhe personalitete të ndryshme të vendit. 

Më 16 shtator 1942 në Pezë të Tiranës u mblodhën krerët e PKSH, forca e vetme politike që drejtonte organizmat ushtarake të quajtura Partizane.

“Ndaj dhe duhet ti mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, patriotëve shqiptar, komunistëve, nacionalistëve të asaj kohe të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit shoqëror”- u shpreh Kryetari i Kuvendit.

 

Kryetari i Kuvendit zhvilloi homazhe në  varrezat e “Dëshmorëve” ku vendosi dhe një  kurorë me lule. 

Më pas, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta bëri një prononcim  për median:

“Pezë do të thotë bashkim. Pezë do të thotë atdheu  mbi të gjitha  dhe kushtrimi që vjen sot pas kaq dekadash, nga Konferenca e Pezës e 16- shtatorit të vitit 1942 duhet të ligjërohet  nga të gjithë, duhet t’ia transmetojmë edhe brezave që vijnë. Pra, bashkim dhe bashkëpunim edhe brezave që vijnë pa dallim feje, krahine dhe ideje në interes ë atdheut, në interes të kombit.

Gazetari:Megjithatë z. Meta ai që simbolizon unitetin e popullit në Kushtetutë nuk do ta ketë më fotografinë në vendimin e ri të qeverisë në institucionet zyrtare. Si e shihni ju këtë në kuadër të kësaj ditë që simbolizon bashkimin?

Kryetari: Kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. Fakti që do të jetë një figurë themeluese e shtetit shqiptar, siç është figura e Ismail  Qemalit i cili është një mesazh bashkimi. Mendoj se të gjithë duhet ti mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, patriotëve shqiptar, komunistëve, nacionalistëve të asaj kohe të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit shoqëror”.

Pas ceremonisë,Kryetari i Kuvendit zhvilloi homazhe në  varrezat e “Dëshmorëve” ku vendosi dhe një  kurorë me lule.