27 Sep Kryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim zhvillon një takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së së Elbasanit
Meta : Nuk duhet të ketë nervozizëm në politikën shqiptare sepse gjithë ky nervozizëm dëmton paqe sociale.
Meta : Në vend që politika dhe politikanët të jenë një shembull për qytetarët, përkundrazi bëhen një model i shëmtuar për të gjithë shoqërinë
Ilir Meta: Politika është tolerancë nuk është arrogancë. Është zgjidhje, jo qorrsokak
Meta: Njerëzit kanë nevojë për zgjidhje, nuk kanë nevojë për konflikte të panevojshme ose të tepërta
Meta: Prioriteti ynë, hapja e vendeve të reja të punës në Elbasan
Meta: Përfaqësuesit e LSI-së më nivele drejtuese të jenë shembull i shërbimit me përkushtim dhe me përulësi ndaj qytetarëve
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në qytetin e Elbasanit.
Me këtë rast janë përuruar edhe zyrat e reja të degës së LSI-së, ndërkohë që të pranishëm në takim ishin edhe Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Edmond Haxhinasto, deputeti i qarkut të Elbasanit, Bujar Kllogjri si edhe përfaqësues të lartë të LSI-së në këtë qytete.
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, duke iu drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së, z. Meta tha se shqiptarët nuk kanë nevojë për konflikte të panevojshme, por për bashkëpunim në realizimin e reformave të rëndësishme që na presin në rrugën drejt BE.
Lideri i LSI-së bëri thirrje për promovimin e vlerave të bashkëpunimit dhe tolerancës dhe theksoi se njerëzit nuk kanë nevojë për konflikte të panevojshme, por për tolerancë.
“Shqipëria është në rrugën e duhur, është anëtare e NATO-s, është kandidate për në BE, por politika duhet ta ndihmojë më shumë vendin dhe jo t’i krijojë shqetësime të panevojshme, strese të panevojshme sepse për fat të keq e shohim që ka shumë nervozizëm në politikën tonë.
Nuk duhet të ketë nervozizëm në politikën shqiptare sepse pastaj i gjithë ky nervozizëm dëmton paqe sociale dhe në vend që politika dhe politikanët të jenë një shembull për qytetarët, përkundrazi bëhen një model i shëmtuar për të gjithë shoqërinë”, tha lideri i LSI-së.
Ndërkaq, z. Meta u shpreh se LSI-ja do të vazhdojë të promovojë me forcë vlerat e bashkëpunimit, vlerat e tolerancës. “Sepse politika është tolerancë nuk është arrogancë. Politika është reflektim nuk është kokëfortësi, politika është zgjidhje, nuk është qorrsokak. Dhe njerëzit kanë nevojë për zgjidhje, nuk kanë nevojë për konflikte të panevojshme ose më saktë për konflikte të tepërta.
Këto mesazhe bashkëpunimi ne i japim kudo dhe do të vazhdojmë t’i japim në Parlament, në këshillat e bashkive, të komunave ku ne marrim pjesë, në të gjithë forumet politike institucionale, publike. Këto mesazhe ne do të vazhdojmë t’i japim edhe në komunitet, aty ku jetojmë, aty ku punojmë, sepse në fund të fundit politika është lokale”, deklaroi gjatë fjalës së tij Kryetari i LSI-së.
Më tej, z. Meta çdo qytetar mendon se politika është bërë më e mirë në rast se diçka më mirë ka ndryshuar në jetën e tij, të familjes së tij të komunitetit të tij, teksa u bëri apel përfaqësuesve të LSI-së të jenë shembull i përkushtimit ndaj qytetarëve.
“Ky do të jetë edhe prioriteti ynë. Problemi është se sa vende të reja pune janë hapur në Elbasan.
Ajo që mbetet, që vlerësohet ka të bëjë pikërisht me hapjen e një perspektive të re, të krijimit të një fryme të re, të një modeli të ri. Dhe në këtë drejtim unë do të ftoja edhe përfaqësuesit e LSI-së më nivele drejtuese të jenë shembull i këtyre vlerave që theksuam, i shërbimit me përkushtim dhe me përulësi ndaj qytetarëve i shërbimit me transparencë dhe me ndershmëri ndaj tyre i administrimit të ndershëm i frymës konstruktive të bashkëpunimit kudo, sepse në këtë mënyrë jam i bindur se do të vlerësohemi edhe më mirë në të ardhmen nga qytetarët dhe nga komunitetit”, u shpreh Kreytari i LSI-së.
Gjithashtu, z. Meta u ndal edhe te reformat e rëndësishme që po bëhen dhe në forcimin e shtetit ligjor, që përkthehet në progres ekonomike dhe u jep besim investitorëve.
“Reforma të rëndësishme janë bërë në vend, siç ishte edhe reforma administrative-territoriale, reformë shumë e rëndësishme dhe më afatgjatë është ajo e drejtësisë. Reformë shumë e rëndësishme dhe afatgjatë është ajo e drejtësisë.
Forcimi i shtetit ligjor është një prioritet i jashtëzakonshëm që kërkohet nga qytetarët tanë që nga zbatimi ligjit tek shërbimet që janë më pranë qytetarit e deri tek zbatimi i ligjit dhe çështjet shumë të rëndësishme dhe vendimtare që kanë të bëjmë me besimin tek shteti ligjor.
Forcimi i ligjit përkthehet drejtpërdrejt në progres ekonomik, besim të investitorëve vendas dhe të huaj. Përkthehet në hapje të vendeve të reja të punës, prandaj dhe kjo është mjaft e rëndësishme”, vijoi Kryetari i LSI-së.
Sipas tij, Elbasani po bëhet një epiqendër mjaft e rëndësishme e zhvillimit të vendit dhe rikonstruksioni i stadiumit “Elbasan Arena” është një tregues pozitiv që e sjell Elbasanin edhe në fushën e sportit dhe të futbollit, aq shumë të dashur për elbasanasit, në qendër të vëmendjes të gjithë vendit. Z. Meta theksoi se LSI-ja do të bëhet një forcë edhe më përfaqësuese dhe zgjidhëse e problemeve dhe shqetësimeve të këtij komunitetit.
“LSI do të bëhet një forcë edhe më përfaqësuese, më e ndjeshme, më zgjidhëse e problemeve dhe shqetësimeve të këtij komunitetit gjithmonë në bashkëpunim edhe me forcat e tjera politike, me autoritetet e ndryshme vendore dhe qendrore.
Dhe ne do të jemi më pranë Elbasanit për të mbështetur shumë projekte të rëndësishme që zgjidhin shqetësime të mëdha të këtij qyteti edhe probleme të cilat kanë të bëjnë me mjedisin, që është një problem i rëndësishëm për të ardhmen e Elbasanit. Është një detyrim i të gjithëve. Prioriteti ynë është për të hapur vende të reja pune për të gjithë qytetarët e Elbasanit.
Këtë nuk duhet ta harrojmë, sepse kjo është kërkesa kryesore e tyre dhe ky është një detyrim i yni si forcë politike në qeveri, si qeverisje për të krijuar vende të reja pune sa më shumë në mënyrë që t’i japim një siguri çdo familje të elbasanase, çdo të riu dhe çdo të reje që ta shikojë të ardhmen këtu në këtë qytet të mrekullueshëm”, përfundoi Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.