Z. Luan Rama takon strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tropojë

Z. Luan Rama takon strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tropojë

LuanRama.28.09.2014

Rama: Na bën bashkë solidariteti dhe guximi për të ecur së bashku dhe për të synuar më të mirën për këtë vend

Rama: LSI duhet të jetë zëdhënëse e interesave të të gjithë Tropojës, e të gjithë banorëve të saj, pavarësisht se çfarë partie politike janë apo se çfarë interesash politike kanë

Rama: Qytetarët duhet të gjejnë tek anëtarët e LSI-së shembullin e përkushtimit përt’i shërbyer qytetarit, për t’i shërbyer komunitetit

Rama: Tropoja meritonte shumë më tepër se çfarë është bërë në këto 24 vjet

Rama: Është në përgjegjësinë dhe në nderin e mazhorancës së sotme që të marrë përsipër edhe borxhet që kanë lënë pararendësit tanë në Tropojë

Rama: Sfidat tona janë ato që kanë të bëjnë me interesin e atdheut, që kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies së qytetarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Tropojëpër të diskutuar rreth riorganizimit të strukturave.

Të pranishëm në takim ishin drejtuesit më të lartë të LSI-së në Tropojë dhe dhjetëra anëtarë të partisë.

Z. Luan Ramadeklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim është forcuar dhe konsoliduar si një forcë politike moderne dhe qytetare si dhe ështëbërë faktor i rëndësishëm i të gjithë jetës politike në vend.

“Ajo që është më e rëndësishmja, lidhet me faktin që ne të gjithëve na bën bashkërespekti dhe dashuria për punën e njëri-tjetit. Na bën bashkë solidariteti dhe guximi për të ecur së bashku dhe për të synuar më të mirën për këtë vend”, tha z. Rama.

Sekretari i Përgjithshëm tha se interesate vendit janë shumë më të mëdha se sa interesat partiake.

“Kjo është e veçanta e LSI-së, që marrëdhënien me qytetarin, marrëdhënien me votuesin e ka të vazhdueshme.

Nuk eka në sezone njëherë në katër vjet kur bëhen zgjedhje, por e ka ditë pas dite për çdo problem, për çdo shqetësim dhe impenjim që ata kanë.

Lëvizja Socialiste për Integrim në Tropojë duhet të jetë zëdhënëse e interesave të të gjithë Tropojës,e të gjithë banorëve të saj,të cilët pavarësisht se çfarë partie politike janë apo se çfarë interesash politike kanë, duhet të gjejnëtek anëtarët e LSI-së shembullin epërkushtimit përt’i shërbyer qytetarit, për t’i shërbyer komunitetit” tha z. Rama.

Sekretari i Përgjithshëm tha se do të nisë një fazë e re e riorganizimit dhe e ridimensionimit tërësor të LSI-së në rrethin e Tropojës me qëllim qëtë rinjtëtë jenë edhe në Tropojë, siç janë në të gjithë Shqipërinë.Z.Luan Rama komentoi dhe sfidat që e presin LSI-në.

“Sfidat tona janë ato qëkanë të bëjnë me interesin e atdheut, që kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies së qytetarëve, që kanë të bëjnë me rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe të cilësisë së shërbimit ndaj tyre.

Tropoja meritonte shumë më tepër se çfarë është bërë në këto 24 vjet dhe është në përgjegjësinë dhe në nderin e mazhorancës së sotme që të marrë përsipër edhe borxhet që kanë lënë pararendësit tanë në Tropojë.

LSI është e vendosur që t’i shkojë sfidës së saj për integrimin europian të Shqipërisë deri në fund me sukses dhe për të bërë të mundur që të gjithë ne Europën ta gjemë këtu ku jetojmë”, theksoi z.Luan Rama, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.