Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 72-vjetorit të Konferencës së Pezës

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim merr pjesë në ceremoninë përkujtimore të 72-vjetorit të Konferencës së Pezës

LuanRama.16.09.2014

Luan Rama: Monument krenarie në historinë antifashiste të shqiptarëve

Luan Rama: Konferenca e Pezës përcaktoi karakterin patriotik dhe antifashist të luftës partizane.
Luan Rama: Mesazhet e Konferencës së Pezës gjithnjë aktuale dhe frymëzuese

Me rastin e 72-vjetorit të Konferencës së Pezës, u zhvillua ceremonia përkujtimore në fshatin Pezë, ku u vendosën kurora me lule.

Nën tingujt e bandës frymore, në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, z. Luan Rama vendosi kurora dhe buqeta me lule në Memorialin kushtuar dëshmorëve.

Në këtë ceremoni, morën pjesë anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të mazhorancës, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Prefekti i qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi, Kryetari i Komunës Pezë, Enver Dorzi.

Sekretari Përgjithshëm i LSI-së, z. Luan Rama vlerësoi 72-vjetorin e Konferencës së Pezës si një ngjarje historike e cila përcaktoi karakterin patriotik dhe antifashist të luftës partizane.

“Peza është monument krenarie në historinë anti-fashiste të shqiptarëve. Konferenca e Pezës përcaktoi karakterin patriotik dhe antifashist të luftës partizane. Është çeta e parë anti-fashiste në Europë. Nderimi për Pezën, nderim për historinë. Mesazhet e Konferencës së Pezës gjithnjë aktuale dhe frymëzuese”, tha z. Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim u takua me dhjetëra veteranë dhe familjarëve të dëshmorëve të atdheut të cilët ranë heroikisht gjatës Luftës së Dytë Botërore për çlirimin e Shqipërisë.