Braimllari: Vizita e Papa Franceskut është një vizitë e cila simbolizon solidaritetin, paqen, harmoninë dhe bashkëpunimin.

Braimllari: Vizita e Papa Franceskut është një vizitë e cila simbolizon solidaritetin, paqen, harmoninë dhe bashkëpunimin.

EndritBrahimllari.20.09.2014

Lëvizja Rinore për Integrim aksion për pastrimin e rrugës Tiranë-Durrës

Braimllari: Vizita e Papa Franceskut është një vizitë e cila simbolizon solidaritetin, paqen, harmoninë dhe bashkëpunimin.

Braimllari: Më shumë se kurrë kemi nevojë për më shumë paqe, solidaritet dhe më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Braimllari: Gjërat mund të realizohen po të ketë një vullnet të përbashkët për t’i çuar ato deri në fund.

Braimllari: Konflikti e çon shoqërinë më shumë në një tension se sa në zgjidhjen e problemeve që kanë njerëzit sot

Nën moton “Ndihmoj vendin tim”, Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot aksionin për pastrimin e rrugës Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të kryeqytetit, aks në të cilën do të kalojë dhe Papa Francesku.

Qindra të rinj anëtarë të Lëvizjes Rinore për Integrim dhe simpatizantë të LSI-së, kanë marrë pjesë në aksionin për pastrimin e ambientit duke kontribuar në rritjen e cilësisë së jetës për banorët e kësaj zone dhe në përmirësimin e imazhit të vendit.

Duke e cilësuar si historike vizitën e Papa Franceskut nesër në Shqipëri, në një prononcim për mediat, Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, z. Endrit Braimllari ftoi të gjithë qytetarët që të kontribuojnë.

Z. Braimllari theksoi se vizita e Papa Franceskut simbolizon solidaritetin, paqen , harmoninë dhe bashkëpunimin.

“Lëvizja Rinore për Integrim ka ardhur për të dhënë kontributin për pastrimine këtij aksi rrugor duke filluar nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të Tiranës.

Dita e nesërme është një ditë historike për të gjithë ne, ndaj të gjithë shqiptarët duhettë japin kontributin e tyre. Vizita e Papa Franceskut është një vizitë e cila simbolizon solidaritetin, paqen , harmoninë dhe bashkëpunimin.

Të gjithë ne, më shumë se kurrë kemi nevojë për më shumë paqe, më shumë solidaritet dhe më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin.”, theksoi z. Endrit Braimllari.

Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, z. Endrit Braimllari shprehu besimin e plotë se në këtë vend shumë gjëra mund të bëhen më mirë, nëse ka më shumë bashkëpunim dhe më shumë harmoni me njëri-tjetrin.

“Menduam që gjërat mund të realizohen po të ketë një vullnet të përbashkët për t’i çuar ato deri në fund dhe për t’u larguar nga konflikti, i cili e çon shoqërinë më shumë në një tension se sa në zgjidhjen e problemeve që kanë njerëzit sot”, theksoi z. Endrit Braimllari.