Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta viziton Shtëpinë e Fëmijëve “Vatra e Ngrohtë” në Gjirokastër

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta viziton Shtëpinë e Fëmijëve “Vatra e Ngrohtë” në Gjirokastër

IlirMeta06.09.2014

Z.Ilir Meta: Mesazhi i solidaritetit, i ndihmës dhe i mbështetjes për fëmijët në nevojë, për të moshuarit në nevojë, për komunitetin në përgjithësi është mesazhi kryesor që synojmë të përcjellim me rastin e 10-vjetorit të krijimit të LSI-së

Z.Ilir Meta: Angazhimi social, përgjegjshmëria sociale ka qenë dhe mbetet një nga tiparet e kësaj force

Z.Ilir Meta: Do të ndikojmë jo vetëm përmes veprimeve dhe aksioneve tona të solidaritetit, por edhe përmes një vëmendjeje më të madhe për politikat sociale të qeverisë, të shtetit dhe të institucioneve qendrore dhe vendore ndaj kësaj shtrese.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka vizituar Shtëpinë e Fëmijëve “Vatra e Ngrohtë” në Gjirokastër dhe ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga LRI për pastrimin e disa rrugëve në kuadër të veprimtarive të ndryshme sociale të organizuara në ditën e 10-vjetorit të themelimit të LSI-së.

Z. Meta shoqërohej në këtë vizitë nga Prefektja e Qarkut të Gjirokastrës,Zaimira Rami dhe deputeti Vangjel Tavo.
Gjatë vizitës në Shtëpinë e Fëmijëve “Vatra e Ngrohtë”, z. Ilir Meta mbështeti nismën e Lëvizjes Rinore për Integrim ku u shpërndanë dhurata për fëmijët jetimë .

Kryetari i LSI-së uroi fëmijët me rastin e vitit të ri shkollor që pritet të fillojë së shpejti dhe shprehu solidaritetin për të dhënë mbështetje të vazhdueshme për ta.

Në bashkëbisedimin me drejtoreshën e Shtëpisë së Fëmijëve “Vatra e Ngrohtë”, z. Meta garantoi drejtuesit e këtij institucioni për mbështetje.

Ne fjalën e tij, z.Meta tha se mesazhi i solidaritetit, i ndihmës dhe i mbështetjes për fëmijët në nevojë, për të moshuarit dhe për komunitetin në përgjithësi është mesazhi kryesor që synohet të përcillet me rastin e 10-vjetorit të krijimit të LSI-së.

Z. Meta ka ndjekur nga afër aksionin vullnetar të dhjetëra të rinjve dhe të rejave, anëtarë dhe simpatizantë të LRI-së për pastrimin e disa rrugëve në Gjirokastër, midis të cilave rrugën qëtëçon në Ujësjellësin e Ali Pashës dhe atë që tëçon në Murin e Thatë, një tjetër monument unik në Gjirokastër.
Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të LSI-së, kjo forcë politike ka organizuar në të gjithë vendin një sërë aktivitetesh sociale në ndihmëtë komunitetit, ambienteve publike dhe në shtëpitë e fëmijëve jetimë.

Prononcimi për mediat i Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta:

Bashkë me Prefekten znj. Zaimira Rami dhe deputetin e Gjirokastrës z. Vangjel Tavo dhe me të rinjtë dhe të rejat e LRI, pata kënaqësinë për të qenë sot në këtë vatër të ngrohtë që kujdeset për fëmijët jetimë dhe për t’ju uruar jo vetëm m e rastine vitit të ri shkollor, por edhe për t’u treguar solidaritetin tonë për të dhënë një mbështetje modeste me këtë rast dhe përtë garantuar edhe drejtuesit e këtij isntitucioni qëpunojnë me kaq përkushtim për mbështetjen tonë të vazhdueshme. Pra jo thjesht sot dhe me rastin e vitit të ri shkollor. Besoj se mesazhi i solidaritetit, i ndihmës dhe i mbështetjes për fëmijët në nevojë, përtë moshuarit në nevojë, për komunitetinnnë përgjithësi është mesazhi kryesor që synojmë të përcjellimme rastin e 10-vjetorit të krijimit të LSI-së, pasi angazhimi social, përgjegjshmëria sociale ka qenë dhe mbetetnjë nga tiparet e kësaj force.

Kjo është edhe shtresa më e prekur nga problemet, a do të vazhdojë forca juaj dhe a do të ketë një projekt të veçantë për rehabilitimin qoftë të jetimore në vend?

Patjetër që vëmendja jonë do të jetë e veçantë dhe gjatë ditës së djeshme apo dhe ditës së sotme, një vëmendje të veçantë është drejtuar drejt përkrahjes së këtyre qendrave të fëmijëve jetimë për të ndihmuar edhe në rehabilitimin e këndeve apo të ambjenteve sportive për të krijuar disa ambjente të reja edukative dhe natyrisht që ne do të ndikojmë jo vetëm përmes veprimeve dhe aksioneve tona të solidaritetit, por edhe përmes një vëmendjeje më të madhe për politikat sociale të qeverisë, të shtetit dhe të institucioneve qendrore dhe vendore ndaj kësaj shtrese.

Në kuadër të nisjes së sesionit të ri parlamentar , cili do të ishte mesazhi juaj për opozitën?

Për opozitën padyshim mbetemi gjithmonë të hapur për të bashkëpunuar për përfshirjen e saj aktive në gjithë axhendën e reformave të vendit dhe mezi presim që ajo të rikthehet në jetën normale parlamentare. Kjo është në të mirë të parlamentarizmit në vend , por është në të mirë do të thosha dhe të afirmimit të opozitës sonë si një opozitë demokratike dhe konstruktive.