Z. Luan Rama takon strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Pezë

Z. Luan Rama takon strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Pezë

LuanRama.25.09.2014

Rama: Peza referencë vlerash qytetarie dhe patriotizmi nga ku çdo ditë, çdo orë, ne mund dhe duhet të mësojmë
Rama: LSI ka një dimension njerëzor të shfaqur përmes solidaritetit social dhe raportit pro aktiv, shumë funksional që ajo krijon me njerëzit.

Rama: Dëgjimi i zërit të qytetarëve për ta kthyer këtë pastaj në një reflektim që ofron shërbim ndaj qytetarit, mbetet një konstante e pandryshueshme për LSI-në
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike në Pezë të Tiranës për të diskutuar rreth riorganizimit të strukturave. Të pranishëm në takim ishin drejtuesit më të lartë të LSI-së në zonën e Pezës dhe dhjetëra anëtarë të partisë.

Z. Luan Rama u shpreh se Peza për LSI-në është një referencë e rëndësishme jo vetëm krenarie dhe mburrjeje për heroizmin e Luftës Nacional Çlirimtare, por edhe për vlerat e saj të qytetarisë.

“Peza për LSI-në është një referencë e rëndësishme, jo vetëm referencë krenarie dhe mburrjeje për heroizmin e Luftës Nacional Çlirimtare, për sakrificën dhe shembullin që dha Peza në atë luftë, por një referencë vlerash qytetarie dhe patriotizmi nga ku çdo ditë, çdo orë ne mund dhe duhet të mësojmë, sepse me Pezën nuk na lidh vetëm 16 shtatori”, tha z. Luan Rama.

Sekretari i Përgjithshëm u shpreh se LSI ka një dimension njerëzor të shfaqur përmes solidaritetit social dhe raportit pro aktiv, shumë funksional që ajo krijon me njerëzit.

“Lëvizja Socialiste për Integrim në dhjetë vjet të jetës së vet, ka treguar jo vetëm koherencë në qëndrimet e saj, ka shfaqur jo vetëm integritet dhe padyshim personalitet të spikatur në të gjitha zhvillimet politike në vend, por ajo që është e rëndësishme, ka një dimension njerëzor të shfaqur përmes solidaritetit social dhe raportit pro aktiv, shumë funksional që ajo krijon me njerëzit”, theksoi z. Rama.

Z. Luan Rama theksoi se dëgjimi i zërit të qytetarëve për ta kthyer këtë pastaj në një reflektim që ofron shërbim ndaj qytetarit, mbetet një konstante e pandryshueshme për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Nga kjo pikëpamje për Lëvizjen Socialiste për Integrim, marrëdhëniet me qytetarin, dëgjimi i zërit të qytetarëve për ta kthyer këtë pastaj në një reflektim që ofron shërbim ndaj qytetarit, mbetet një konstante e pandryshueshme. Mbetet një orientim permanent, gjë që ka bërë të mundur edhe që LSI të ketë këtë rol në zhvillimet politike në vend”, tha z. Luan Rama, Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim.