30 Sep Ralf Gjoni: LSI forcon lidhjet me Partinë Laburiste Britanike

Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ralf Gjoni mori pjesë këtë javë në Konferencën vjetore të Partisë Laburiste Britanike që u zhvillua në Brighton.
Mbi 10,000 delegatë nga Britania e Madhe dhe përfaqësues nga partitë motra në botë morën pjesë në këtë Konferencë vjetore, në të cilat u shtruan tezat themeltare ideologjike mbi të cilat do të mbështetet fushata zgjedhore e laburistëve në 2015.
Ralf Gjoni si përfaqësues i LSI në këtë event, zhvilloi edhe disa takime me krerë të lartë të Laburistëve, veçanërisht me ekipin në hije të politikës së jashtme të partisë. Gjoni u takua me Douglas Alexander, Ministër i Jashtëm në Hije, Emma Reynolds, Ministre për Evropën në Hije, Jim Murphy, Ministër i Mbrojtjes në Hije si dhe me ekipin e sekretariatit ndërkombëtar. Gjithashtu Sekretari Ndërkombëtar i LSI u takua edhe me Kryetarin e Partisë Laburiste Ed Miliband dhe me Nën-Kryetaren Harriet Harman gjatë punimeve të kësaj konference.







