Kejdi Mehmetaj: Të rinjtë ta shikojnë arsimin profesional si një mundësi për tu afruar në tregun e punës

Kejdi Mehmetaj: Të rinjtë ta shikojnë arsimin profesional si një mundësi për tu afruar në tregun e punës

kejdimehmetaj.21.12.2014

Lëvizja Rinore për Integrim zhvillon takime me të rinjtë e qarkut të Shkodrës

Endrit Braimllari: Partitë politike nuk janë zyra punësimi. Ne duhet të krijojmë mundësi punësimi nëpërmjet biznesit privat e fason

Kejdi Mehmetaj: Të rinjtë ta shikojnë arsimin profesional si një mundësi për tu afruar në tregun e punës

Agron Çela: Kjo është vera jonë, të ecim më shpejt

Lëvizja Rinore për Integrim ka zhvillua disa takime më të rinjtë e qarkut të Shkodrës, ku morën pjesë edhe deputetët e LSI-së, Agron Çela dhe Kejdi Mehmetaj.

Duke bashkëbiseduar me të rinjtë dhe të rejat shkodran, kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari shprehu kënaqësinë për zhvillimin e takimit në qytetin e Shkodrës duke shtuar se të gjithë duhet të punojnë për të ngritur një sistem arsimoi i cili plotëson kërkesat dhe rrit cilësinë e arsimimit e rinisë shqiptare.

“Ne duhet të punojmë pa u lodhur në shërbim të sistemit tonë arsimore.

E theksoj dhe është shumë e thjeshtë se nëse nuk do të mundemi të krijojmë një sistem arsimor i cili është në shërbim të të rinjve, i cili vendos të rinjtë në qendër të vëmendjes.

Ne kurrë nuk do të arrijmë të ndërtojmë një të ardhme të mirë për vendin tonë, sepse rinia shqiptare para se të jetë konkurrente tregun evropian, duhet të ketë mbështetje dhe përkrahje nga sistemi arsimor.

Nuk mund të pretendojmë ne që sot rinia jonë të jetë e hapur me tregun evropian, kur ne nuk mund t’i krijojmë dot kushte themelore për sistemin arsimore.

Prandaj duhet të punojmë të gjithë për të krijuar mundësinë që më pas rinia jonë të jetë e aftë dhe të gjithë ne së bashku të jemi konkurrues në treg. Duhet të krijojmë një sistem arsimor i cili është i përshtatur me tregun e punës.”, – tha Kryetari i LRI-së.

Në vijim të fjalës së tij, Endrit Braimllari tha se rinia duhet të orientohet drejt arsimit profesional duke shtuar se partitë politike nuk janë zyra punësimi dhe se duhen krijuar mundësi punësimi nëpërmjet biznesit privat si biznesi fason.

Endrit Braimllari solli në qendër të vëmendjes aktivitetin e LRI-së, “Street Art” ku shumë të rinj ekspozuan veprat e tyre të artit dhe më pas patën mundësi që ti shisnin ato.

“Ne duhet të lobojmë që të rinjtë të orientohen drejt arsimit profesional, sepse tregu i punës është i hapur për ta, pasi Shqipëria ka nevojë për elektricistë ka nevojë për mekanikë.

Shqipëria ka nevojë për njerëz që kanë një profesion, sepse ne kemi nevojë për ndihmën e tyre.

Ndaj ju ftoj që të lobojmë maksimalisht në këtë drejtim, ju ftojë të punojmë pa u lodhur në përkrahje të rinisë shkodrane sepse ajo meriton të këtë më shumë mundësi punësimi. Duhet të punojmë shumë për punësimin e të rinjve, por duhet të gjejmë mënyra alternative për punësimin e tyre, sepse partitë politike nuk janë zyra punësimi.

Ne duhet të krijojmë mundësi punësimi nëpërmjet biznesit privat, ne duhet të krijojmë mundësi punësimi nëpërmjet fasonëve.

Ne duhet të krijojmë mundësi punësim dhe nëpërmjet asaj që LRI bëri pak ditë më parë në Tiranë, që e quajtëm “Street Art” apo arti i rrugës.

Ne i dhamë mundësinë të rinjve dhe të rejave që të prezantonin punimet e tyre artizanale por pa e kuptuar ne krijuam një mundësi punësimi.

Sepse qytetarët që kalonin aty për të parë këto punime blenë disa prej punimeve. Pra me një ide shumë të vogël, ne krijuam këtë mundësi të mirë. Imagjinoni që të gjithë së bashku ne të shkëmbejmë mendime për të gjetur ide të tilla.

Prandaj duhet që të fokusohemi në këtë drejtim, sepse ky vend ka nevojë për energjinë pozitive të rinisë dhe ky vend ka nevojë për përkrahjen tuaj”, tha Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim.

Deputetja e Kejdi Mehmetaj shprehu bindjen se duhet punuar më shumë për arsimin profesional, duke theksuar nismë fiskale të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.

Znj. Mehmetaj tha ndër të tjera se bujqësia nuk duhet të shihet më si një fermë por si një industri e terë në prodhimin e produkteve bujqësore. “Ne sot kemi qenë pjesë e një takimi në Bushat, në shkollën profesionale “Ndre Mjeta” dhe që shpresojmë që ajo shkollë profesionale të jetë modeli i të gjitha shkollave profesionale në të gjithë Shqipërinë, dhe të rinjtë ta shikojnë arsimin profesional si një mundësi për tu afruar në tregun e punës.

Për të vazhduar edhe me të gjithë nismat që kanë marrë disa ministri për të afruar të rinjtë edhe më shumë në arsimin profesional.

Siç është edhe paketa fiskale e përgatitur nga Ministri e Bujqësisë e cila inicion të rinjtë të merren të merren me bujqësinë me blektorinë, jo për ta parë atë thjesht si një fermë por si një industri të tërë, si një industri me teknologji ku shumë të rinj mund të gjejnë veten e tyre, mund të gjejnë më shumë investime dhe ato investime ti sjellin pikërisht në komunitetin ku ata jetojnë.

Sepse më shumë investime do të thotë më shumë shkolla, më

shumë kopshte, më shumë qendra shëndetësore, më shumë mundësi për punësimin e të rinjve por edhe të gjithë familjarëve tanë”, tha deputetja Mehmetaj.

Në mbyllje të fjalës së saj, znj. Mehmetaj theksoi se rinia duhet të jetë më e bashkuar në mënyrë që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e saj të zhvillimit dhe të integrimit. “Unë e thashë edhe në fillim, kur u bëra pjesë e politikës, isha me ëndrra dhe vazhdoj të jem pasi ka ende shumë për të bërë.

Por këto ëndrra që ne i kemi të përbashkëta nuk mund të realizohen nga një njeri i vetëm. Ndoshta as nga vetëm ne që jemi këtu në sallë, prandaj ne duhet të jemi shumë. Duhet të jemi të gjithë bashkë, me të gjithë synime të përbashkëta që të mund të ecim më shpejt dhe që Shqipërinë ta bëjmë të eci më shpejtë”, tha deputetja e Kuvendit të Shqipërisë.

Deputeti i Qarkut të Shkodrës, z. Agron Çela në fjalën e tij përshëndeti të gjithë rininë e pranishme në aktivitetet e zhvilluara nga Lëvizja Rinore për Integrim duke kërkuar që të ecet më shpejt në arritjen e synimeve të rinisë shqiptare.

“Ne të ecim më shpejt se kështu është vlera. Ne të ecim më shpejt se kështu do të kapim ritmin, do të kapin kohën, do ecim në gjakun tuaj, se unë e di shumë mirë se rinia pulson.

Të ecim shpejt që të kapim atë që kemi humbur ndër vite, ta vlerësojmë sot mirë, ta vlerësojmë sot qartë, edhe për të ardhmen tonë, për të ardhmen e të gjithë miqve, shoqeve shokëve të LRI-së dhe të LSI-së”,- tha z. Çela.