Endrit Braimllari: LANÇ, vepër e mijëra të rinjve të rejave shqiptare që luftuan për vlerat evropiane

Endrit Braimllari: LANÇ, vepër e mijëra të rinjve të rejave shqiptare që luftuan për vlerat evropiane

EndritBraimllari.28.11.2014

Lëvizja Rinore për Integrim, fushatë informuese me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut

Endrit Braimllari: LANÇ, vepër e mijëra të rinjve të rejave shqiptare që luftuan për vlerat evropiane

Në kuadër të aktiviteteve për 70-Vjetorit e Çlirimit të Atdheut, Lëvizja Rinore për Integrim ka ndërmarrë sot një nismë informuese në të gjithë Tiranën. LRI ka vendosur stenda në pika të ndryshme të kryeqytetit, ku të rinj të këtij forumi kanë shpërndarë fletëpalosje me informacion mbi aktivitetin dhe kontributin e rinisë shqiptare në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në një prononcim për mediat e pranishme, Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, është shprehur se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është vepër e mijëra të rinjve dhe të rejave që luftuan për idealet evropiane.

“Në nderim të 70-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut kemi marrë një nismë konkrete informuese. Lëvizja Rinore për Integrim ka vendosur stenda në të gjithë Tiranën ku po informojmë të rinjtë dhe të rejat mbi veprën e atyre të rinjve dhe të reja të cilët ranë dëshmorë në luftën për çlirimin e vendit.

Kemi bindjen e plotë që Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare ishte vepër e këtyre të rinjve të cilët luftuan për një jetë më të mirë, për lirinë. Kjo është një vlerë e cila e kalon kombin shqiptar dhe është një vlerë e vërtetë evropiane”, tha ai.

Kryetari i LRI-së, Braimllari tha se Lëvizja Rinore për Integrim do të jetë gjithmonë pranë familjeve të këtyre të rinjve dhe të rejave pasi e vlerëson veprën e tyre si një vepër të rëndësishme, e cila duhet trashëguar.

“Gjithmonë ne do të jemi në nderim dhe në kujtim të këtyre të rinjve”, tha ndër të tjera z. Braimllari.