09 Feb LSI-ja e Elbasanit solidarizohet me zonat e përmbytura
Shpërndahen me dhjetëra ton ndihma ushqimore për bagëtitë dhe veshmbathje për banorët e fshatrave të Fierit
Strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim të Elbasanit janë solidarizuar me banorët e zonave të përmbytura në jug të vendit, duke dhënë kontributin e tyre konkret pas një fushate humanitare.
Anëtarët e LSI-së kanë bërë të mundur brenda pak ditëve grumbullimin e një sasie të konsiderueshme ndihmash ushqimore për blegtorinë dhe veshmbathje, të cilat janë dërguar sot në fshatrat e Fierit të goditura nga fatkeqësia natyrore.
Falë kontributit vullnetar të strukturave të LSI-së u grumbulluan rreth 10 ton misër dhe hime si edhe 15 ton bar, jonxhë dhe kashtë për t’i ardhur në ndihmë bagëtive. I gjithë ky aksion humanitar është iniciuar dhe menaxhuar nga Dashamir Xhika (Drejtor i Arrsh-së) , Klaudia Krasnika (Kryetare e LRI-së së Elbasanit )
Ndërkaq, të gjitha ndihmat janë shoqëruar më tej për në Fier nga deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri, i cili gjithashtu është kujdesur për mbarëvajtjen e këtij aksioni qysh nga fillimi.