News

PetriVasili.31.10.2014

Petrit Vasili: Pjekuria politike duhet të jetë maksimale sepse është një proces që ka të bëjë me Shqipërinë nga njëra anë, por dhe me mentalitetin e zgjerimit ose jo të Europës nga ana tjetër.

Vasili: Parlamentit nuk është pronë as e mazhorancës, as e opozitës, por është pronë e qytetarëve shqiptarë të cilët i kanë dhënë detyrat njërit krah për të bërë qeverisjen e vendit dhe tjetrit për të bërë oponencën .

Vasili: Parlamenti shqiptar dhe mandati i dhënë nga qytetarët shqiptarë zhvillohet vetëm në sallën e Parlamentit ku zhvillohen idetë, por zhvillohen dhe përgjegjësitë e mëdha politike para vendit.

Vasili: Themeli i ftesës s'është hipokrizia, por bindja dhe besimi që një demokraci e maturuar funksionon më mirë kur mazhorancë e opozitë debatojnë, dialogojnë e ndërtojnë raportin e tyre politik

PetritVasili05.10.2014

Jemi në këtë komunikim me ju pas një aktiviteti shumë të rëndësishëm, siç është Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, e cila u mbajt në Strasburg, dhe që konkludoi me një rezolutë të një periudhe të gjatë monitorimi të Shqipërisë, monitorim që fillon që nga viti 2008 e deri më sot.

Pra, një monitorim i gjerë i cili e ka vlerësuar Shqipërinë në tërësinë e kronologjisë politike dhe shoqërore të saj, duke e shtrirë këtë vëzhgim pavarësisht nga mazhorancat të cilat e alternuan njëra-tjetrën në vitin 2013.

MonikaKryemadhi.30.09.2014

Monika Kryemadhi: Do të kemi mundësinë e transformimit të qytetit të Lezhës

Deputetja e Qarkut të Lezhës, znj. Monika Kryemadhi mori pjesë në prezantimin e programit "Rilindja e Qyteteve" në qytetin e Lezhës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri z. Edi Rama, Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka si dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Viktor Tushaj. Deputetja Monika Kryemadhi shprehu bindjen për transformimin e qytetit të Lezhës brenda një kohe të shkurtër.

LuanRama.28.09.2014

Rama: Na bën bashkë solidariteti dhe guximi për të ecur së bashku dhe për të synuar më të mirën për këtë vend

Rama: LSI duhet të jetë zëdhënëse e interesave të të gjithë Tropojës, e të gjithë banorëve të saj, pavarësisht se çfarë partie politike janë apo se çfarë interesash politike kanë

Rama: Qytetarët duhet të gjejnë tek anëtarët e LSI-së shembullin e përkushtimit përt'i shërbyer qytetarit, për t'i shërbyer komunitetit

EndritBrahimllari.20.09.2014

Lëvizja Rinore për Integrim aksion për pastrimin e rrugës Tiranë-Durrës

Braimllari: Vizita e Papa Franceskut është një vizitë e cila simbolizon solidaritetin, paqen, harmoninë dhe bashkëpunimin.

Braimllari: Më shumë se kurrë kemi nevojë për më shumë paqe, solidaritet dhe më shumë bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Braimllari: Gjërat mund të realizohen po të ketë një vullnet të përbashkët për t'i çuar ato deri në fund.

LuanRama.16.09.2014

Luan Rama: Monument krenarie në historinë antifashiste të shqiptarëve

Luan Rama: Konferenca e Pezës përcaktoi karakterin patriotik dhe antifashist të luftës partizane.
Luan Rama: Mesazhet e Konferencës së Pezës gjithnjë aktuale dhe frymëzuese

Me rastin e 72-vjetorit të Konferencës së Pezës, u zhvillua ceremonia përkujtimore në fshatin Pezë, ku u vendosën kurora me lule.

IlirMeta06.09.2014

Z.Ilir Meta: Mesazhi i solidaritetit, i ndihmës dhe i mbështetjes për fëmijët në nevojë, për të moshuarit në nevojë, për komunitetin në përgjithësi është mesazhi kryesor që synojmë të përcjellim me rastin e 10-vjetorit të krijimit të LSI-së

Z.Ilir Meta: Angazhimi social, përgjegjshmëria sociale ka qenë dhe mbetet një nga tiparet e kësaj force

Z.Ilir Meta: Do të ndikojmë jo vetëm përmes veprimeve dhe aksioneve tona të solidaritetit, por edhe përmes një vëmendjeje më të madhe për politikat sociale të qeverisë, të shtetit dhe të institucioneve qendrore dhe vendore ndaj kësaj shtrese.

IlirMeta.06.09.2014

Ilir Meta: Uroj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së me rastin e 10-vjetorit të krijimit të kësaj force politike

Meta: Falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë anëtarët e LSI-së dhe LRI-së, të cilët janë përfshirë në aktivitete sociale në të gjithë vendin