21 Mar Prononcim për mediat i Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama lidhur me deklaratat e z. Elmar Brok
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama i bëri thirrje Kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, Elmar Brok që të mos përdoret për interesat e klaneve kriminale në Shqipëri.
I pyetur nga disa media për qëndrimin e LSI-sw pwr deklaratën e z. Brok, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha:"Brok të mos keqpërdoret për interesat e klaneve kriminale në Shqipëri.
Brok të mos bëjë prokurorin, por nëse do të dijë të vërtetën, le të vijë në Shqipëri", theksoi z. Rama.