Deklarata e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së

Deklarata e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së

IlirMeta.15.04.2015

Ilir Meta: Zgjedhjet e 21 qershorit janë të rëndësishme sepse zhvillohen për herë të parë pas një reforme historike territoriale-administrative

Meta: Për herë të parë pas aprovimit edhe në Parlament me ligj do të kemi një barazi të plotë gjinore në të gjitha këshillat e bashkive

Meta: Zgjedhjet do të demonstrojnë vullnetin e jashtëzakonshëm të mazhorancës për të respektuar votën e qytetarëve shqiptarë, gjë që ka nisur që nga respektimi i pavarësisë së KQZ-së.

Meta: Ftoj kandidatët të distancohen nga çdo fenomen negativ, i cili cenon integritetin e votës së qytetarëve shqiptarë, të zgjedhjeve dhe demokracisë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së.

Në fjalën e mbajtur para anëtarëve të Kryesisë së LSI-së, z. Meta vlerësoi rëndësinë e zgjedhjeve të 21 qershorit, që zhvillohen për herë të parë pas një reforme mjaft të rëndësishme administrative-territoriale.

Kryetari i LSI-së u shpreh se kjo reformë sjell një kapërcim të madh në raport me organizimin e deritanishëm administrativ-territorial të vendit, por sjell edhe një cilësi të re të shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Në radhë të parë do t’u japë mundësi për herë të parë autoriteteve vendore, kryetarëve të bashkive dhe këshillave të bashkive që të ndërtojnë politika strategjike për zhvillimin e këtyre bashkive.

Dhe kjo mendoj se është mjaft esenciale dhe sjell shumë mundësi të mëdha për pushtetin vendor që të jetë një pushtet real, të jetë një pushtet konkret, të jetë një pushtet krijues që të shtojë mundësitë për zhvillimin e këtyre komuniteteve”, – u shpreh z. Meta.

Sakaq, Kryetari i LSI-së theksoi se këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme edhe në një aspekt tjetër, pasi për herë të parë pas aprovimit edhe në Parlament, tashmë me ligj do të kemi një barazi të plotë gjinore në të gjitha këshillat e bashkive.

Z. Meta përshëndeti kontributin e deputetëve të LSI-së për këtë iniciativë, në veçanti znj. Silva Caka dhe z. Spartak Braho, duke e cilësuar këtë ndryshim ligjor si një mundësi të shkëlqyer për të hedhur një hap të rëndësishëm për të gjithë modernizimin e sistemit tonë politik e shoqëror në të gjitha nivelet.

“Sigurisht që janë zgjedhje shumë të rëndësishme, sepse besoj se do të demonstrojnë vullnetin e jashtëzakonshëm të kësaj mazhorance për të respektuar votën e qytetarëve shqiptarë, gjë që ka nisur që nga respektimi i pavarësisë së institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu sikurse jam i bindur që do të tregohet hap pas hapi në çdo element të fushatës elektorale, duke garantuar një transparencë maksimale në këtë proces dhe duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se respekti i çdo vote të çdo qytetari dhe qytetareje të Shqipërisë është më i rëndësishëm se dhe rezultati i asaj vote”, shtoi z. Meta.

Gjithashtu Kryetari i LSI-së shprehu bindjen se nga ky proces do të fitojnë të gjitha forcat politike, të gjithë qytetarët shqiptarë dhe imazhi i vendit, ndësa ftoi të gjithë kandidatët e ardhshëm për kryetar bashkish dhe të gjithë ata që do të garojnë edhe për këshillat bashkiake që të distancohen nga çdo fenomen negativ i cili cenon integritetin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht edhe të zgjedhjeve dhe të vetë demokracisë.

“Dhe jo vetëm kaq, por dhe të denoncojnë çdo fenomen abuzimi me votën e qytetarëve shqiptarë, çdo fenomen korruptimi, shitblerje të votës, pasi ky është një dëm i madh për demokracinë dhe i jep fund kërkesës së llogarisë ndaj atyre që zgjidhen, dhe shpresoj që edhe vetë qytetarët të jenë plotësisht të ndërgjegjshëm në të gjithë këtë proces.

Jam i bindur se fryma e bashkëpunimit që ne kemi treguar, do të vazhdojmë ta tregojmë në raport me Partinë Socialiste si forca kryesor e koalicionit, por edhe me të gjitha partitë e tjera pjesëtare të koalicionit, do të tregohet më së miri edhe gjatë fushatës”, tha më tej në fjalën e tij z. Ilir Meta.

Në fund, Kryetari i LSI-së, duke nënvizuar faktin se në këto zgjedhje kandidatët e mazhorancës janë të përbashkët, deklaroi se në të 61 bashkitë e vendit do të punohet në të njëjtën mënyrë, por me një dallim të vetëm.

“Atje ku kandidatët do të jenë zonja, angazhimi ynë do të jetë më i madh, pavarësisht se cila forcë politike i propozon ato, pasi jam i bindur që të gjitha ato e meritojnë.

Mjafton fakti që ato kanë demonstruar vullnet për të hyrë në këtë garë dhe sigurisht që unë besoj shumë se aftësitë e tyre si menaxhuese, si administratore, janë të shkëlqyera dhe meritojnë të provohen nga qytetarët”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij, Kryetari i LSi-së, z. Ilir Meta.

Fjala e plotë e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta

Fillojmë këtë mbledhje të Kryesisë në kuadër të përgatitjes edhe për zgjedhjet e 21 qershorit, të cilat janë zgjedhje shumë të rëndësishme jo se janë zgjedhje lokale, por sepse zhvillohen për herë të parë pas një reforme mjaft të rëndësishme territoriale-administrative që është quajtur historike sepse sjell jo vetëm një kapërcim të madh në raport me organizimin e deritanishëm administrativ-territorial të vendit, por besoj do të sjellë mbi të gjitha një cilësi të re të shërbimeve ndaj qytetarëve dhe në radhë të parë do t’u japë mundësi për herë të parë autoriteteve vendore, kryetarëve të bashkive dhe këshillave të bashkive që të ndërtojnë politika strategjike për zhvillimin e këtyre bashkive.

Dhe kjo mendoj se është mjaft esenciale dhe sjell shumë mundësi të mëdha për pushtetin vendor që të jetë një pushtet real, të jetë një pushtet konkret , të jetë një pushtet krijues që të shtojë mundësitë për zhvillimin e këtyre komuniteteve.

Njëkohësisht janë zgjedhje shumë të rëndësishme edhe në një aspekt tjetër. Për herë të parë pas aprovimit edhe në Parlament, tashmë me ligj do të kemi një barazi të plotë gjinore në të gjitha këshillat e bashkive. Për këtë do të përshëndesja deputetet tona, sidomos deputeten znj. Silva Caka për mbështetjen që i ka dhënë kësaj iniciative.

Natyrisht edhe z. Spartak sepse reagoi menjëherë si anëtar i Komisionit të Ligjeve, por edhe me shumë kapacitete të tjera, pasi vërtet është një mundësi e shkëlqyer për të hedhur një hap të rëndësishëm për të gjithë modernizimin e sistemit tonë politik e shoqëror, jo vetëm në nivel vendor, por edhe në nivel kombëtar.

Sigurisht që janë zgjedhje shumë të rëndësishme sepse besoj se do të demonstrojnë vullnetin e jashtëzakonshëm të kësaj mazhorance për të respektuar votën e qytetarëve shqiptarë, gjë që ka nisur që nga respektimi i pavarësisë së institucionit të Komisionit Qendror të zgjedhjeve.

Po ashtu sikurse jam i bindur që do të tregohet hap pas hapi në çdo element të fushatës elektorale, duke garantuar një transparencë maksimale në këtë proces dhe duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se respekti i çdo vote të çdo qytetari dhe qytetareje të Shqipërisë është më i rëndësishëm se dhe rezultati i asaj vote.

Se unë besoj se nga ky proces do të fitojnë të gjitha forcat politike, do të fitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë dhe imazhi i vendit, ndaj do t’ju ftoja të gjithë ju, do të ftoj të gjithë kandidatët e ardhshëm për kryetar bashkish dhe të gjithë ata që do të garojnë edhe për këshillat bashkiake që të distancohen nga
çdo fenomen negativ i cili cenon integritetin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht edhe të zgjedhjeve dhe të vetë demokracisë.

Dhe jo vetëm kaq, por dhe të denoncojnë çdo fenomen abuzimi me votën e qytetarëve shqiptarë , çdo fenomen korruptimi, shitblerje të votës, pasi ky është një dëm i madh për demokracinë dhe i jep fund kërkesës së llogarisë ndaj atyre që zgjidhen, dhe shpresoj që edhe vetë qytetarët të jenë plotësisht të ndërgjegjshëm në të gjithë këtë proces.

Jam i bindur se fryma e bashkëpunimit që ne kemi treguar, do të vazhdojmë ta tregojmë në raport me Partinë Socialiste si forca kryesor e koalicionit, por edhe me të gjitha partitë e tjera pjesëtare të koalicionit, do të tregohet më së miri edhe gjatë fushatës.

Njëkohësisht një element i ri për ne në këto zgjedhje është se kandidatët janë të përbashkët, pavarësisht nga propozimi se nga cila forcë politike do të propozohet, por jam i sigurt se ne në të 61 bashkitë e vendit, do të punojmë në të njëjtën mënyrë, vetëm me një dallim besoj, atje ku kandidatët do të jenë zonja, angazhimi ynë do të jetë më i madh, pavarësisht se cila forcë politike i propozon ato, pasi jam i bindur që të gjitha ato e meritojnë.

Mjafton fakti që ato kanë demonstruar vullnet për të hyrë në këtë garë dhe sigurisht që unë besoj shumë se aftësitë e tyre si menaxhuese, si administratore, janë të shkëlqyera dhe meritojnë të provohen nga qytetarët.