Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj gjimnazistë të Tiranës në mjediset e kodrave të Liqenit Artificial.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj gjimnazistë të Tiranës në mjediset e kodrave të Liqenit Artificial.

IlirMeta.14.04.2015

 Meta bashkëbisedon me të rinjtë që votojnë për herë të parë më 21 qershor.

Meta: Inkurajojmë pjesëmarrjen në politikë përmes dijes

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj gjimnazistë të Tiranës në mjediset e kodrave të Liqenit Artificial.

Z. Meta duke iu përgjigjur interesit të të rinjve, u shpreh se këtë bashkëbisedim duhet ta kemi edhe në të ardhmen për qytetin tonë, për zgjedhjet e ardhshme vendore për Tiranën, që është një bashki me hapësira dhe të ardhme të madhe.

Sipas tij, për Lëvizjen Socialiste për Integrim pjesëmarrja e të rinjve, përfaqësimi i tyre në jetën politike, është një objektiv kryesor, pasi pjesëmarrja dhe përfaqësimi i të rinjve sidomos në listat për këshillat bashkiake, është një energji pozitive për politikën.

Kryetari i LSI-së premtoi se do të respektojë atë angazhim që ka në statutin e LSI-së që LRI të përfaqësohet me 30% në këshillat bashkiake, por edhe do të tejkalohet këtë shifër.

“Qëllimi ynë është për një pjesëmarrje sa më të gjerë në politikë te grave dhe kryesisht të rinjve e te rejave.

Dua të nënvizoj rëndësinë e pjesëmarrjes në politikë në radhë të parë përmes dijes, sepse dija rrit personalitetin e të rinjve dhe të rejave, sepse nuk janë të angazhuar thjesht për të respektuar aty veten e tyre, por janë për të dhënë mendime e për t’i kthyer këto ne vendime të rëndësishme për familjen dhe gjithë shoqërisë.

Duke garantuar përfaqësimin e të rinjve në politikë, mund e them se në listat për këshillat bashiake do të ketë një numër të konsiderueshëm dhe LSI është garancia e të rinjve”, theksoi z. Meta.

Gjithashtu, në takimin e zhvilluar në formë bashkëbisedimi, Kryetari i LSI-së u pyet prej të rinjve edhe për çështje të arsimit dhe tregut të punës.

Z. Meta theksoi se reforma në arsim i jep përparësi edukimit profesional për të orientuar të rinjtë drejt tregut të punës. “Sot edukimi profesional ka një rëndësi të madhe. Sipërmarrjet vendase dhe të huaja kërkojnë gjithnjë e më shumë punonjës të kualifikuar, por e kanë të pamundur për shkak se në të shkuarën i është dhënë përparësi shkollës së lartë.

Me një profesion keni punën e garantuar dhe me një pagë të mirë”, deklaroi z. Meta, duke ftuar njëkohësisht të rinjtë që të ndjekin studimet në ato degë që ka nevojë vendi.

Bashkëbisedimi i plotë i Kryetarit të LSI-së, z. Ilir Meta me të rinjtë

Si mendoni të arrini përfaqësimi në 30 për qind në këshillin bashkiak? A do të jenë këta të rinj në lista fituese dhe a mendoni ju se të rinjtë janë të aftë për vendimmarrje?

Përshëndetje të gjithëve. Është kënaqësi për mua që të jem sot këtu dhe nuk habitem pse ky bashkëbisedim u nis nga një Petroninse edhe për arsye se “Petro Nini” është më afër se çdo gjimnaz tjetër me ambientin e këndshëm ku ne po zhvillojmë këtë bashkëbisedim dhe që shpresojmë që ambiente të tilla të mos kemi vetëm në këtë pjesë të kryeqytetit, por edhe në të gjithë hapësirat e tjera dhe ndoshta ky duhet të jetë një nga angazhimet tuaja dhe tonat edhe për zgjedhjet e ardhshme të 21 qershorit për bashkinë më të madhe të kryeqytetit për Tiranën, e cila tashmë është edhe një bashki e re dhe me hapësira më të mëdha.

Absolutisht që për Lëvizjen Socialiste për Integrim, pjesëmarrja e të rinjve, përfaqësimi i të rinjve është një objektiv kryesor, sepse ne besojmë që në radhë të parë jo LSI, por Shqipëria është e të rinjve dhe u takon të rinjve.

Dhe në këtë drejtim unë jam i bindur se pjesëmarrja dhe përfaqësimi i të rinjve, sidomos në lista për këshillat bashkiakë të paraqitur nga LSI do të jetë i garantuar edhe jam i bindur impresionues, ashtu sikurse është impresionuese Lëvizja Rinore për Integrim dhe angazhimi i saj në LSI dhe në të gjithë jetën politike, sociale dhe rinore në vend.

Kështu që jo vetëm ne do të respektojmë atë angazhim që kemi në statutin e LSI-së që LRI të përfaqësohet me 30 për qind edhe në këto lista, por nuk besoj se ju do të na kritikoni apo dhe të tjerët që nuk i takojnë gjeneratës së LRI, nëse do ta tejkalojnë këtë përfaqësi.

Por ajo që unë dua të nënvizoj ka të bëjë me faktin se kuotat janë një instrument.

Nuk duhet të jenë qëllimi ynë. Një instrument që do të na ndihmojë për një objektiv më të rëndëishëm, për një pjesëmarrje sa më dinjitoze edhe të grave, edhe të rinjve, edhe të të rejave.

Në rast se ne kemi sot deputete të Kuvendit si LSI dhe ju akoma më shumë si LRI Kejdin, ajo nuk është thjesht se është 20 apo 21 vjeç, por është sepse ka një aftësi dhe një personalitet që e vendos në pozita të barabarta edhe me cilindo tjetër në Kuvend dhe jashtë tij.

Në rast se ne kemi sot ministren më të re në kabinetin qeveritar si përfaqësuese të LSI-së dhe dikur të LRI Klajda Gjosha, ajo është atje për shkak të dijeve dhe të personalitetit që ka dhe të aftësive për ta kryer atë detyrë me shumë përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Ndaj dua të theksoj rëndësinë e pjesëmarrjes në politikë në radhë të parë përmes dijeve, sepse ato rrisin personalitetin e të rinjve dhe të rejave dhe e bëjnë të qartë se nuk janë të angazhuar thjesht për të respektuar moshën e tyre, por janë aty për të dëgjuar mendimet e tyre dhe për t’i kthyer këto mendime, këto ide në vendime të rëndësishme të cilat do të kenë impakt jo vetëm për jetën e tyre, por dhe të familjes së tyre, të komunitetit dhe të gjithë shoqërisë.

Kështu që duke garantuar përfaqësimin më të lartë të LRI në listat për këshillin bashkiak, dua të shpreh edhe besimin tim që edhe ju jeni plotësisht dakord që pjesëmarrja në politikë përmes dijes është ajo që i jep rinisë vendin e merituar dhe që vërtet e bën atë një forcë jo vetëm energjike, jo vetëm rinore, por mbi të gjitha e bën edhe një forcë udhëheqëse për fatet e saj dhe për fatet e vendit.

Këtë vit unë mbusha 18 vjeç dhe në 21 qershor jam votuese për herë të parë. Pyetja ime është se sa vlerë ka vota ime, vota e të gjithë votuesve për herë të parë? Nëse ka, cila është?

Pa asnjë diskutim që vota juaj ka shumë vlerë dhe absolutisht që vlerën e saj nuk e jep thjesht pjesëmarrja e juaj thjesht fizike në ditën e votimit, por i gjithë angazhimi juaj i përditshëm, jo thjesht politik, por në radhë të parë shoqëror ia jep formësimi i vazhdueshëm i ëndrrave, i aspiratave të cilat nuk mund të realizohen kurrsesi vetvetiu dhe të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se në rast se ne lëmë një boshllëk, dikush tjetër do ta mbushë.

Në rastin konkret kjo do të mund të paraqitej ndryshe sepse në rast se ju vetë do të merrni pjesë dhe nuk do të shpreheni për të ardhmen tuaj, atëherë të tjerë do të vendosin. Ndërkohë që zgjedhjet e fundit në Tiranë për në Bashkinë e Tiranës përpara 4 viteve, do të mbahen mend për faktin se në një bashki kaq të madhe sa Tirana, patëm një odise të pafund të numërimit dhe rinumërimit.

Shumë prej jush ndoshta nuk e mbajnë mend pasi atëherë keni qenë 13 apo 14 vjeç dhe katër vite në këtë moshë kanë një domethënie shumë të madhe, pot për të gjithë të tjerët, për të gjithë qytetarët, besoj se e kanë kuptuar rëndësinë e madhe që ka edhe një votë e vetme për të marrë dhe ndikuar një vendim të madh për të gjithë komunitetin dhe shoqërinë, sepse kështu funksionon demokracia.

Ndaj në rastin konkret, LSI apo Aleanca për Shqipërinë Evropiane nuk do të arrinte objektivin e vet qoftë edhe për votën tuaj Armela, jo vetëm që do të kishte humbur rëndësinë për të thënë fjalën tëndë, por kam frikë se do të ndiheshe edhe fajtore.

Por në këtë rast nuk do të ndodhë, sepse jam i bindur se diferenca do të jetë shumë e madhe, por kjo nuk është një arsye për të mos marrë pjesë në votime.

Përkundrazi, besoj se në çdo rast dhe çdo qytetar që kërkon nga vetja, që kërkon nga shoqëria, duhet të jetë aktiv, duhet të marrë pjesë, duhet të shprehet me votën e tij dhe jo vetëm njëherë në katër vjet, por në mënyrë të vazhdueshme të rrisë dhe kërkesën e llogarisë ndaj të zgjedhurve, ndaj përfaqësuesve të tij në pushtetin vendor, ndaj këshilltarëve, ndaj deputetëve ndaj kryetarëve të bashkive e kështu me radhë. Dhe mendoj se ju si anëtare të LRI keni fat të madh sepse jeni përfaqësues të një force shumë të madhe e cila është e përfaqësuar edhe në Kuvend, dhe ju keni mundësi përmes kësaj force që secili prej jush të ndihet i tillë.

Është parë se janë bërë përmirësime në sistemin parauniversitar, por ka akoma disa probleme. Një nga këto probleme që na shqetëson më shumë është për shkak se ne jemi të pafavorizuar kundrejt zgjedhjes së fakulteteve në Tiranë. Kjo bën që gjimnazet profesionale të shkojnë në gjimnaze të niveleve të dyta. Ç’mund të bëhet për të zgjidhur këtë problem?

Unë besoj se është momenti për të theksuar rëndësinë e arsimit apo të edukimit jo vetëm për punësim, por edukim dhe praktikë për punësim që do të thotë se është një dilemë besoj për shumë të rinj, sidomos për të moshës suaj dhe për pak më të rinj se ju se çfarë do të bëjnë për të ardhmen. Unë jam i bindur se është shumë mirë të përfundosh një shkollë profesionale dhe të kesh një profesion të sigurt, i cili të garanton edhe një punë të sigurt nesër në tregun e punës se sa të marrësh një arsimim i cili nuk ta jep këtë mundësi dhe ne shohim se shumë të rinj ndeshen sot me këtë dilemë pasi shohim se të rinj të terë janë diplomuar për drejtësi dhe bëjnë punë të cilat nuk kanë asnjë lidhje me këtë profesion për shkak të një fiktivitetit të jashtëzakonshëm që ka pasur arsimi i lartë në të kaluarën, ndërkohë që vëmë re se në tregun punës, edhe kompani të huaja, por edhe kompani vendase të zhvilluara kërkojnë shumë profesione, dhe nuk arrijnë të gjejnë të rinj të përgatitur me vende pune të sigurta dhe të mirëpaguara. Kështu që nuk duhet të kemi më atë vlerësim që kemi pasur deri tani se shkollat profesionale janë shkolla të pafavorizuara, përkundrazi mendoj se duhet një rikonceptim, një ndërgjegjësim sepse përndryshe do të vazhdojmë të formojmë dhe të edukojmë një rini e cila nuk ndjek trendin e tregut të punës në të ardhmen, por e
cila rrezikon të mbushë radhët e atyre të rinjve që ende janë pa punë për shkak të kësaj mospërputhje.

Unë e kam ëndërr që në të ardhmen të bëhem juriste, por kam dëgjuar dhe kam parë dhe në rrjetet sociale shaka që ata që vazhdojnë për juridik përfundojnë kamerier ose vazhdojnë për një profesion që s’ka lidhje me degën e tyre.

Por kam vërë re të njëjtën gjë edhe për degë të tera. Dua t’ju pyes se çfarë mund të bëni ju për ne, për mua dhe për të tjerët që janë sot këtu me ne ? A do të përfundojnë edhe këta kamerierë?

Së pari profesioni i kamerierit është shumë i nderuar dhe ne papërjashtim çdo ditë kemi të bëjmë me ta dhe ata na shërbejnë. Por kuptohet që të përfundosh studimet e larta për drejtësi, për psikologji apo për sociologji apo për shumë fusha të tjera dhe të mos kesh mundësi që ta ushtrosh këtë profesion, kjo padyshim shënon një zhgënjim të madh dhe nuk është një zhgënjim që kalon me një ditë sepse është një investim katër vjeçar që i riu apo dhe e reja, familja kanë bërë dhe është një investim që nuk realizohet, nuk kthehet.

Prandaj është i domosdoshme edhe e gjithë reforma në fushën e arsimit. Edhe në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lartë që të orientohet drejt një formimi dhe edukimi që ndihmon për një punë të sigurtë dhe në këtë drejtim unë do të theksoja rëndësinë e promovimit të shumë profesioneve të tjera të nderuar dhe aq të domosdoshme dhe aq të kërkuara sot për të cilat ndihet një mungesë e madhe.

Unë jam me origjinë nga Skrapari dhe më ndodh shpesh kur shkoj atje dhe bëhem ndonjëherë nervoz dhe ju them që aman vetëm juristë mos u bëni, sepse këtu ka nevojë për veterinerë, ka nevojë për agronomë, ka nevojë për të zhvilluar agro-biznesin.

Mirëpo, e vëmë re se kudo ka një kërkesë të madhe për disa degë të caktuar, ndërkohë që tregu i punës ka një boshllëk të madh për shumë profesione të tjera të cilat njëkohësisht janë profesione shumë të mirëpaguara që mund të sjellin një standard shumë të lartë në jetën e çdo të riu, sepse sado të ketë nevoja, dihet që numri i gjykatësve është numër i kufizuar, numri i prokurorëve është i kufizuar, numri i punonjësve që punojnë në këtë fushë gjithmonë mbete i tillë.

Ndaj, dhe unë pa dashur të dekurajoj ëndrrën tuaj për t’u bërë juristë dua t’ju them se në rast se do të bëhesh vërtet juriste duhet të studiosh vërtet shumë , duhet të jesh shumë e shkëlqyer që nesër vërtet të gjesh vetveten sepse konkurrenca është e jashtëzakonshme.

Por unë do t’ju ftoja për të parë edhe shumë degë të tjera të cilat vendi ka nevojë, për të cilat ekonomia e vendit në të ardhmen ka shumë nevojë, për të cilat biznesi vendas dhe investitorët e huaj si punëofrues kanë shumë kërkesa dhe shumë nevoja, dhe në këtë drejtim ne duhet të shohim dhe gjithë reformimin e arsimit tonë që ai të jetë vërtet një edukim për të garantuar një punësim të denjë në të ardhmen dhe të mos vazhdojë të jetë për një pjesë të madhe të të rinjve, siç është edhe sot, një zhgënjim për mosrealizimin e dëshirave dhe të ëndrrave të tyre.

Natyrisht nuk ka të bëjë vetëm profesioni apo dega, ka të bëjë në një masë të konsiderueshme edhe një fiktivitet që kemi patur gjatë viteve të fundit në zhvillimin e arsimit të lartë, ku si një student i shkëlqyer i cili ka studiuar, ka arritur rezultate të larta, por edhe një tjetër që nuk e ka marrë shumë mundimin për të studiuar kanë diploma dhe pretendohet për t’u vlerësuar njësoj, gjë që është mjaft e gabuar dhe besoj se reforma që është zhvilluar dhe që po zhvillohet në fushën e arsimit të lartë do të japë zgjidhjet e duhura për të ardhmen.

Kam ndjekur karrierën tuaj me vëmendje dhe që në fillimet tuaja ju jeni sulmuar shumë, që nga historia e Poliçanit ku shumica prej nesh nuk kishin lindur dhe deri në ditët e sotme ku ju vazhdoni që të sulmoheni shumë politikisht. A ia ka vlejtur gjithë kjo apo jeni penduar? Çfarë këshille i jepni ju të rinjve që të ecë përpara për të vazhduar një karrierë në politikë?

Ta fillojmë me ato shprehjet popullore që “Pema me kokrra goditet” kjo nuk shkon. Por politika është pjesë e jetës dhe vetë jeta është një luftë dhe një sakrificë e vazhdueshme dhe natyrisht që politika është si puna e maratonës, është një garë e gjatë me sfida , me vështirësi, kërkon jo vetëm vrull, por mbi të gjitha kërkon rezistencë, kërkon qëndrueshmëri dhe të gjitha sfidat dhe përplasjet mendoj se i shërbejnë kalitjes së një politikani për të përballuar sfidat dhe rritjes së aftësive të tij për të shkuar drejt sfidave edhe më të mëdha dhe për të përballuar ato me sukses.

Nuk mendoj se një student që del me të gjitha 10-ta, një maturant mund ta realizojë këtë gjë duke luajtur futboll gjithë ditën, duke shkuar në kinema gjithë ditën. Patjetër që duhet të punojë, duhet të zgjohet edhe herët, duhet të flejë edhe vonë, duhet të mërzite edhe kur merr jo notën maksimale që të shkojë drejt asaj më të mirës. Pra, kudo, në çdo fushë, secili që ka synime sa më të larta, duhet edhe të paguajë një çmim sa më të madh apo jo?!
Ju jeni një njeri i suksesshëm. Sa mundësi kam dhe unë që të bëhem e suksesshme si ju, jo vetëm në politikë, por në çfarëdolloj profesioni?

Së pari ju jeni më e suksesshme se unë sepse unë jam bërë kryeministër 30 vjeç, ju jeni bërë 17 vjeç. Unë besoj se vetë zgjedhja që ju kanë bërë në shkollën tuaj, në një gjimnaz me shumë emër në tiranë, “Qemal Stafa”, patjetër që tregon se ju jeni atje se jeni e suksesshme.

Unë shpresoj që të jeni e
suksesshme akoma më shumë në të ardhmen me këta parametrat e rinj që kanë dalë për kryeministër të Shqipërisë, ju jeni në rrugë të mbarë sepse po shkoni drejt lartësisë së Edi Ramës.

Kështu që vazhdoni edhe jam i bindur që përmes dijeve dhe përmes kulturës që ju fitoni dhe përmes angazhimit politik do të shkoni shumë larg.

Ajzenauer thoshte që “Jetojmë të gjithë nën të njëjtin qiell, por nuk shohim të gjithë të njëjtin horizont”.

Pra disa shohin më larg. Juve edhe për shkak të aftësive që unë thashë më parë, keni mundësinë që të shikoni edhe më larg.

Bashkë me prindërit e mi kemi mendimin që shkollimi dhe jeta ime duhet të bëhet jashtë Shqipërisë. Kjo vjen si pasojë e shumë e mungesave që kanë shkollat dhe universitet shqiptare. Pyetja ime qëndron. Cilat janë arsyet që ju më jepni që unë të vazhdoj studimin tim në Shqipëri dhe pse jo edhe jetën time?
Kjo është një dilemë tjetër. Pra dilema për të rinjtë e moshës suaj që të studiojnë në këtë vend apo që të studiojnë edhe jashtë vendit. Unë personalisht i përkrah të dyja opsionet, edhe sipas mundësive, kuptohet. Por jam i bindur që në formimin e një të riu, sidomos në kushtet e sotme, pra në kushtet e këtij informacioni pakufi, të këtij globalizimi të jashtëzakonshëm ku gjithçka zhvillohet në kohë reale, ku çdo informacion e gjen menjëherë për gjithçka që ju keni interes.

Pra është një situatë krejt tjetër nga ajo e gjeneratës që unë i takoj, e cila shkollën e mesme dhe një pjesë të universiteteve e bëri para viteve ’90.

Por unë jam i bindur që në çdo rast, absolutisht vlera e arsimimit, e edukimit ka të bëjë me vetë personalitetin e të riut apo e të resë, dhe natyrisht që ne kemi shumë të rinj dhe të reja që kanë studiuar jashtë gjatë kësaj kohe dhe të cilët janë vërtet një aset shumë i çmuar.

Por kemi dhe shumë të tjerë që kanë studiuar në vend dhe që gjithashtu kanë një personalitet shumë të fuqishëm dhe janë plot dije dhe aftësi dhe imponohen në detyrat e tyre, në punën e tyre, ashtu sikurse për fat të keq kemi edhe nga ata të cilët kanë studiuar jashtë, kanë nxitur dhe familjet e tyre të sakrifikojnë dhe nuk kanë arritur ato rezultate të cilat do t’ia vlenin.

Pra ato sakrificë që kanë bërë familjet e tyre. Sikurse kemi raste nga më të ndryshmet.

Unë kam patur kënaqësinë që të shkoj në shumë vende, edhe në Evropën Lindore, edhe në Evropën Perëndimore t’i takoj studentët shqiptarë dhe shohim që ka ende një kërkesë të madhe dhe një presion për të bërë studimet jashtë për arsye të mosbesimit të sistemit universitar në vendin tonë dhe të faktit që shohim apo kemi vënë re deri tani që edhe një student që mbaron mirë, por edhe një student i cili thjesht ka marrë një diplomë, mund të barazohen në mënyrë të padrejtë dhe kjo gjithmonë ka bërë që dhe të rinjtë vetë, por dhe familjet e tyre të tentojnë për t’i arsimuar jashtë.

Arsimim i tyre jashtë është një kontribut i rëndësishëm për zhvillimin e vendit, padyshim, por absolutizimi mendoj se është gjithmonë i gabuar dhe unë jam i bindur se në rast se ju këtë dilemë ende nuk e keni zgjidhur, jam i bindur që e ardhmja e juaj kudo që ju studioni, në shoqëri apo jashtë, shpesh herë këto dhe nuk mund të ndahen sepse mund të kryeni këtu studimet e larta, mund të bëni një Master më pas, apo anasjelltas e kështu me radhë, e ardhmja juaj jam i bindur se është në Shqipëri dhe do të jetë në Shqipëri dhe ky është angazhimi ynë dhe do të jetë edhe angazhimi i juaj sepse sido që jetë, Shqipëria jo vetëm që është vendi ynë, por është një vend i mrekullueshëm,me resurse të jashtëzakonshme dhe mendoj që resursi më i rëndësishëm që ne kemi është gjenerata e juaj, e cila jo vetëm që s’duhet ta humbasë besimin tek e ardhmja e vendit, por absolutisht duhet ta rrënjosë sa më fort besimin se i takon asaj të drejtojë vendin dhe këtë do ta bëjë përmes pjesëmarrjes dhe organizimit të saj sa më të ndërgjegjshëm.

Shumë të huaj preferojnë të kenë eksperienca apo të angazhoheni në punë vullnetare siç ndodh në shumë vende të Bashkimit Evropian. Këto eksperienca duhet të njihen edhe si kredite për shkollat e larta. A nuk mendoni edhe ju që duhet ta kemi edhe ne këtë mundësi?

Patjetër, unë besoj se është shumë i rëndësishëm dhe formimi social, rritja e përgjegjësive sociale e të rinjve dhe të rejave, prandaj jo rastësisht dhe në shumë universitete, sidomos në universitet jashtë vendit, i jepet prioritet një të riu ose një të reje që ka një eksperiencë të tillë më parë në jetën e tij prandaj edhe do ta përshëndesja dhe do ta promovoja fort.

Edhe ne e promovojmë edhe si LSI, por jam i bindur se do ta bëjmë më mirë edhe si qeveri edhe si shtet, pjesëmarrjen e të rinjve për të krijuar sa më shumë eksperienca të një pune vullnetare, sidomos në ndihmë të njerëzve, të cilët janë në nevojë, sepse kjo rrit përgjegjësitë e tyre sociale, kjo i humanizon ata dhe kjo ndikon për një shoqëri shumë më humane se sa ajo që kemi sot.

Rritja e të rinjve me këtë ndjenjë përgjegjësie, me këtë pjesëmarrje sociale, me këtë shpirt komuniteti, është garancia më e mirë se Shqipëria nesër do të jetë një vend më i drejtë do të jetë një vend më i ndjeshëm dhe do të jetë një Shqipëri më sociale.

Kam një pyetje për punësimin, pasi kam naviguar në internet dhe kam parë se rreth 31% e të rinjve shqiptarë janë pa punë. Sipas jush, çfarë masash duhen marrë për pa
randalimin e këtij fenomeni?

Sigurisht që papunësia dhe punësimi mbeten dy çështjet kryesore, duket ndonjëherë sikur janë e njëjta gjë. Unë besoj se vendimtare mbetet një strategji zhvillimi, që garanton një rritje më të qëndrueshme dhe më të lartë ekonomike, rritja ekonomike aktuale është ende e pamjaftueshme për të luftuar në një mënyrë me efektive papunësinë dhe për të rritur punësimin.

Prandaj edhe unë besoj se përqendrimi edhe në ato degë të ekonomisë, që sjellin një rritje më të lartë ekonomike, është vendimtar. Jo rastësisht përmenda problemin e zhvillimit të bujqësisë me ritme më të larta, sepse zë një peshë të madhe në ekonominë tonë kombëtare. Por jo vetëm kaq, sepse kemi një deficit të madh përsa i takon prodhimit në fushën e bujqësisë dhe të ushqimit, kemi një raport ende mjaft të disfavorshëm midis importit dhe eksportit në këtë fushë gjë që ndikon negativisht për të gjithë zhvillimin e ekonomisë sonë kombëtare.

Ashtu sikurse do të shprehesha me mjaft pretendime për një strategji më efektive për zhvillimin e turizmit në vend, sepse përpiqemi dhe të flasim për zhvillimin e turizmit prej gati 25 vitesh duke iu referuar bukurive përrallore që ka vendi ynë, jo vetëm bukurive natyrore, por edhe trashëgimisë kulturore dhe historike.

Por në fakt shohim që ndikimi i turizmit në rritjen ekonomike është ende i pamjaftueshëm për të mos thënë i papërfillshëm dhe pothuajse më shumë se sa fitojmë nga turizmi ne humbasim, sepse të ardhurat apo shpenzimet për turizmin e shqiptarëve jashtë ndonjëherë janë më të mëdha se sa të ardhurat, që ne realizojmë nga turizmi brenda vendit.

Përmenda këto dy degë për të mos përmendur edhe shumë degë të tjera. Këto kanë të bëjnë me investimet, kanë të bëjnë me lehtësitë, që i duhen dhënë këtyre sektorëve për t’u zhvilluar që të kenë mundësi të konkurrojnë në mënyrë më efektive, sidomos me vendet fqinje dhe me vendet e rajonit tonë, por të mos harrojmë se këto kanë të bëjnë edhe me edukimin, kanë të bëjnë edhe me arsimimin. Është krijuar një boshllëk i jashtëzakonshëm në vend, kemi shumë pak shkolla profesionale të profilit bujqësorë, agrar, agropërpunues gjë që duhet parë me prioritet për të ardhmen. Për fat të mirë është rikthyer interesi për Universitetin Bujqësor të Tiranës apo të Kamzës që quhet ndryshe, që ka qenë model dikur dhe që po ribëhet një model dhe një qendër shumë e fuqishme, por këtu bëhet fjala për një sistem të tërë që duhet të funksionojë në të gjithë vendin, sepse nuk mund të zhvillohet edhe një fermë e vogël pa patur dijet bazike për zhvillimin e saj.

Edhe turizmi nuk kërkon vetëm dëshirë, por kërkon edhe standarde kërkon shërbim, kërkon edukim, kërkon praktikë dhe natyrisht që kur flasim për një strategji më efektive të rritjes ekonomike të vendit dhe për t’i dhënë përparësi disa sektorëve të tillë, padyshim që flasim për një rivlerësim edhe të edukimit dhe të arsimit në këto fusha. Ndërkohë që, ju mund ta keni dëgjuar shpesh që kemi folur për biznesin fason, për manifakturën, kemi dëgjuar fjalë të mira që jemi kujdesur për këtë biznes, por kemi dëgjuar edhe kritika. Dhe një nga kritikat është për shembull, që këto janë punë të vështira dhe punë e vështirë është padyshim të punosh 8-9 orë në procese delikate te makinat qepëse e kështu me radhë, por padyshim mos kujtoni se ne nuk do të donim të zhvillohej shumë më tepër “high-tech”-u në vendin tonë, por kjo kërkon kohën e saj.

Kërkon që sistemi arsimor të prodhojë të rinj dhe të reja shumë më tepër të diplomuar në këto fusha të cilat për fat të keq, edhe pse janë shumë të kërkuara, edhe pse janë më të kohës, ende nuk janë më të preferuarat në mënyrë më masive nga të rinjtë dhe nga të rejat, për arsye se edhe shumë shkenca në këto fusha nuk janë më të dashurat. Më i dashur mbetet juridiku dhe shumë fusha të përafërta me të.
Kohët e fundit janë bërë diskutime për rritjen e tarifave të biletave të urbanëve, gjë që ndikon në mënyrë direkte edhe te gjimnazistët. Si e shini ju këtë rritje të shpenzimeve tona për të vajtur në shkollë?

Karta e studentit, që përfshin edhe nxënësit e shkollave të mesme, ka qenë edhe një premtim i pambajtur për fat të keq. Duhet të mbahet dhe unë shpresoj që kjo të jetë në qendër të angazhimit të kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit.

Kjo ka qenë dhe mbetet në qendër të angazhimit të LSI-së dhe të përfaqësuesve tanë edhe në këshillin bashkiak, por ka qenë e pamundur për t’u realizuar deri tani. Shpresojmë që të realizohet në të ardhmen, sepse kur bëhet fjalë për të mbështetur dhe favorizuar disa shtresa, padyshim në radhë të parë këtu kemi të bëjmë me nxënësit, kemi të bëjmë me studentët, të cilët mundësinë e transportit duhet ta kenë si një mundësi të mbështetur, të favorizuar nga ana e bashkisë në radhë të parë ku ata zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Ne si parti politike kemi sloganin “të ecim më shpejt”. Ju z. Meta si e shikoni Shqipërinë në këto vitet e fundit?
Ecja më shpejt e Shqipërisë varet nga pjesëmarrja juaj në politikë, pra kur flas nga pjesëmarrja juaj, jo thjesht e ju të rejave dhe të rinjve që jeni këtu, sepse pjesëmarrja juaj është një dëshmi e këtij vullneti, por e të rinjve në përgjithësi.

Jam i bindur që një pjesëmarrje më e madhe të rinjve jo vetëm në LSI, por edhe në të gjithë forcat e tjera politike, është një presion pozitiv për të ecur më shpejt, për të kërkuar më shumë nga politika, nga vendimmarrja, për rritur llogaridhënien e të gjithë ne politikanëve, e qeveritarëve, e bashkiakëve e kështu me radhë e të gjithë përfaqësuesve që duhet të zgjidhin problemet e vendit dhe problemet e rinisë.

Por pjesëmarrja e juaj është njëkohësisht dhe vullneti për të drejtuar i të rinjve, dhe natyrisht që kjo e theksoj edhe një herë është një pjes
ëmarrje që duhet të vijë përmes dijes, përmes aftësive, përmes ideve të cilat juve nuk ju mungojnë.

Duke qenë se jam pjesë e LRI-së, pyetja ime konsiston se kush më jep mua siguri që në të ardhmen të vazhdojë në politikë duke parë se çfarë bëhet në politikë sidomos në kohët e sotshme?

Ju keni shumë viti 2 dhe na duhet edhe një herë tjetër që të ulet mosha e votimit që të shkojë 16 vjeç apo jo. Por meqenëse kjo vështir të ndodhi deri në 21 qershor, shpresojmë për 2017 të realizohet sepse jam i bindur që fakti që kemi kaq shuam të rinj jo vetëm maturant, por edhe vite të parë dhe vite të dytë që janë aktiv dhe është pozitive, do të thotë që ata duhet të kenë mundësinë që të shprehen edhe me votë për të zgjedhurit e tyre si në pushtetin vendor ashtu edhe në pushtetin qendror.

Kjo është një çështje tjetër. Unë besoj se sigurinë më të madhe për të ardhmen do ta japi pikërisht pjesëmarrja dhe angazhimi i juaj dhe i gjithë shoqeve dhe shokëve tuaj në jetën social dhe në jetën politike. Duke qenë së bashku ju jeni shumë më të fortë dhe jeni një faktor i garancisë për sigurinë që unë kërkoj. sepse duke qenë të fortë. do të dëgjoheni, do të respektoheni dhe padyshim që do të jeni në gjendje të mbroni të drejtat tuaja, jo thjesht ti kërkoni ato.

Pyetja ime është pak ndryshe nga të tjerat, në marrëdhëniet që keni ju me fëmijët tuaj. Cilat janë këto marrëdhënie, a tregoheni ju tolerant me ta se edhe ata kanë moshën tonë, janë adoleshent?

Padyshim që përpiqem të gjej sa më shumë kohë për të kaluar me ta. Natyrisht që jam tolerant, por jam edhe kërkues. Kjo natyrisht varet edhe nga vetë fëmijët. Toleranca është gjithmonë relative, megjithatë është e rëndësishme që ata të kërkojnë sa më shumë nga vetja.

Kjo është padyshim besoj e rëndësishme që çdo njeri të kërkojë sa më shumë nga vetja sepse sigurisht kërkesat dhe pritshmëritë tona janë gjithmonë shumë të mëdha. Ajo që nuk toleroj është gënjeshtra dhe mashtrimi këtë e kam, dhe për fat mirë nuk më kanë zhgënjyer deri tani. Tek nota edhe toleroj sepse kuptohet që edhe 9 është shoqe e 10-ës.

Pyetja e parë është në qytetin e Kukësit janë dy probleme që janë shumë kryesore dhe që janë shumë të rëndësishme. E para është fatura e dritave afrove me një çmim rreth 8 mijë lek të reja dhe shumica e familjeve marrin një pagë rreth 3500 lekë prej asistencës sociale që ju jepet. A mos është kjo kontradiktë nga qeveria duke i dhënë këtë sasi të parave dhe pastaj të japin këtë faturë të energjisë?
Së pari do të ndaj një shqetësim edhe me ju sepse meqë e përmendët edhe Kukësin dëgjojmë edhe një statistikë edhe nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë ku ishte rritur numri azil kërkuesve nga Kosova etj dhe nga Shqipëria dhe mesa jam unë në dijeni ka dhe një shqetësim përsa i takon Kukësit por edhe disa rretheve të tjera ku kohë e fundit është nxitur përmes formave të ndryshme largimi kryesisht drejt Gjermanisë.

Sipas mendimit tim, bëhet nga grupe trafikantësh, jo vetëm shqiptar por edhe të vendeve të tjera të rajonit me idenë se duke ikur në Gjermani do ti pranojnë nëpër kampe dhe do të kenë mundësi edhe për punë apo për shkollë, për të çuar fëmijët nëpër shkolla, gjë që është tërësisht e pavërtetë.

Dhe do tju thosha dhe juve dhe të gjithë afërme të tuaj dhe kushdo që ka mundësi ta dëgjoj këtë mesazh, të mos bien viktimë e një mashtrimi të tillë pasi absolutisht të gjithë do të kthehen dhe jo vetëm që do të kthehen këtu sepse Gjermania dhe vendet e tjera të sistemit të Shengenit nuk i pranojnë, por do të kthehen të humbur sepse për të vajtur në Gjermani detyrohen të hyjnë në borxh, detyrohen të shesin diku edhe lopët edhe bagëtitë nëpër fshatrat e Kukësit mesa kam dëgjuar, me idenë se po bëjnë një investim për të ardhmen dhe më pas do të kthehen përsëri, por do të kthehen edhe më të varfët se sa ikin. Dhe nuk është kjo kurrsesi rruga e zgjidhjes së këtyre problemeve të cilat janë serioze, janë të mprehta.

Unë më parë kam shprehur keqardhjen vërtet që është bërë një investim shumë i madh siç është rruga që lidh Shqipërinë me Kosovën ku qyteti i Kukësit duhet të ishte përfituesi më i madh në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe social, dhe për fat të keq kemi vënë re se pothuajse nuk është hapur asnjë ven i ri pune dhe pse distanca e Kukësit me Tiranën është shkurtuar disa herë.

Pra thjeshtë kjo ka shërbyer që të shkurtohet distanca fizike por jo të rriten kapacitetet e këtij qyteti dhe këtij rrethi për zhvillim.

Meqenëse jemi në prag të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, unë shpresoj që kjo të jetë një temë e rëndësishme debati midis kandidatëve të ndryshëm, se si ata do të bëjnë të mundur të vënë në zhvillim resurset e Kukësit që janë të shumta për të krijuar vende të reja pune sepse detyra e kryetarëve të Bashkisë, mendoj dhe funksionit të tyre dhe me ndarjen e re administrative territoriale ndryshon shumë nga deri tani ku mundësitë e tyre ishin relativisht të kufizuara.

Zgjerimi i këtyre bashkive që është bërë synon pikërisht ti japi mundësi pushtetit vendor, ti japi mundësi kryetarëve të bashkive që të ndërtojnë politika zhvillimore, afatgjata për zonën, pra jo thjeshtë të merren me pastrimin e rrugës dhe kanaleve, me tenderat e pastrimit të infrastrukturës apo me ndarjen e ndihmës ekonomik, por të kenë mundësi që të bëjnë politika të tilla zhvillimi, që të sjellin mundësinë e vënies në lëvizje të resurseve të zonës dhe padyshim dhe të punësimit.

Dhe unë besoj dhe shpresoj që gjërat do të ndryshojnë shumë shpe
jtë duke punuar të gjithë sëbashku.

Duke qenë se ne jemi në prag të zgjedhjeve vendore dhe shumë qytetar janë në protestë për betonizimin e zonës së liqeni.

Cili është këndvështrimi juaj për këtë çështje?
Meta: Të jeni të sigurt se qëndrimi im dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim është gjithmonë në interes të qytetarëve, është gjithmonë në interes të hapësirave të gjelbërta dhe të blerta, të parqeve sportive, të këndit të lojërave për fëmijët, më shumë për tu çlodhur me absolutisht që vetëm që nuk duhet të humbin këtë hapësirë të gjelbërt që ku jemi, por duhet të zhvillojmë dhe duhet të rikuperojmë shumë hapësira të dëmtuara deri tani.

Është një mundësi e shkëlqyer meqenëse Bashkia e Tiranës zgjerohet për të sjellë një vizion tjetër ndryshe nga deri tani për të ardhmen e kryeqytetit kështu që unë jam i bindur, dhe ju do të jeni gjithmonë në krahun e qytetarëve, të të rinjve, të të rejave dhe të moshuarve të Tiranës.
Duke patur parasysh që nuk mund të gjeja dot një pyetje, doja të ndaja një mendim timin.

A që do të thosha është se para disa ditësh ju thatë një deklaratë ku shkonit me mendimin që në parlament të kishim një përfaqësim prej 50% të gjinisë femërore. A nuk mendoni dhe ju që kjo nuk është diçka e mundur dhe ndoshta është një sfidë shumë e madhe për tu arrirë ashtu siç pashë edhe shumë vajza që ju pyetën pak më parë, thanë që ne kemi pak të pamundur dhe e shohim një sfidë ndoshta që nuk arrihet. Si e shihni ju në këtë këndvështrim idenë e të arriturit 50% të përfaqësimit në Parlament?
Së pari kjo është një sfidë e arritur në kuptimin ligjor sepse forcat politike do të jenë të detyruara të garantojnë këtë përfaqësim të barabartë në listat për këshillin bashkiak. Mendoj se sfida që kemi ne të gjithë sëbashku sidomos vajzat edhe gratë kudo, është që realizojmë një përfaqësim sa më cilësor të këtij 50% në mënyrë që të gjithë atyre burrave dhe kryetarëve që shprehën skepticizmin e tyre, t’u bëjmë të mundur në të ardhmen që tu garantojmë atyre kuota që të jenë të mbrojtur që të mos dalin fare nga parlamenti.
Mendoj se pyetjet tona tashmë janë konsumuar dhe shpresoj dhe besoj se të gjitha mendimet tona kanë vlejtur dhe siç e thash dhe në fillim, shpresoj që të bëhen pjesë e axhendës tuaj politik dhe nuk e di nëse ju do të kishit dhe një mesazh të fundit për ne.

Unë shpresoj që të jem pjesë e axhendës tuaj politik dhe do të bëj çdo gjë që ta meritoj që të jem pjesë e axhendës tuaj.

Ishte kënaqësi për mua, ju uroj mbarësi dhe suksese të gjithë maturantëve, urimet më të veçanta dhe çfarë tu dojë zemra për të ardhmen.

Për 16-vjeçarët shpresojmë sa më shpejtë të bëhet ndryshimi për të pasur ata të drejtën për të votuar dhe besoj se nuk do të jetë e largët dita kur do të ulet mosha për të patur të drejtën për të zgjedhur në vendin tonë sepse këtë gjë e kanë bërë edhe vende më të zhvilluara por edhe vende të cilat nuk kanë të rini dhe këtë moshë të re që ka ende vendi ynë që është një aset i çmuar për të ardhmen tonë dhe suksese në shkollë, mos harroni!.