28 Apr Monika Kryemadhi : Të ecim më shpejt për një jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, ka marrë pjesë sot në Aktivin e Lëvizjes Rinore për Integrim në Rrethin e Matit, një takim entuziast ku merrnin pjesë qindra të rinj.
Në fjalën e saj znj. Kryemadhi deklaroi se të gjithë më 23 qershor duhet të votojnë LSI-së sepse kjo votë është një kontribut për të ecur më shpejt drejt një jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët. Duke vlerësuar kandidatin për deputet të LSI-së në Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, znj Kryemadhi tha se matjanët dhe dibranët kanë nevojë për një njeri që të ngrejë gjithmonë zërin për problemet e përditshme të tyre. “Për ne në Tiranë është shumë e thjesht të bësh politike për ta bësh këtë në vende si Burreli, Peshkopia, Bulqiza apo edhe nëpër komuna është shumë e vështirë për shumë arsye, për vetë situatën, për vetë ambientin, për vetë agresivitetin e politikës. Mendjeshkurtësia e disa njerëzve që mendojnë që pushtetin e kanë të përjetshëm bën që për ju të jetë shumë e vështirë dhe unë për këtë dua t’ju falënderoj të gjithëve nga zemra sepse ju jeni heronjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.