Ilir Meta uron Kryeministrin e ri të Italisë, z. Enrico Letta

Ilir Meta uron Kryeministrin e ri të Italisë, z. Enrico Letta

ilirmeta108022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta i dërgoi sot një letër urimi Kryeministrit të ri të Italisë, z. Enrico Letta, për marrjen e detyrës së re dhe për formimin e qeverisë italiane.

“Emërimi juaj është dëshmi e përgjegjësive të mëdha që ju janë besuar nga forcat politike, ndërkohë që votëbesimi i parlamentit na jep shpresë se do të keni mundësi të përballeni me sfidat madhore që keni përpara, jo vetëm në të mirë të Italisë, por për mirëqenien e të gjithë Evropës”, u shpreh z. Meta.

Z. Meta shprehu gjithashtu besimin në kapacitetet e pakundërshtueshme, aftësitë dhe eksperiencën e gjerë të z. Letta në gjenerimin e rritjes ekonomike dhe stimulimin e punësimit, veçanërisht për të rinjtë italianë.

Gjithashtu, z. Meta shtoi: “ndjehemi krenarë për partneritetin strategjik që kemi arritur mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe ju siguroj se pas zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit, ky partneritet i veçantë do të vazhdojë të zgjerohet në të gjitha fushat, ndërkohë që kemi besim në mbështetjen e fortë historike të qeverisë italiane në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë”.